Vucic sulmohet me gurë në Srebrenicë (VIDEO + FOTO)
Rreth orës 12:50 në Potocari kur po mbahej 20 vjetori i masakrës së Srebrenicës, është sulmuar kryeministri serb Aleksander Vuçic, raportojnë mediat lokale.
Vuçiç ishte duke lëshuar lule në një pllakë përkujtimore kur u sulmua me gurë nga turma e njerëzve që ishte prezente, raporton zeri.info.
Ndërhyrja ka qenë e shpejtë, duke e mbrojtur atë dhe duke e shoqëruar.
Kryeministri serb u dërgua në makinë, por sulmi nuk mund të shmangej për shkak të kontaktit të ngushtë në mesin e njerëzve të cilët rrethuan rrugës.
Nuk raportohet për të lënduar, shkruan Telegrafi serb.
Prania e kryeministrit serb në këtë ceremoni nuk ishte pritur mirë që nga momenti kur ai mbërriti në Serbrenicë.
Vuçiç u prit edhe me fishkëllima në momentin kur u afrua në vendin ku po bëhej nderimi i viktimave të gjenocidit në Bosnje.
Blic njofton se delegacioni serb është nisur me urgjencë për në Beograd.
http://https://www.youtube.com/watch?v=iZ6phBSDvVg