Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe Pro LGBT do të zhvillojnë këtë vit Pedalimin e tretë Kundër Homofobisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe Pro LGBT do të zhvillojnë këtë vit Pedalimin e tretë Kundër Homofobisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Nina Cara
Që një festival letersie e artesh pamore, ose secili më vete është gjithmonë lajm i mirë mund të biem dakord shumë prej nesh. Që zëvëndësimi i kazmës ose pushkës me librin, veçse emancipim e zhvillim s’mund të prodhojë gjë tjetër (mënjanë respektit për kazmën si “bukëprodhuese” e heronjtë kombëtarë që luftuan për çlirimin e atdheut) mund të biem sërish dakord shumë prej nesh.
Që posterat Warhol-ianë vazhdojnë të jenë pop e gjetje ka rezultuar vazhdimisht të jetë e vërtetë, pikërisht se bëhet fjalë për art që angazhon imazhe popullore si antagoniste të kulturës elitiste në art, duke theksuar elementet banale dhe “kitsch” të kulturës, më së shumti nëpërmjet përdorimit të ironisë. -Aksesi masiv në art do përbënte një temë tjetër të vjetër e të re, të përshtatshme për kritikët e artit. –
Që në dhjetë shkrimtarë e artistë pamorë të denjë për të qëndruar në posterin që përfaqëson festivalin nuk ka asnjë femër shkrimtare ose artiste vizuale nuk përbën lajm të mirë për vendin tonë.
Që çdo njeri shumë pak në kontakt me artet, për shkak të kohës ose neglizhencës kupton se asnjë femër shkrimtare shqiptare nuk është në nivelin e Roberto Saviano-s (në një vend mjaft të nderuar mes Ismail Kadaresë dhe Ibrahim Kodrës) vazhdon të mos jetë lajm i mirë për vendin tonë. Që Roberto Saviano është konsideruar “hero-kombëtar” nga Umberto Eco (në Itali) dhe që aktivizmi dhe kurajoja e tij pa diskutim i kalon kufijtë duke na dhënë një shembull të vetëmohimit në emër të lirisë dhe së drejtës për të denoncuar padrejtësinë e dhunën është fakt.
Asnjë paralelizëm me aktivitetin letrar të Kadaresë (në krah të të cilit është vendosur fotoja e tij) përgjatë diktaturës nuk di të shtroj në këtë pikë sepse përveç vlerësimeve për kurajo e guxim e vërtetësi (per kete ka mbrojtje të vazhdueshme nga shteti) nuk di që Saviano të jetë vlerësuar artistikisht në veçanti për mënyrën e tij të shkruarit e prurje në letërsi.
Por nëse Saviano meriton të jetë aty, a nuk do meritonte dhe Musine Kokalari të ishte në atë poster (Ajo që nuk pati mbrojtje nga shteti, por teksa ishte në sallën e gjyqit duke u gjykuar turma jashtë ulëriste ‘me vdekje në litar’)?
Mimoza Ahmeti, Elvira Dones, Natasha Lako, Besa Myftiu, Ornela Vorpsi, Mira Meksi, Luljeta Lleshanaku (ndjesë për emra që s’më kujtohen ose që s’i njoh, për fajin tim ose të “posterave” orientues), asnjëra prej këtyre nuk e meriton të jetë në atë poster?
E nëse vërtet ne nuk paskemi shkrimtare femra çfarë do të thotë kjo për një vend?
Se do vazhdojmë që femrën ta mbajmë në ballë të vendit vetëm me pushkë në dorë (mund të ishte dhe kazëm), aty, poshtë posterit?! Për të mbrojtur kë, çfarë?!
(*Poster Warhol-ian i përbërë prej fjalësh)
Emisioni në News24, “Ajsberg” i gazetarit Artur Çani sjellë faktet e para lidhur me akuzat për përfshirjen e bazave ushtarake në trafikun e drogës. Në emision u publikua një shkresë e Sherbimit Informativ Shteteror ku jepen detaje sesi një avion sportiv i bardhë është ulur në aeroportin e Gjadrit. Në shkresën e SHISH citohet se ka dyshime serioze për shfrytëzimin e aeroportit Gjadër në funksion të trafikut të drogës.
“Nga të dhënat në proces verifikimi, u informuam se në datë 19.03.2014, rreth orës 07;00 të mëngjesit, në fund të pistës kryesore të aerodromit të Gjadrit është ulur një avion i vogël sportiv, tip Charter, me ngjyrë të bardhë. Pas uljes së avionit, shumë afër tij erdhi dhe u afrua një automjet tip furgoni “Veko”, me ngjyrë të bardhë, i mbyllur me targë të Vlorës. Ky avion vjen dhe ulet shpesh herë në aerodromin e Gjadrit.
Bazuar në indicet tona, dyshojmë se ardhja e këtij avioni ka pasur për qëllim transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Rreth orës 08:00 të asaj datë në aerodromin e Gjadrit erdhën dhe efektivë të Drejtorisë së policisë së Qarkut Lezhë, sepse ishin informuar se në fundin e pistës kryesore të Gjadrit.”- thuhet në shkresën e SHISH.
Në shkresën e SHISH sqarohet se jane evidentuar dhe raste të tjerë që lidhjen me përdorimin e avionëve të vegjël për trafikimin e drogës nga Shqipëria jashtë vendit.
SHKRESA E PLOTE E SHISH
Republika e Shqipërisë, Shërbimi informativ i Shtetit, nr.770 Protokoll
Lënda: Dyshime serioze për shfrytëzimit e Aerodromit të Gjadrit, Lezhë në funksion të transportit dhe trafikut të drogës,
Znj. Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes, Tiranë
Nga të dhënat në proces verifikimi, u informuam se në datë 19.03.2014, rreth orës 07:00 të mëngjesit, në fund të pistës kryesore të aerodromit të Gjadrit është ulur një avion i vogël sportiv, tip Charter, me ngjyrë të bardhë. Pas uljes së avionit, shumë afër tij erdhi dhe u afrua një automjet tip furgoni “Veko”, me ngjyrë të bardhë, i mbyllur me targë të Vlorës. Ky avion vjen dhe ulet shpesh herë në aerodromin e Gjadrit.
Bazuar në indicet tona, dyshojmë se ardhja e këtij avioni ka pasur për qëllim transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Rreth orës 08:00 të asaj datë në aerodromin e Gjadrit erdhën dhe efektivë të Drejtorisë së policisë së Qarkut Lezhë, sepse ishin informuar se një avion ishte ulur në fundin e pistës kryesore të Gjadrit.
Të dy strukturat tona në Qarkun e Lezhës, si ato të SHISH dhe ato të policisë së shteti bënë verifikimin e tyre në terren. Nga ana jonë u mësua se efektivët ushtarak të aerodromit ishin shprehur në prani të strukturave të policisë se radarët nuk funksionojnë dhe për rrjedhojë nuk kanë dijeni dhe nuk kanë konstatuar të ulen ndonjëherë avion në aerodromin e Gjadrit. Për rastin në fjalë si nga ne ashtu dhe nga policia, u pyetën banorët e zonës përreth, të cilët konfirmuan uljen e një avioni rreth orës 07:10 minuta të datës 19.03.2014.
Për sa më sipër, Shërbimi Informativ i Shtetit, (SHISH,) nisur nga disa indicie të tij, por marrë shkas dhe nga një indikator i përcjell nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë në tetor të vitit 2013, ka filluar punën operative për mbledhjen e të dhënave me qëllim vërtetimin e dyshimeve se në aerodromin e Gjadrit ulen avion të vegjël, me funksion të transportit të drogës dhe trafikimit të saj jashtë vendit.
Gjithashtu nga ana jonë janë evidentuar dhe raste të tjerë që lidhjen me përdorimin e avionëve të vegjël për trafikimin e drogës nga Shqipëria jashtë vendit. Për këto situata kemi informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me shkresën 666 prot, datë 11.03.2014, më Lëndë:
Dyshime mbi përdorimin e avionëve privat, si mjet për transportin e lëndëve narkotike.
Deri tani, kemi evidentuar se kjo mënyrë po përdoret në rrethet: Gjirokastër dhe Lushnje. Jemi informuar nga strukturat tona në bazë se ky informacion i është kaluar Drejtorive të Policisë në qarqet përkatëse, të cilat kanë filluar bashkëpunimin konkret mes tyre.
Në vlerësimit tonë, çka paraqet rëndësi në evidentimin e saktë të mjeteve të ndryshme që po përdoren në transportin e drogës në linjat detare dhe ajrore është përdorimi i radarëve, të cilët sipas të dhënave tonë në disa raste keqpërdoren ose nuk ekzistojnë fare, si në rastin e aerodromit të Gjadrit.
Vijojmë punë operative, për çka do të rezultojë, do ju informojmë në kohë.
Drejtori: Visho Ajazi Lika
/Balkanweb.com/
Thellohet drama në fshatin Lapulec të Mallakastrës. Rezultatet e analizave të ADN-së zbulojnë si baba të fetusit në barkun e 17-vjeçares tetraplegjike A. Z., vëllanë e saj vetëm 13-vjeçar, që njëkohësisht vuan nga probleme shëndetësore, edhe pse jo në atë shkallë sa motra e tij. Prokuroria dhe Policia i kishin ngritur këto dyshime prej tre muajsh kur ngjarja u bë publike, por për të vepruar ligjërisht duhet të prisnin edhe përgjigjet e analizave për atësinë e fetusit. Tani që konfirmimi erdhi, i mbetet organit të akuzës të vendosë se si do veprojë me të miturin, i cili ditën që ka ndodhur abuzimi seksual, duhej që të kujdesej për të motrën tetraplegjike.
Tensioni mes dy vendeve u rrit ndjeshëm dhe pavarësisht se nuk ka një deklaratë formale lufte, disa analistë besojnë se ky është momenti i shpërthimit.
Trupat speciale ukrainase sulmuan postblloqet ilegale të separatistëve pro- rusë në Slovyansk duke vrarë të paktën pesë militantë.
Ndërkohë presidenti rus, Vladimir Putin tha se Kievi do ketë pasoja nëse përdor ushtrinë ndaj rajoneve pro- ruse.
Ai ka urdhëruar nisjen e një stërvitje ushtarake në kufirin me Ukrainën.
Momente tensione u shënuan edhe në qiell, kur avionët ushtarakë të Danimarkës dhe Britanisë pikasën bombarduesit rusë duke hyrë në një zonë të kufizuar fluturimi.
Trupat amerikane kanë mbërritur në Poloni për një stërvitje të përbashkët ushtarake.
Ndërsa ish- ambasadori amerikan në Shqipëri, James Jeffrey tha për VOA se SHBA duhet të dërgojë forca tokësore në kufi me Ukrainën.
“Trupat tokësore kanë një simbolikë tjetër dhe një vlerë tjetër që nuk krahasohet me atë forcave ajrore apo detare. Siç e pamë në Kosovë në vitin 1999, vetëm pasi Tony Blair kërcënoi me dërgimin e trupave tokësore, vetëm atëhere fushata ajrore e NATO-s përfundoi me sukses. Në rastin e tanishëm të Ukrainës, nëse Rusia vazhdon të kërcënojë vende me pakica të mëdha rusisht-folëse, siç bëri në Krime dhe siç po bën në rajonet lindore të Ukrainës, atëhere ajo duhet ta ketë të qartë se, nëse grumbullon forca të mëdha në kufi, siç bëri në Ukrainë, do të përballet me trupat e NATO-s, me trupa amerikane. Ajo që ka rëndësi është që Perëndimi t’i tregojë Rusisë se ne jemi të vendosur. Patrullimi me aeroplane, eshte me mire se te mos besh asgje, por eshte shume i lehte”, tha Jeffrey.
Në Institucionin e Avokatit të Popullit për herë të parë do të punojë si komisioner një intelektual që përfaqëson komunitetin e personave me aftësi të kufizuar, z. Ermir Kapedani.
Mediat kosovare kanë publikuar letrën e shkruar nga një prej dëshmorëve të luftës kundër serbëve pak çaste para vdekjes, Gëzim Hamza, i cili mbante pseudonimin “Piktori”, ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe humbi jetën në fushëbetejën e Rahovecit në korrik të vitit 1998. Pasi ka mbetur i plagosur, Hamza ka shkruar një letër me amanetet e fundit drejtuar shokëve dhe familjes së tij.
Një ish-i burgosur politik tenton të vetëdigjet përpara Parlamentit. Bëhet fjalë për ish-të burgosurin Kujtim Gaziu, i cili ishte pjesë e një proteste të ish-të burgosurve përpara parlamentit.
Teksa prononcohej për News 24, Kujtim Gaziu është lyer me benzinë dhe ka tentuar ti vërë flakën vetës. “Jam pa punë, kam fëmijë të sëmurë, nuk blej dot as ilaçe për vajzën e sëmurë. Kam marrë benzinë me vete dhe nuk ka seç më duhet jeta”, tha ai.
Më pas është lyer me benzinë, por është ndaluar menjëherë nga polica. (Ndiqni videon)/Balkanweb/
Nga Vlora, për Historia-Ime, Eugert Aliaj
Në Shqipëri aksidentet janë nga më të çuditshmet, por këtë herë A1Report ka mundur të sigurojë pamjet e një aksidenti të ndodhur në Shkodër i cili më shumë ngjan tragjik se sa një shaka mes të rinjve.
Dy të rinj në perfieri të Shkodrës kanë rrezikuar të humbin jetën kur me automjetin e tyre tip Fiat Uno pas daljes nga rruga kanë përfunduar në kanal.
Këto janë pamjet e siguruara nga A1Report, ku pas rënies në kanal të rintë dalin nga automjeti po fatmirësisht pa dëmtime dhe pasoja.
Por ky aksident i shënuar pak ditë më parë, ka nisur si shaka e tre të rinjve ku dy prej tyre me shpejtësi bënin manovra në një rrugë dytësore dhe shoku i tyre i xhironte teksa të rinjt përfunduan në kanal.
Aksidentet me përplasje të automjeteve kanë sjell jo pak pasoja ku nuk kanë munguar dhe viktimat.
Teksa ajo çka ndodh me të rinjtë e kësaj video, është argëtim me papërgjeshmëri pasi pasojat mund të ishin tepër fatale.
INUK në qytetin e Pogradecit ka ndërmarrë një operacion për prishjen e godinave pa leje. Por pronarët e një ndërtesëse, e kanë kundërshtuan INUK pasi pretendojnë se i kanë të gjithë dokumentacionin dhe kërkojnë vetëm 5 ditë kohë për të çuar çështjen në gjykatë. Në këto kushte situata është tensionuar në momentin kur policia ka ndërhyrë për të larguar familjarët.
Grupi islamik në Rripin e Gazës, Hamas, dhe presidenti i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Mahmoud Abbas, kanë rënë dakord gjatë së mërkurës për të implementuar një pakt uniteti. Lajmin e kanë dhënë të dyja palët përmes një konference të përbashkët për shtyp.
Gjyshi i vogëlushes së zhdukur 4 vjet më parë në Zapod të Kukësit vijon kërkimet për mbesën e tij deri në Stamboll të Turqisë.“Para një muaji kemi marrë vesh rastësisht se është parë diku në Turqi dhe kam dërguar njerëzit atje. Por deri tani nuk kemi asgjë. Po vazhdojmë kërkimet edhe në Greqi. Jemi hapur në të gjitha krahët me njerëzit tanë atje, jo me shtetin. Dyshimet e mia ja kam thënë prokurorisë, por ende asnjë rezultat”- deklaroi Zenel Mata.
Ekspertët shqiptarë morën sot në dorëzim në Athinë, zemrën e Ilia Karelit. Një prokuror shqiptar dhe një ekspert i mjekësisë ligjore udhëtuan dje drejt Athinës, për të tërhequr prej andej zemrën dhe disa inde të lëkurës së Ilia Karelit, shqiptarit që u kaqtrajtua për vdekje në burgun e Nigritas, në Greqi.
Foto është shkrepur sot në mbrëmje, 22 prill 2014, në Pediatrinë e qytetit të Vlorës.
Për Historia-ime.com nga Eugert Aliaj
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.