Video/ Refugjatët e bllokuar në kamp përleshen me policinë maqedonase
Rreth 8, 500 emigranë janë të bllokuar në kufirin Greqi – Maqedoni, në një kamp që ka kapacitet vetëm për 1, 500 persona, raporton Radio Evropa e Lirë. Pika kufitare Idomeni është mbyllur pas protestave të se hënës nga emigrantët të cilët janë përpjekur të kalojnë kufirin.
Disa prej emigrantëve po qendrojnë në këtë kam për më shumë se një javë, ndërsa qeveria maqedonase lejon të kalojnë vetëm refugjatët nga Siria dhe Iraku. Ndërsa refugjatët afganë nuk lejohen të kalojnë që prej javës së kaluar.
VIDEO: Gjendja e kampit ku strehoen refugjatët
Refugjatët shkatërojnë gardhin me gjemba dhe përleshen me policinë, disa arrijnë të kalojnë në Maqedoni.
Mëngjesin e sotëm, një grup refugjatësh përdorën mjete rrethanore për të sulmuar gardhin me tela me gjemba dhe efektivisht ia dolën të shkatërrojnë një pjesë të tij pasi u përleshën me policinë.
Policia maqedonase arriti ta kontrollojë grupin e protestuesve dhe filloi menjëherë nga puna për ta rindërtuar pjesën e gardhit të shembur. Nuk është e qartë se sa prej migrantëve arritën të kalojnë në Maqedoni përmes gardhit të çarë.
- Refugjatë dhe migrantë po përpiqen të shkatërrojnë një portë në gardhin që tashmë ndan Greqinë nga Maqedonia në fshatin Idomeni në Greqi më 29 shkurt 2016. (AP Photo/Petros Giannakouris) BIRN
- Refugjatë dhe migrantë po përpiqen të shkatërrojnë gardhin mes Greqisë dhe Maqedonisë nga ana greke e kufirit ndërsa policia maqedonase është në gadishmëri pranë fshatit Idomeni më 29 shkurt 2016. Nuk pati raportime për të plagosur. (AP Photo/Giannis Papanikos)
- Refugjatët arrijnë të shkatërrojnë një pjesë të gardhit me tela me gjemba dhe po hedhin gurë ndaj policisë maqedonase nga ana greke e kufirit ndërsa maqedonasit iu përgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës. (AP Photo/Boris Grdanoski)
- Refugjatë dhe migrantë të bllokuar në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë po përballen me policinë maqedonase ndërsa përpiqen të çajnë gardhin me tela me gjemba në Gevgelija më 29 shkurt 2016. (AP Photo/Boris Grdanoski)
/l.k./
Burim: /REL /BIRN