Video e arrestimit/ Reklamë e shëmtuar e policisë, në shkelje të plotë të të drejtave të njeriut
Një i ri 29 vjeçar nga Tirana, me inicialet K.T, u arrestua pasi sipas policisë tentoi t’i jepte rryshfet një polici të qarkullimit rrugor. Ngjarja ndodhi në afërsi të rrugës Elbasan – Tiranë. I riu u ndalua pasi qarkullonte me makinë me xhama të zinj dhe mbi të rëndojnw akuzat pwr korrupsion.
Deri këtu gjithçka është në rregull. Ajo që është skandaloze në këtë lajm është se policia ka xhiruar një video të ngjarjes, të cilën më pas ia ka shpërndarë gazetarëve. Në videon e xhiruar nga një punonjës policie tregohet i riu i cili ndërkohë që prangoset, mohon akuzën për korrupsion.
Në këtë rast veç shfaqjes së shëmtuar që na dhuron policia e shtetit, duke shpërndarë pamjet e arrestimit si një “reklamë për punën e saj të shkëlqyer”, kemi të bëjmë me një skandal të paprecedent të shkeljes së të drejtave të njeriut. Policia mer rolin e prokurorit, gjykatësit dhe policit në këtë rast, duke e marrë të mirëqënë se akuza e tyre do të provohet. Ndërkohë që në video nuk shfaqen në asnjë çast prova se personi u ka dhënë vërtet rryshfet punonjësve të policisë.
Pyetja që shtrohet në këtë rast është: Po nëse qytetari rezulton i pafajshëm në fund të hetimit, kush do të mbajë përgjegjësi për cënimin e nderit dhe dinjitetit të tij?
/L.K.
VIDEO E MOMENTIT TE ARRESTIMIT