Nga Lorjana Asllani
Sapo dal nga shtëpia, në rrugicën e lagjes një fëmijë këmbëzbathur më kërkon ti fal ndonjë lek. Para syve të tij dorëzohem. I vendos në dorën e vogël, të shtrirë drejt meje disa të holla.
Nga Lorjana Asllani
Sapo dal nga shtëpia, në rrugicën e lagjes një fëmijë këmbëzbathur më kërkon ti fal ndonjë lek. Para syve të tij dorëzohem. I vendos në dorën e vogël, të shtrirë drejt meje disa të holla.
Diskriminim nga punëdhënësit për shkak të moshës, të bindjeve politike, kërkesë për favore seksuale, kjo është ajo që kanë dëshmuar të rinjtë e anketuar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni dhe Mali i Zi. Janë mbi 10 mijë persona të intervistuar nga HeadHunter dhe instituti Eunacal, të cilët kanë publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, raportin e studimit online. Pyetësori ka pasur gjithsej 70 pyetje dhe përpiqet që të hetojë punësimin në të gjitha dimensionet e tij. Një e dhënë që nuk mund të gjendet në statistikat zyrtare, është ndikimi i bindjeve politike, që sipas të anketuarve kanë rëndësi në 47% të rasteve për të filluar një punë. Po ashtu, 40% e të anketuarve kanë vetëdeklaruar se janë ndier të diskriminuar kur janë marrë në intervistë për një vend pune, për shkak të vendlindjes, theksit apo dialektit, si edhe besimit fetar. Diskriminimi vjen në 2 forma, në institucionet publike dhe kompanitë private: Gjinia është një nga prirjet e diskriminimit në kompanitë private.
Për shembull drejtuesit e kompanive mendojnë se femrat nuk janë të afta për një profesion të caktuar. Në institucionet shtetërore vazhdon diskriminimi politik.Sipas të dhënave, në kërkim të një pune në Kosovë janë 55.3 për qind, në Shqipëri 35 për qind, kurse 40.3 për qind në Bosnjë e Hercegovinë. Studimi konkludon se 21% e shqiptarëve punojnë pa kontrata pune, përkundrejt 10% në Maqedoni. Situata është ndryshe në Kosovë, ku rreth 15% e të intervistuarve atje janë pa kontrata pune. Por ndërsa në Shqipëri një personi i duhet mesatarisht 7.3 muaj për të gjetur një punë, në Maqedoni i duhen 18.1 muaj. Lidhur me profesionet, të rinjtë janë përgjigjur se, më të kërkuar janë inxhinieria elektrike dhe informatike, ku periudha e papunësisë varion nga 1.8 -2.3 muaj, ndërsa 5 profesionet më të vështira për të gjetur punë janë veterinaria, infermieria, farmaceutika, gjuhë-letërsia dhe juridiku, ku duhen mesatarisht 4.5- 12.2 muaj për të gjetur një punë.
Të dhënat e anketës tregojnë së në Kosovë paga mesatare e të anketuarve që punojnë është 513 euro, Shqipëri 420 Mal i Zi 450, Bosnjë e Hercegovinë 442, kurse qytetarët e Maqedonisë kanë rrogën më të lartë në rajon 887 euro. Kosova ka përqindjen më të lartë të papunësisë në rajon. Po ashtu ka edhe numrin më të lartë të kontratave të përkohshme. Nuk mungon as perceptimi për favore seksuale në vendin e punës. Nga të dhënat e sondazhit online në Shqipëri, 80% e të anketuarve pranojnë se kërkohen favore seksuale për të fituar një vend pune. Ndërsa 2% e femrave të punësuara kanë pranuar të kenë kryer seks në vendin e punës, kundrejt 12% të meshkujve që pranojnë të kenë marrëdhënie intime me kolegë apo vartës.
Metodologjia/Të rinjtë u kontaktuan me e-mail dhe në FB
Sipas organizatorëve u intervistuan rreth 30 mijë të rinj dhe pas analizës, u seleksionuan 10 mijë intervista. Besueshmëria nuk është e plotë për të konkurruar shifrat zyrtare, sepse rezultati varet shumë nga aksesi në internet. Kështu p.sh., duke qenë se dendësia e të pyeturve është në qendrat urbane, kjo ndikon te rezultati i vlerës së pagës mesatare që raportojnë, mbi 400 euro. Por ky studim jep disa tendenca që ekzistojnë në tregun e punës. Janë interesante të dhënat, sa kohë u duhet të rinjve për të gjetur një punë, sa vlejnë në punë dijet dhe aftësitë e përftuara nga sistemi arsimor, cili është niveli i pagave sipas degëve të diplomimit, sa u besojnë të rinjtë burimeve të ndryshme të informacionit (media, zyra e punës etj)./Gazeta “Shqip”/
Gazeta Shqip
Diskriminim nga punëdhënësit për shkak të moshës, të bindjeve politike, kërkesë për favore seksuale, kjo është ajo që kanë dëshmuar të rinjtë e anketuar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni dhe Mali i Zi. Janë mbi 10 mijë persona të intervistuar nga HeadHunter dhe instituti Eunacal, të cilët kanë publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, raportin e studimit online. Pyetësori ka pasur gjithsej 70 pyetje dhe përpiqet që të hetojë punësimin në të gjitha dimensionet e tij.
Koloreto Cukali
Para 2-3 ditësh, në Vilën e Enverit u zhvillua një performancë artistike nga një grup artistësh. Ideja që m’u krijua ishte për një organizim privat ose gjysmëprivat, që donte të inauguronte hapjen e Vilës së Enverit. Një vend i ndaluar në kohën e xhaxhit, i ndaluar dhe në kohën e pluralizmit, i ndaluar edhe gjatë kësaj performance, pasi hyrja ishte me ftesa, dhe të privilegjuarit për të ndjekur art ishin (siç thuhet) rreth 40. Tipike Blloku. Për të paprivilegjuarit, ishte vënë një ekran jashtë, që të mund të shihnin ç’bëhej brenda.
Është një situatë e ngjashme me atë të Vitit të Ri, kur Kryeministri mblodhi vetëm ca artistë në Pallatin e Brigadave, dhe la jashtë ca të tjerë. Këta të tjerët, e panë në TV atë festë. Madje, e gjeta veten emocionalisht te një koment i shkëlqyer nga Ema Andrea bërë me atë rast. Veçse këtë rradhë Ema vetë ishte brenda Vilës me ata 40 të privilegjuarit. Ndër ta, edhe zyrtarë të shtetit.
Vlera e performancës është çështje shijesh personale, edhe pse, 40 të privilegjuarit, gjykuar nga fotot që postuan, gjetën më me interes banjat ku kish kryer nevojat personale Enveri apo dhomat e gjumit, sesa performancën.
Një foto e Nexhmijes që behte diku në sfond më dha shijen e abuzimit, dhe po të isha si e veja e Diktatorit do e kisha tentuar hedhjen në gjyq për keqpërdorim imazhi.
Në këndvështrimin tim, ajo Vilë në këto 24 vjet e ka humbur vlerën dhe të drejtën për t’u lidhur artistikisht apo emocionalisht me Enverin. Por gjëja që më intereson është, si mund ta marr unë atë vilë për një pasdite për të festuar ditëlindjen?
Festat private e pubike
Nuk kam asgjë kundër performancave të mbyllura, por, kam diçka me pronën publike. Diçka, nuk mund të jetë edhe publike, edhe ekskluzive.
Edhe ditëlindja ime është një performancë interesante, dhe do të doja ta bëja në Vilën e Enverit. Të jeni të sigurt që mund t’i gjej një titull për ta justifikuar më së miri artistikisht se pse duhet bërë atje.
Që aktiviteti në fjalë të mos mbetet në kuadrin e një feste private me vezë, Ministria që e ka nën menaxhim këtë pronë publike duhet të afishojë çmimet e qerasë dhe numrat e kontaktit për këdo që dëshiron të organizojë një performancë artistike aty. Ky është kuptimi që i jap unë pronës publike: akses publik.
Nëse do të bëhet muze, do ishte mirë të ketë debat publik për këtë, por le të flasim se ç’duhet bërë me vilën derisa të vijmë te ai vendim.
Para pak kohësh, Piramida u hap për një koncert të Elina Dunit. Një mrekulli, Elina dhe koncerti.
Nuk e dija që Piramida ishte e përdorshme. Ka shumë artistë që do të dinin ta përdornin më së miri edhe atë për projektet e tyre, po nuk e dinë që qenka e mundur. Apo nuk është e mundur? Pyetja është, ku të trokasim, dhe ku janë afishuar çmimet për të përdorur këto asete publike?
Si n’vilë
Para disa javësh, një grup artistësh të rinj u detyruan të hapnin apartamentin e njërit prej tyre për ta kthyer në ekspozitë. Galeritë nuk i pranonin, institucionet bënin veshin shurdh. Ekspozita e titulluar “Si n’Shpi” kishte disa punë që mua më pëlqyen shumë dhe u vizitua nga mbi 200 njerëz. Pra, gati 5-fishi i grupit të privilegjuar prej 40 vetësh që ndoqën performancën si n’Vilë. Çfarë do duhej të bënin këta artistë për të pasur mundësinë të varin veprat e tyre në mjediset e Vilës? Kë duhet të njohin? Kë duhet të kenë mik në Qeveri? Me kë duhet të flirtojnë (politikisht) për t’u trajtuar si të pabarabartë?
Jam i detyruar ta mbush shkrimin me pyetje, sepse e di që kanë të gjitha nga një përgjigje të thjeshtë e të qartë, por që nuk ka ndërmend ta thotë publikisht askush që e ka për detyrë ta bëjë.
Interpol Tirana ka ekzekutuar vendimin e dhënë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për kërkimin ndërkombëtar të katër xhihadistëve shqiptarë në Siri duke i shpallur ata në kërkim ndërkombëtar.
Almir Daci 31 vjeç, Shkelzen Dumani 38, Mehdi Manallari 70, rezultojnë me të dhënat e tyre në serverin e internpol.int, ndërsa Shyqyri Kaca nuk rezulton (kjo mund të jetë një problem teknik ose emri i tij është shkruar ndryshe).
Të katër këta persona sipas Interpol kërkon për rekrutim personash për akte terroriste dhe financim të terrorizmit. Nxitje, thirrje publike dhe propagandës për kryerjen e krimeve me qëllime terroriste, Nxitja e urrejtjes ose konflikt nacionale, racore dhe fetare.
Vetëm disa javë më parë, me mandat të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda u arrestuan 9 persona, ndaj të cilëve rëndon e njëjta akuzë./Respublica.al/
Një person ka ndërruar jetë ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Korçës teksa priste masën e sigurisë për një të afërm.
Viktima është Ali Jaupllari 60 vjec, i afërm i një personi të akuzuar për trafik droge, teksa pritej të jepej masa e sigurisë së këtij të fundit. Trupi i 60-vjeçarit, ka qëndruar për më shumë se 55 minuta në korridorin e katit të dytë të Gjykatës së Faktit. Shkak është bërë vonesa e shërbimit ambulator edhe pse spitali i Korcës nuk është më shumë se 4 minuta në këmbë larg nga vendi ku ndodhi ngjarja. Shërbimi i Urgjencës në Korcë nuk është përgjigjur në telefon, ndonëse drejt numrit të vënë në dispozicion për qytetarët janë kryer thirrje, disa herë më radhë.
Ndihma erdhi vetëm pasi një nga gazetarët të ndodhur në gjykatë për të raportuar lajme, ka shkuar në spitalin e Korcës, dhe është kthyer prej andej me një nga mjekët e spitalit.
Mjekët konstatuan më pas se shkak për humbjen e jetës së Jaupllarit ka qenë një ataku kardiak. Ai priste në korridor për masën e sigurisë për nipin e gruas, shtetasin Sokol Gjudi, i akuzuar për trafik droge.
SHEFI I URGJENCËS: VONESA PËR SHKAK SE MJEKËT ISHIN NË TJETËR RAST
Ka reaguar spitali i Korçës në lidhje me vdekjen e 60-vjeçarit brenda në Gjykatë. Sipas spitalit të Korçës, bëhet me dije se vonesa e mjekëve ka ndodhur për shkak se ata ishin në një tjetër urgjencë. “Për 20 minuta mjekët mbërritën në Gjykatë. U përpoqën për ndihmë, por 60-vjeçari kishte vdekur”- bënë Shefi i Urgjencës të Spitali i Korçës.
Sipas Kujtim Shabanit, Shefit të Urgjencës, një mjek ishte në urgjencë në një shtëpi, ndaj nuk është bërë e mundur mbërritja në kohë e stafit mjekësor për ti dhënë ndihmën e parë 60-vjeçarit. “Një mjek ishte në urgjencë në një shtëpi. Mjeku tjetër duhet të qëndronte në spital. Ndaj, s’mund të largohej nga spitali mjeku”- ka rrëfyer shefi i Urgjencës së Korçës.
Kujtim Shabani ka bërë me dije se vonesa prej një ore, nuk ka qenë jo vetëm për shkak të mjekëve. “Telefoni i zënë për shkak të fluksit”- ka bërë me dije më tej shefi i Urgjencës./Balkanweb.com/
Nga Ermal Mara
Heteroseksizmi, një lojtar i shkathët që përdor një nga armët më efikase të Seksizmit, homofobinë. Sipas heteroseksizmit bota është dhe duhet të jetë heteroseksuale dhe norma e rregullimit të marrëdhënieve midis popullatës është shfaqja e fuqisë dhe ndarja e privilegjeve, kjo krijon një klimë të përshtatshme për homofobinë. Heteroseksizmi është shfaqja sistematike e homofobisë në institucionet e shoqërisë.
126.019 njerëz kanë nënshkruar një peticion online për Aderonke-n, një lezbike nigeriane e kërcënuar me vdekje, e cila po kërkon siguri për jetën në Britani të Madhe. Për pak ditë, ajo do të marrë lajme nga një gjykatës i cili do të vendosë për fatin e saj.
Zyra Britanike e Vizave dhe Emigracionit e ka pranuar tashmë që kanë nevojë ta përmirësojnë sistemin e tyre të azilit për personat LGBT, por ne thjesht po u kërkojmë atyre të ndalojnë deportimet deri sa sistemi të përmirësohet. A do të shtoni emrin tuaj në listën e personave mbështetës të Aderonkes?
https://www.allout.org/aderonke
“Unë kam qenë e detyruar të duroja vrasjen e tre prej anëtarëve të familjes sime, të cilët u vranë për shkak të seksualitetit tim. Unë u dënova me vdekje. Ika për të shpëtuar jetën time.”
– Aderonke, një lezbike nigeriane në Britani të Madhe.
Telefonojini Sekretarit të Zyrës së Vizave dhe Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar për të ndaluar deportimin Aderonkes.
Familja e Aderonkes u vra dhe ajo vetë u arrestua, u torturua dhe u dënua me vdekje në Nigeri sepse është lezbike. Ajo erdhi në Britani të Madhe për të qenë e sigurtë.
Ajo ju nënshtrua një marrje në pyetje shumë poshtëruese nga zyrtarët anglezë që nuk e besonin se ajo është lezbike. Aderonke është në pritje për të marrë vendimin nga një gjyqtar i cili mund të vendosë ta dërgojë sërish në Nigeri – ku ajo mund të vritet.
Por ka ende një mundësi për ta ndihmuar. Faqja kryesore e Zyrës së Vizave dhe Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar njoftoi se procesi që ata përdorin për azilin e lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transgjinorëve si rasti i Aderonkes po degradon – por deri tani nuk janë bërë ndryshime.
Nëse mijëra nga ne ngrenë zërin TANI, ne mund të krijojmë një histori shumë të madhe mediatike që mund të bindë Zyrën e Vizave dhe Emigracionit që të ndërmarrë hapin e ardhshëm logjik dhe të ndalojë deportimet. A do ta nënshkruani peticionin për Sekretaren e kësaj zyre Tereza May tani?
Nuk është në rrezik vetëm jeta e Aderonkes. Ka me dhjetëra azil kërkues LGBT të cilët përballen me të njëjtin fat. Një burrë nga Kameruni, i cili është biseksual dhe i verbër, njoftoi javën e kaluar se ishte rrahur nga oficerët e deportimit.
Theresa May ka thënë tashmë se disa njerëz kanë qenë të detyruar të dorëzojnë video të tyret duke bërë seks apo t’u përgjigjen pyetjeve poshtëruese gjatë orëve të tëra të marrjes në pyetje. Dhe, shumë njerëz të cilët kanë siguruar dëshmi për Zyrën e Vizave dhe Emigracionit se do të burgosen apo do të vriten për shkak të atyre që dashurojnë, janë deportuar pa marrë parasysh rrezikun.
May ka pushtetin – dhe përgjegjësinë – që të ndalojë Zyrën e Vizave dhe Emigracionit dhe Aderonke të mos deportohet deri sa ata të sigurohen se që të gjithë po trajtohen në mënyrë të drejtë dhe humane. Por Zyra e Vizave dhe Emigracionit mund të mendojë se ka bërë mjaftueshëm duke pranuar që të shqyrtojnë procesin e tyre – vetëm nëse qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar dhe media globale ti bëjnë të japin llogari.
Fushata e parë për të cilën u bashkuan anëtarët e All Out ishte për të ndaluar Mbretërinë e Bashkuar që të deportonte një grua në Uganda, ku ajo mund të burgosej për shkak të personit që dashuronte. Vitin e kaluar, mijëra prej nesh i kanë telefonuar Zyrës së Vizave dhe Emigracionit duke u përpjekur që të ndalonim dëbimin e një të riu homoseksual në Nigeri .
Nëse ne të gjithë tani ngremë zërat tanë dhe detyrojmë Tereza May që të ndalë dëbimin e Aderonkes dhe të gjithë kërkuesve të tjerë të azilit për shkak të seksualitetit të tyre, kjo mund të jetë hera e fundit që do të jemi të detyruar ta bëjmë këtë. Me procese të ndershme dhe humane dhe trajnime për stafin e Zyrës së Vizave dhe Emigracionit që merret me këto raste, njerëz si Aderonke mund të kenë një shans të vërtetë për drejtësi dhe siguri, kur ata vërtetë largohen për të shpëtuar jetën e tyre.
Firmosni tani për të ndihmuar Aderonken: https://www.allout.org/aderonke
Faleminderit që po e ngrini zërin tuaj ,
Andre, Hayley, Jeremy, Mike, Pablo, Sara dhe pjesës tjetër të ekipit të All Out.
P.S. Ekipi i Zyrës së All Out janë në kontakt me Aderonken. Ajo thotë se kjo fushatë nuk është e rëndësishme vetëm për të, por edhe për kërkuesit e tjerë LGBT, zërat e të cilëve nuk dëgjohen dhe po përballen me këtë proces armiqësor për azil. A do të bashkoheni me Aderonken ndërkohë që ajo me guxim lufton për jetën e saj dhe jetën e të tjerëve në të njëjtin rrezik ?
https://www.allout.org/aderonke
Përktheu: A. Ahmetaj
Përshtypje joagresive nga përtej “Perdes së Hekurt”, si dhe pse Klod Dedja nuk e nxorri penisin për publikun siç ishim mprehur të gjithë
Nga Ervin Qafmolla
Unë nuk kuptoj shumë nga arti konceptual. Në fakt, shijet e mija janë më konservatore dhe konvencionale se i ashtuquajturi “arti kontemporan”, në fjalët e artisit performues Klod Dedja me rastin e një aktiviteti te ish-shtëpia e diktatorit komunist Enver Hoxha. Në fakt, “kontemporan” në shqip, fjalë për fjalë përkthehet “bashkëkohor”, por as analfabetizmi relativ i këtij kalibri artistësh nuk është shqetësimi qendror i këtyre radhëve. Në fakt, sëkëlldia lidhet me krejt organizmin dhe mënyrën sesi vila e tiranit u hap për herë të parë për publikun, që nga vdekja e tij në 1985-n.
Duhet theksuar se “bizarllëku” ishte etiketa më përfaqësuese e këtij aktiviteti me emrin “Perdja e Hekurt”. Sa për të qenë të qartë (sipas Wikipedia), termi nënkupton konfliktin ideologjik dhe kufirin psikologjik qe e ndau Europën në dy zona nga fundi i Luftës II Botërore deri në fundin e Luftës së Ftohtë në vitin 1991. Me fjalë të tjera, simbolizon përpjekjet e Bashkimit Sovjetik për ta bllokuar veten shtetet satelite nga kontaktet e hapura me Perëndimin dhe zonat jashtë kontrollit sovjetik.
Kështu, “Perdja e Hekurt” në shtëpinë e Shokut Enver u sajua me një pritje koktej në oborr, ku rreth 200 të ftuar pritën me durim për rreth 45 minuta, ndërsa mund të zgjidhnin mes ca gotave me lëng portokalli dhe ca të tjerave me pije freskuese. E gjitha u realizua me lista të mbyllura për shkak të kapacitetit të kufizuar të vendit, por mund të pikasje VIP-a, diplomatë të huaj, artistë dhe të tjerë. Një sërë kamerash lëviznin vërdallë për të transmetuar imazhe “live” në një ekran të vendosur nga rruga kryesore e Bllokut, ku qytetarët e pamundur të bëheshin pjesë e jona (elitarëve) të mund të “merrnin pjesë në aktivitet”.
Disa kamerierë të veshur mirë dhe dukshëm të bezdisur lëvrinin nëpër oborrin e pasmë të vilës, ndërsa një trumbë vajzash promocioni (Hostess) veshur kuqezi qëndronin pa asnjë arsye të mirë në hyrjet e ndryshme të ndërtesës duke bërë praktikisht asgjë. Nuk u zbulua kurrë nëse ato ishin pjesë e performancave artistike apo përfaqësonin ndoshta firmën e sallamit që ishte një ndër sponsorët e aktivitetit.
Ndërkohë që prisnim të fillonte ngjarja, një miks muzikor me pllaka të vjetra gramafoni sekuestruar kulakëve nga regjimi i bujtësit ishin i vetmi zhvillim me interes ndërsa të ftuarit panë me durim nga disa pasqyra të instaluara përballë tyre në hyrjen e vilës më të famshme në Bllok. Pyetja e rëndomtë “ç’ka dashur të thotë autori” spikati në shumicën e bisedave krahas një bezdisje konsensuale mbi faktin se asgjë nuk po ndodhte. Më në fund, Ema Andrea doli dhe nisi fjalimin e hapjes së aktivitetit duke u sjellë lehtas çuditshëm dhe mefshtësisht siç i ka hije një artisti konceptual. Klod Dedja, i dyti në radhë, ishte veshur alla Jim Morrison me gjyzlykë dielli në darkë dhe foli në përgjithësi për artin. Jim Morrison ka vdekur në vitin 1971, rreth 14 vjet para Hoxhës, megjithatë legjenda e tij estetike vijon të jetojë në rrethin e artistëve “kontemporanë”.
Me mendjen time të paargasur në “art kontemporan” mendova se ndoshta artisti kishte menduar t’u komunikonte shkuesve (të vetes në pasqyra) se “kjo hapësirë (dhe regjim) jeni vetë ju”, çka do të kishte një farë kuptimi se në fund të fundit, siç thuhet “çdo popull meriton qeverisjen që ka”. Por sigurisht që nuk mund të ishte kaq e thjeshtë. Mbetem i bindur se mesazhi – nëse ka pasur një të tillë – ka qenë shumë më i thellë nga ç’mund të rrokë truri i të vdekshmëve të zakonshëm. Në fund të fundit, e përsëris se nuk marr erë nga spektakle të kësaj natyre.
Pas një farë kohe, na u dha leja të vizitonim oborrin, i cili në fakt është identik siç duket nga jashtë gardhit, me përjashtimin që mund ta fikje cigaren në rrugicat që përshkonin jeshillëkun dhe ta këqyrje fasadën pjesërisht të ndriçuar me dritë të kuqe nga afër. Kur më në fund u lejuam të hynim brenda, ndesha në një farë kubi të madh plastike të tejdukshme, ku Klod Deda lëvrinte vetëm në brekë në mes të një masivi kubash akulli. Herë pas here hukaste mbi xham apo edhe e lëpinte atë. “Të paktën të kishte nxjerrë k*arin”, vërejti me një farë bezdisjeje një vajzë që po kalonte bri meje me një grup shoqesh. Në fakt, edhe unë si zonjusha në fjalë dhe shumica e vizitorëve, ishim aty pikërisht për të parë penisin legjendar të artistit më të madh performues shqiptar. Por jo vetëm. Pas nudos së Edi Ramës dhe obuzit legjendar të kalit të Skënderbeut, Ay i Klodit është hallati më i famshëm në Ballkanin Perëndimor. Artisti ka deklaruar se pas vdekjes do ta nxjerrë në ankand.
Diçka e tillë mund të mos jetë e nevojshme duke qenë se MOMA (Muzeu i Artit Modern në Manhatan) ka kërkuar ta blejë kundrejt çdo çmimi këtë objekt përfaqësues të kulturës botërore.
Por jo të gjithë kishin ardhur për veglën e munguar artistike. Të tjerë kishin mbërritur enkas për të parë një tjetër artist, i cili në sallën ngjitur vërtitej dhunshëm dhe rrëzohej mbi një pirg groshësh duke shpërndarë kokrrat nëpër dhomë. Ndërkaq, artdashësit e vërtetë të teatrit u dyndën në turma të ngjeshura fort si radhë falangash spartane për të parë Ema Andrean në një dhomë të katit të dytë që thyente vezë me çekiç. Aq e eksituar ishte hordhia sa u desh ndërhyrja e trupave të Gardës për të shpërndarë turmën dhe shpëtuar artisten nga simpatizantët.
Sipas gjasave – çka do të thotë se sipas të gjitha gjasave e kam gabim – performanca e Emas nënkuptonte regjimin tiran që ua shtypte kokat njerëzve si vezë.
Për t’u kthyer në një kontekst më serioz, duhet theksuar se i gjithë ndriçimi ishte fokusuar te performancat duke lënë thuajse tërësisht në errësirë pjesën tjetër të shtëpisë (dhe se performanca e Emas tërhoqi po aq shikues sa çdo tjetër). Mjafton të kontrollohet edhe Fejsbuku sot për të kuptuar se fotot e ndara nuk janë ato të titanëve të artit “kontemporan” por të vetë vizitorëve në ato pak kënde të pacenuara nga performancat, apo të objekteve të ndryshme dhe të aredimit. Pjesa dërrmuese e të pranishmëve ishin vërtet aty për të parë shtëpinë e diktatorit, një ushtrim ky tepër i vështirë duke qenë se pikërisht ajo ishte eklipsuar dukshëm me qëllim, për ta fokusuar vëmendjen te ngjarjet artistike. Këto të fundit, edhe brenda paradigmës së revoltës artistike kundrejt diktaturës dhe shtypjes së lirisë së shprehjes, personalisht i gjykoj tërësisht jopërfaqësuese, jo vetëm të asaj epoke, por edhe të projektimit të së sotmes në të shkuarën dhe anasjelltas. Për më tepër, kjo formë arti performues dhe gjerësisht jopërfaqësues nuk mund të ishte “sebepi” qendror i çeljes së parë të shtëpisë së diktatorit për publikun.
Në fund, pas rreth një orë e gjysme të shpenzuar në atë ambient dola pa m’u dhënë mundësia ta shoh shtëpinë. Të njëjtën përshtypje e ndanë edhe vizitorë të tjerë të cilët i pyeta më pas. Pompoziteti i asketit me pije freskuese ishte po ashtu i panevojshëm, sipas mendimit tim personal dhe të anshëm. Pjesëmarrja me numra të mbyllur bënte kuptim, por kësaj duhet t’i kishte paraprirë një hapje e kontrolluar e shtëpisë për gjithë publikun, për të paktën disa javë. Por vendosja e ekranit në oborr ishte gabimi më tragjik. Përmes tij u bëhej karshillëk të gjithë qytetarëve të cilët ftoheshin të shihnin një festë të mbyllur – një “Privé” – ku ata nuk merrnin dot pjesë duke mos qenë pjesë e elitës, pjesë e së cilës ishim ne të tjerët.
Por ja një lajm i mirë: institucionet përgjegjëse kanë premtuar se shtëpia e Enver Hoxhës do të kthehet në muze për t’u vizituar nga të gjithë, qofshin VIP-a ose jo. Mbetet për t’u parë. Ndërkaq, lajmi vërtet i mirë është se të paktën dhe ndonëse në një formë për disa, shumë të gabuar, të paktën u hap.
https://www.facebook.com/ervin.qafmolla/posts/571507616295920?fref=nf
Ben Andoni
Ermonela Jaho dhe Erkand Qerimaj s’kanë asgjë të ngjashme me njëri-tjetrin, sa i përket fushave të tyre të suksesit. E para është sopranoja më e njohur shqiptare, e kalendaruar në advancë për të dy vitet e ardhshme në skenat më të njohura të botës. Erkand Qerimaj është sportist, kampioni aktual i Evropës në peshëngritje. Me punën, vullnetin, karakterin mëtohet të jetë sportisti i parë në historinë shqiptare të sporteve, që do tentojë të ngrejë flamurin kombëtar në një Olimpiadë. Përndryshe, të dy kanë një gjë shumë të përbashkët: mënyrën sesi po i shfrytëzon politika, grafomanët dhe lloj-lloj marifetçinjsh për t’u identifikuar përmes punës e suksesit të tyre.
E para, ka provuar shumë në Shqipëri deri indiferencën, për të mos thënë keqdashjen e vazhdueshme, që për fat mori fund përkohësisht me shfaqjen e fundit të Butterfly-it. Me Erkandin shkon edhe më tej. Për një faj jo të tij, por të themi të strukturave afër tij, u dënua me dy vjet për përdorim substancash të ndaluara në garë, dhe sërish arriti të shpallet Kampion Evropian në peshëngritje. Çfarë e bashkon tjetër këtë arketip shqiptarësh të suksesshëm? Lidhja e përbashkët në pavetëdijën e tyre për të triumfuar mbi të pamundurën, fillimisht për të identifikuar veten në majat e suksesit, pastaj për të nderuar njerëzit e tyre dhe detyrimisht edhe vendin. Çuditërisht, askush s’ka bërë deri më sot analiza të thelluara për ta. Çfarë i shtyn; pse kërkojnë të identifikohen dhe më kryesorja si arritën në këto maja?! Kanë mjaftuar pritjet e zhurmshme të politikanëve, përmendje të medias, që shoqëria të mendojë se janë vlerësuar! Po, a ka vlejtur? Për propagandën nacionaliste: Po. Për shoqërinë fare aspak.
Për hir të së vërtetës, edhe pse nderimi ka qenë i vazhdueshëm ndaj tyre, përcjellja e vërtetë në shoqëri e modeleve të këtillë njerëzve të suksesshëm, është fare e pakët. Që sapo mbaroi vala e ftesave nga TV-të, apo dalja e politikanëve në foto me ta, pakkush do kujtohet më për ta. Pak herë ka qenë në fokus të shoqërisë dhe njerëzve që flasin për ta vështirësitë e Ermonelës për t’u identifikuar në komunitetin artistik botëror, kërkesat e saj për ndihmë brezit të ri; apo lufta e madhe e Erkandit për t’u stërvitur në kushte të vështira, pothuaj vetëmbrojtja e tij në Gjyqin Ndërkombëtar dhe mbi të gjitha edhe për ta mbajtur veten në periudhën e fundit, kur ishte i penalizuar.
Një zë faustian do të thotë: Epo për vete e kanë! Kuptohet që e kanë për vete, por në çdo mjedis, ata treguan veç egos së tyre edhe se ishin ambasadorë të mirë të vendit. Mu për këtë arsye, s’kemi dëgjuar kurrë që “dashamirët” të ofronin Ermonelën të fliste në Akademinë e Arteve e të ndante përvojën e saj me komunitetin e artistëve të rinj, apo Erkandit t’i jepej mundësia t’u shpjegojë të rinjve sesi mund të arrihet suksesi, edhe pas orëve të tëra t’vetmisë dhe nën tundimet e vazhdueshme për të vazhduar të mbajë flamurin e vendit apo jo. Në vend të këtyre, politikanët dhe shoqëria sa e kanë prekur pak modelin e dy personazheve tona dhe pastaj i kanë lënë për të vazhduar me modelet e përditshme gjysmake, që i shërbejnë konsumit. Duken sikur ata dy vlejnë vetëm një çast.
E nëse shembujt e shumë prej shqiptarëve të rinj sot priren te figurat gjysmake në televizion, Ermonela dhe Erkandi janë fryt i një pune dhe pasioni të stërmadh. Kjo e bën modelin e tyre të vështirë për t’u kapur dhe vlerësimin për ta realisht të madh. Ermonelës i janë dashur orë e orë të tëra pafund të kultivojë pjekurinë e plotë të zërit, por edhe arritjen e saj profesionale, kurse Erkandi është stërvitur edhe pa dritë, në palestra modeste, shpesh pa ushqimin e duhur, pa ndihmën asnjëherë të nevojshme për të arritur në nivelet botërore. Në të dy rastet pa harruar, shpesh me shpenzimet e tyre. Nëse familjet kanë qenë një shtysë për pasionin e tyre, tjetra, që mbetet është pikërisht egoja e tyre. Kjo e fundit është ajo nga e cila mund të mësojnë sot shqiptarët për modelet e tyre të zhvillimit. Pikërisht pavetëdija kolektive, që sot është e frustruar nga lajmet e errëta dhe modelet e pamjafta, ka nevojë të ushqehet e të marrë si impuls ajo që transmeton qenia e këtyre individëve. Pasi heronjtë e vërtetë (lexo modelet) sot që referohen në shoqërinë tonë janë thjesht politikanë dhe njerëz të ndryshëm që e kapin suksesin me çdo lloj mënyre dhe pa djersë, shpesh pa i njohur kurrë skrupujt. Arketipi i kinse heroit është sot një nga më të zakonshmit, ku shqiptari kërkon të identifikohet gati me dhunë. Jungu besonte se ngarendja për heroin buronte nga vetë arketipi i heroit. Tek ne po krijohet një arketipi i veçantë, i atij që do t’i kapë gjërat pa mundim. Arketipi i vërtetë i heroit është larg nesh, për një vargan kushtesh psikike, kulturore por edhe ekonomike.
Ndaj, kjo të vjen ndërmend, kur kujton punën e këtyre dy njerëzve, që asnjëherë s’jemi munduar t’i njohim në veçantinë e tyre, në arketipet më përfaqësuese që kanë dhe që i ka ndihur drejt suksesit. Si në të gjitha rastet e tjera, jemi thjesht të prirur t’ua marrim suksesin dhe ta përdorim shëmtuar në informalitetin tonë. Për të mos thënë më të keqen: Nuk mund të harrohen blogjet tona sesi derdhej helm ndaj Ermonelës kur takoi kryebashkiakun Basha edhe pse ajo i kërkoi në takim thjesht krijimin e një shkolle opere! Ashtu si përfoljet ndaj Erkandit, në muajt e vështirë, kur kishte nevojën e një solidariteti, teksa përpiqej deri me shpenzimet e veta të mbrohej në një nga gjyqet sportive.
Kështuqë fetishi i tyre i kotë, më shumë na bën t’i neglizhojmë ata. Kjo të kujton këto ditë, që po t’i shikonim pak më në tokë këta modele, e po t’i përcillnim dhe t’i kishim më pranë dhe të mos i gënjenim me premtime, atëherë do të çliroheshim pak më shumë si shoqëri. Ermonela dhe Erkandi kanë nevojë për mbështetje të vërtetë dhe jo për t’i përdorur. Atyre duhet t’u vjelim përvojën, pasi kështu i bëjmë modelet tona të prekshme. Kështu e ndijmë edhe psikologjinë tonë sociale që t’i largohet realitetit krejt informal, ku jetojmë.
/Gazeta Shqiptare/
Faila Pashiç Bishiç është një myslimane boshnjake e lindur në Slloveni, e cila me insistimin e Jelko Kacinit është kandiduar në zgjedhjet e reja për në Parlamentin Europian. E vecanta e Bishiç është se ajo, nëse fiton, do të jetë eurodeputetja e parë më shami, duke prishur kështu peizazhin homogjen të sallës së PE-së. vetë Bishiç shprehet optimiste, pasi sipas saj, kjo është një mundësi për të kapërcyer stereotipet.
Djali i sëmurë me kancer, i cili ka arritur të mbledhë më shumë se 3 milionë paund për bamirësi ka thënë gjithashtu se “çdo sekond jetë është speciale” për të. Stephen Sutton, 19 vjeç, ka përditësuar statusin e tij në Facebook për të treguar sa me fat ndjehet që është ende në këtë botë. Stephen shkruan: “Para një jave postova një foto ‘lamtumire’, e cila u përhap gjithandej. Atëherë mendoja se kisha marrë fund, por ka kaluar një javë dhe unë jam ende këtu!”
“Ndërkohë: për të festuar faktin se jam ende këtu pas një jave të çmendur, për të festuar këtë udhëtim të mrekullueshëm të quajtur jetë dhe për të festuar mbledhjen e më shumë se 3 milionë paund për Fondin e Kancerit tek Adoloshentët…Ja një përshëndetje e madhe nga unë”.
Stephen ka marrë mesazhe mbështetjeje nga e gjithë bota. Atij i kanë ardhur letra nga shumë vende të botës, të cilat kanë mbërritur në duart e tij edhe pse në zarf është vënë thjesht adresa “Stephen Sutton, Angli”.
Djaloshi, i cili është në spital me kancer të pashërueshëm ka frymëzuar gjithë botën në përpjekjen e tij për të ngritur një Fond për Kancerin tek Adoloshentët.
Djali i sëmurë me kancer, i cili ka arritur të mbledhë më shumë se 3 milionë paund për bamirësi ka thënë gjithashtu se “çdo sekond jetë është speciale” për të. Stephen Sutton, 19 vjeç, ka përditësuar statusin e tij në Facebook për të treguar sa me fat ndjehet që është ende në këtë botë. Stephen shkruan: “Para një jave postova një foto ‘lamtumire’, e cila u përhap gjithandej. Atëherë mendoja se kisha marrë fund, por ka kaluar një javë dhe unë jam ende këtu!”
“Ndërkohë: për të festuar faktin se jam ende këtu pas një jave të çmendur, për të festuar këtë udhëtim të mrekullueshëm të quajtur jetë dhe për të festuar mbledhjen e më shumë se 3 milionë paund për Fondin e Kancerit tek Adoloshentët…Ja një përshëndetje e madhe nga unë”.
Stephen ka marrë mesazhe mbështetjeje nga e gjithë bota. Atij i kanë ardhur letra nga shumë vende të botës, të cilat kanë mbërritur në duart e tij edhe pse në zarf është vënë thjesht adresa “Stephen Sutton, Angli”.
Djaloshi, i cili është në spital me kancer të pashërueshëm ka frymëzuar gjithë botën në përpjekjen e tij për të ngritur një Fond për Kancerin tek Adoloshentët.
Jam i sigurt se disa prej jush mund ta kenë hasur këtë shprehje: Unë jam një shkrimtar homoseksual i deklaruar shumë fatlum, aq sa të kem një grup të ndryshëm njerëzish inteligjentë dhe kureshtarë në jetën time .
Me këtë dhuratë, sidoqoftë, unë kam përgjegjësinë të shpjegoj të ashtuquajturin “Gjëra Queer” dhe “Gjëra feministe ” për miqtë dhe të dashurit e mi.
Ceremonia e Oscar-ëve të këtij viti ka ngritur pyetje për miqtë, familjen, dhe bashkë-punëtorët e mi, kryesisht lidhur me batutën e Ellen DeGeneres’ për Drag Queen dhe fitoren e Jared Leto-s si aktor kryesor në rolin e një gruaje trans në Dallas Buyer’s Club.
Pasi mora të njëjtat pyetje nga njerëz të aspekteve të ndryshme të jetës sime, u bë e qartë për mua: Shumë njerëz nuk e dinë dallimin midis grave trans dhe Drag Queens!
Ka një supozim se të gjithë njerëzit të cilët janë përcaktuar meshkuj në lindje dhe që kur rriten veshin rroba grash identifikohen në të njëjtën mënyrë.
Dhe kjo është shumë larg të vërtetës.
Edhe njerëzit me qëllimet më të mira dhe modernë mund të jetë injorantë me nuancat e gjinisë dhe të performancës. Gjithkush i mëson këto gjëra ndryshe. Nuk ka problem.
Unë nuk do të tregohem i zgjuari i dynjasë që me një shkrim t’ju turpëroj sepse nuk dini çdo gjë, dhe besoj se ju nuk do ta bëni këtë gjë me të tjerët.
Gjëja e rëndësishme është që ju jeni aq kureshtar sa të doni të vërtetën dhe të hapur mjaftueshëm për ta dëgjuar atë.
Pra, le të flasim për këtë ndryshim.
Performanca vs Identitetit
Jam i sigurt që keni dëgjuar terminologjinë konfuze ( dhe ndonjëherë fyese!) të përdorur shpesh për Drag Queens dhe gratë trans.
Duke përdorur etiketa identike (dhe fyerje) për grupe krejtësisht të ndryshme njerëzish është një mënyrë retorike për të nënkuptuar se ato grupe janë të njëjta.
Por dallimi më i madh midis grave trans dhe Drag Queens është se drag është një stil performance, ndërsa një jetë trans është thjesht ajo – jeta e përditshme.
Një Drag QUEEN është një karakter.
Një person trans është një person i vërtetë. (Kjo është një fjali që unë kurrë nuk kam menduar se do të më duhej ta shkruaja.)
Për mua, ky koncept duket i thjeshtë, por rrëfenjat tona kulturore rreth gjinisë dhe seksualitetit kanë mjegulluar vijat ndërmjet artit dhe realitetit.
Objektivizimi dhe Media (Sepse kjo është faqe feministe)
Laverne Cox e ka thënë më mirë se ҫ’mund ta them unë:
“Preokupimi me tranzicion dhe kirurgji objektivizon njerëzit trans. Dhe atëherë ne nuk do të kemi pse të merremi me përvojat e vërteta e të jetuara.”
Trajtimi i medias për komunitetin trans shpesh fokusohet tek kirurgjia, veshjet, dhe nocioni fyes që një grua trans është e “lindur djalë” dhe pastaj “transformohet në një grua”.
“Kjo histori e lodhur e medias bën që personat me dijeni mesatare për këtë ҫështje të arrijnë në disa përfundime të gabuara rreth komunitetit trans.
Të gjitha gratë trans e jetojnë jetën si burra, pastaj papritmas marrin një vendim të ndërgjegjshëm për të ndryshuar identitetin e tyre gjinor?
Jo.
Se si njerëzit e kuptojnë identitetin e tyre gjinor është aq unike dhe e ndryshme si vetë individët.
Disa njerëz të cilët janë përcaktuar si meshkuj në lindje e shpallin identitetin e tyre gjinor femëror menjëherë sa munden të flasin, dhe të tjerët e zbulojnë atë pjesë të tyre më vonë në jetë .
Nuk ka vetëm një mënyrë për të qenë trans, ashtu si nuk ka një mënyrë të vetme për të qenë njerëzor.
A janë gratë trans mashtruese në qoftë se ato nuk zgjedhin të dalin hapur ?
Jo. Jo.Jo.Jo.
“Born a Boy” ose “Secretly a Man ” kanë krijuar idenë se njerëzit trans i detyrohen pjesës tjetër të botës që të dalin hapur, dhe nëse nuk e bëjnë këtë, ata konsiderohen të pasinqertë.
Një grua trans nuk i heq këpucët e saj dhe nuk e fshin tualetin dhe pastaj në mënyrë klandestine të kthehet në mashkull në fund të ditës. Një grua trans thjesht heq këpucët e saj dhe fshin tualetin në fund të ditës. Ajo është gjithmonë një grua. Pavarësisht nga ajo që ajo zgjedh që t’u tregojë njerëzve.
Dalja hapur nuk është e detyrueshme, dhe identiteti gjinor nuk përcakton etikë apo vlerë.
A i nënshtrohen të gjitha gratë trans një operacioni për ripërcaktim gjinor?
Jo !
Para së gjithash, trajtimet paraprake, përveç vetë operacionit janë tmerrësisht të shtrenjta, dhe së dyti, operacioni nuk është një kërkesë për një identitet trans.
Këto ide të gabuara krijojnë konfuzion të zgjeruar përtej komunitetit trans.
Një keqkuptim shqetësues që kam dëgjuar është logjika e gabuar që një grua trans e cila nuk ka bërë operacionin për ndryshimin e seksit është e njëjta gjë si një Drag Queen.
Identiteti gjinor është me më shumë nuanca se kaq.
Organet gjenitale, Gjinitë, Orientimet dhe Veshjet
Nuk ka asnjë parakusht gjenitalesh për të qenë një grua trans apo një Drag Queen.
Nuk ka rëndësi se si vishesh, punon, apo identifikohesh . Trupi dhe identiteti juaj janë vetëm puna juaj!
Shih gjithashtu: Sex, identitet gjinor, shprehje gjinore, orientim seksual, dhe performancë janë faktorë krejtësisht të pavarur që janë unike për çdo individ.
Le të marrin një shembull të vërtetë të jetës që shpesh argëton, ngatërron, dhe ofendon publikun në nivele të shumëfishta: ndoshta Drag Queen më i njohur i Amerikës, RuPaul.
Pra , është RuPaul Andre Charles trans ? Jo. Ai identifikohet si mashkull.
Unë po përpjiqem që ta bëj dallimin midis njeriut të vërtetë ( RuPaul Andre Charles ) dhe personazhit drag ( RuPaul ) shumë të qartë këtu.
RuPaul shpesh është konsideruar si një grua trans, dhe kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të faktit se karakteri ka të njëjtin emër me aktorin që e luan atë.
A është RuPaul modeli më i mirë për një drag queen? Aspak.
Unë jam i sigurt se shumë drag queen do ta donin një rrogë si të RuPaul-it, por jo të gjitha drag queen janë të njëjta.
Interpretuesit drag kanë një reputacion për pompozitet ( të cilat gabimisht janë bartur si stereotipe të grave trans), gjë që është e zakonshme për performancat e skenës; megjithatë, jo të gjitha drag queen performojnë në të njëjtën mënyrë .
Unë kam parë një drag queen me një parukë të lartë sa arrinte qiejtë duke kënduar këngë origjinale komedish për ushqim në një bar në Queens, dhe gjithashtu kam parë një drag queen me flokë të kuqe flakë duke kërcyer në mënyrë provokuese në Panairin e Rrugës Folsom.
Unë kam parë drag queen tmerrësisht të patalentuara dhe kam parë gjithashtu një drag queen të pabesueshme që po këndonte këngë të Amy Winehouse. Drag qween-et rokere janë gjithashtu shumë të mira.
Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut!
Jo për të përmendur, ka drag queen që identifikohen si gra trans, si dhe ata që e identifikojnë veten e tyre si burra CIS.
Le të bëjmë një ndarje të ngjashme me aktivisten dhe autor trans Janet Mock:
Pra , është Janet Mock trans? Po. Ajo identifikohet si një grua trans.
A është Janet Mock modeli i fundit për një person trans? Jo.
Ajo është e mrekullueshme, por nuk ka vetëm një mënyrë që të jesh trans.
Gratë trans nuk kanë të gjitha të njëjtën pamje. Jo të gjitha gratë trans veshin fustane. Jo të gjitha gratë trans dalin me meshkuj. Jo të gjitha gratë trans i nënshtrohen kirurgjisë për ndryshimin e seksit apo thjesht implanteve të gjoksit. Jo të gjitha gratë trans kanë qenë punëtore seksi. Jo të gjitha gratë trans kanë të njëjtat gusto për modën. Jo të gjitha gratë trans kanë dalë hapur. Jo të gjitha gratë trans janë aktiviste.
Lista vazhdon.
Organe gjenitale, orientimi, dhe moda nuk përcaktojnë identitetin gjinor të askujt. Vetëm individët mund të identifikojnë veten e tyre , dhe ne duhet të respektojmë dhe të nderojmë mënyrën se si ata e përcaktojnë veten e tyre .
Po tani?
Duke kuptuar dallimet mes drag queen dhe grave trans është vetëm një pjesë e ekuacionit. Këtu janë disa mënyra se si ju mund të luftoni konfuzionin, transfobinë dhe homofobinë:
1 . Gjuha
Përdorni përemrat gjinorë dhe identitetet e preferuar të njerëzve në bisedë, pavarësisht nëse ata mund të të dëgjojnë apo jo.
Përdorni fjalët e sakta në mënyrë që të ketë një dallim midis interpretuesve drag queen dhe grave trans.
Shmangni të gjitha termat përçmuese, sidomos ato që lidhen me gratë trans, drag queen, dhe meshkujt homoseksualë.
Bëni pyetje të sjellshme nëse është e nevojshme, dhe pranoni korrigjimet, kur ju jepen.
2 . Mos Bej Shaka
Nëse batuta e fundit e një barcalete bën një implikim të dëmshëm në lidhje me organet gjenitale, stereotipet, moskonformitetin gjinor, e kështu me radhë, ju nuk keni pse të qeshni apo të qëndroni të heshtur.
Nëse dëgjoni ndonjë emision si përshembull “Vajza me penisë”, ndjehuni të lirë ta fikni televizorin. Nuk është as humor i mirë, gjithsesi.
3 . Bëni dallimin
Nëse një grua trans del hapur tek ju, mos e lidhni menjëherë me RuPaul. Mos shikoni drag queen që të flisni për gratë trans.
Siç e kam thënë shumë e shumë herë në këtë shkrim, ato absolutisht nuk janë e njëjta gjë.
Historitë e interpretueseve Drag dhe grave trans janë krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra dhe si të tilla duhet të trajtohen.
***
Të dy konfuzionet e lartpërmendura të natës së Oscar – ëve vijnë nga buja mediatike dhe përdorim i figurshëm i “Burri me fustan” (Man in a dress), që është një karikaturë e keqe që përdoret për të shprehur gjininë e gabuar për gratë trans, të cilat gabimisht ngatërrohen me interpretueset drag queen.
Nëse ju e keni për qëllim të përdorni dhe të inkurajoni terminologji dhe retorikë të veçantë, të qartë, dhe të saktë, ju mund të ndihmoni të krijoni qartësi dhe të shmangni injorancën aksidentale.
Përktheu: A. Ahmetaj
Dear friends,
Alliance Against Discrimination of LGBT and ProLGBT will organize on May 17th the Third Tirana Gay Ride Against Homophobia at the “Boulevard of Martyrs”. This event will start at 11:00 at the “Mother Teresa” square. The ride will continue all the way to the boulevard and will end at the starting point of “Mother Teresa” square.
For more information you can visit the official web page tiranagayride.com
Our activities will continue during that afternoon.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.