Në Shqipëri në orën 15:00 të 11 janarit në mjediset e stadiumit “Air Albania” nisi vaksinimi kundër koronavirusit.
Shefja e Repartit të Sëmundjeve Infektive në QSUT, Najada Çomo ishte personi i parë që u vaksinua në vendin tonë, e pasuar nga kreu i qeverisë Edi Rama.
975 dozat e para të vaksinës anti-Covid-19 kanë mbërritur në vendin tonë, ndërsa gjatë ditës së parë janë kryer 50 vaksina.
Në një konferencë të gjatë në mesditë, kreu i qeverisë në një akt të paprecedentë nuk tregoj shtetin i cili kishte sjellë vaksinat në vendin tonë, pasi marrëveshja që qeveria shqiptare ka lidhur me prodhuesit e vaksinës ende nuk është implementuar.
Pas Ramës u vaksinuan edhe 48 mjekë e infermierë të infektivit.
Pas misterit për vendin që e ndihmoj Shqipërinë, një episode tjetër ra në sy në konferencën e zotit.Rama, një sulm frontal ndaj Bashkimit Europian.
Sulmi ndaj BE-së, ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare.
“Ansa” i referohet Ramës duke thënë se ai nuk zbuloi shtetin që ishte treguar bujar me Shqipërinë në një kohë që vendet e BE u “sollën në mënyrë të pakuptueshme praktikisht si edhe logjikisht me shtetet e Ballkanit Perëndimor”.
Ramës i referohete dhe France24, e cila gjithashtu mban theksin tek qejfmbetja e kreut të qeverisë shqiptare me BE-në.
“Vendet e BE nisen shpërndarjen që më datë 27 dhjetor dhe mund t’i kishin dhënë disa doza shteteve të Ballkanit Perëndimor për të vaksinuar ata që përballen në vijën e parë të frontit me koronavirusin, por nuk e bënë”, i referohet France24 Ramës.
Ndërkohë, Washington Post thekson Ramën teksa shprehet se “nuk duhej menduar si vendet e BE, sepse Shqipëria nuk ishte vetëm”./ HistoriaIme