Gazeta TemA ka publikuar pamjet e operacionit të forcave speciale dhe atyre RENEA në një fshat të Sarandës, pas atentatit ndaj një oficeri të policisë.
Gazeta TemA ka publikuar pamjet e operacionit të forcave speciale dhe atyre RENEA në një fshat të Sarandës, pas atentatit ndaj një oficeri të policisë.
Në numrin e sotëm të ‘Ditës’ flitet për një video të Krastës, në të cilën moderatori i njohur bën një denoncim të vetin. E ka me Top-channel-in që, sipas tij, kërkon t’i marrë RTSH-së një network dixhital me 25 kanale (“janë katër network-ë të tillë, dy për RTSH-në e nga një për Top-in e Klanin”, thotë Krasta).
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar sot uljen e tarifave që operatorët celularë i paguajnë njëri-tjetrit për terminimin e mesazheve në rrjetet e tyre. Ulja ka filluar që nga data 1 prill dhe shkon nga 1.44 lekë në 1 lek.
Nga Vladimir Karaj / MAPO
Marrëdhëniet moderne mes Shqipërisë dhe Gjermanisë kanë një nisje romantike dhe pjesërisht të mitizuar nga ana shqiptare, të lidhur ngushtë me vizitat në Shqipëri të Franz Josef Shtraus. Një pjesë e madhe e shqiptarëve besojnë fort se, nëse do të kishte pasur ahere më 1984 një marrëveshje mes Shtrausit dhe Hoxhës apo më vonë Ramiz Alisë, që shihet si njeriu që kreu edhe bisedimet me këtë rast, Shqipëria do të kishte qenë një vend i lulëzuar.
Prokuroria greke ka urdhëruar arrestimin e të paktën tetë personave të konsideruar si përgjegjës për vrasjen e të burgosurit shqiptar, Kudret Kume, i njohur në Greqi si Ilia Kareli. Urdhër-arrestet janë lëshuar nga prokurori i Amfisas, Niko Antonarakis, ndërsa policia greke ka mundur të arrestojë tre prej të dyshuarve.
BBC dhe mediat e tjera te nderkombetare raportojne se pothuajse në të gjitha qytetet kryesore, në avantazh të madh janë kandidatët nga radhët e partisë së kryeminstrit Recep Tayyip Erdogan.
Foto ilustruese, info nga shqiptarja.com dhe Respublica.al
Në Tufinë ka nisur ndërtimi i varrezave murale dhe sipas projektit brenda vitit parashikohet që kryeqyteti t’i ketë këto varreza gati. Gazeta “Shqiptarja.com”, duke cituar burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës, shkruan se një kompani private ka fituar tenderin, dhe parashikohet ngritja e dy godinave të këtyre varrezave, të cilat do të jenë përballë njëra tjetrës, pikërisht në hyrjen kryesore të varrezave të Tufinës.
TIRANE- Pas gati 6 orësh janë ndërprerë kërkimet për gjetjen e 18-vjeçarit Erjon Alizoti i cili u rrëzua në kanionet e lumit Erzen, pas malit të Dajtit, raporton shqiptarja.com. Bashkë me Alizotin, u rrëzua edhe një djalë tjetër, i cili arriti të dilte nga uji, dhe të shpëtohej nga shokët. Dy të djemtë, së bashku me një grup të rinjsh, kishin zgjedhur ditën e sotme për të zhvilluar një ekskursion në “Shpellën e Pëllumbasit”. Ndërsa rrëzimi i të rinjve në kanion ka ndodhur rreth orës 14:00.
Sipas pjesëtarëve të tjerë të grupit që panë ngjarjen, dy djemtë po lanin duart me ujin e lumit Erzen, por kanë rrëshkitur dhe janë rrëzuar. Kamera e “A1 report” ka shkuar në vendin e ngjarjes, duke sjellë edhe pamjet nga terreni i vështirë ku kanë ecur të rinjtë.
LEXONI EDHE: Tragjedia e Himares…
Menjëherë pas raportimit të ngjarjes, në zonë kanë mbërritur forcat e policisë dhe polumbarët të cilët kanë vijuar për rreth 6 orë kërkimet për gjetjen e të riut, por tashmë kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës. Ndërsa pritet që kërkimet të rinisin nesër me mjete më të specializuara.
Ndërsa, i riu i cili u mund të nxirrej nga kanioni u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lexoni me shume KETU
(Foto ilustruese)
Tre persona dyshohen se i kanë kërkuar 600 euro në këmbim të fjalëkalimin të profilit në rrjetin social “Facebook”, një vajze, të cilës paraprakisht ia kishin bllokuar atë. Policia ka arritur të ndalojë dy prej tyre, ndërsa i treti është në arrati, raporton KD.
Dy persona në kerkim kane lenduar duke perplasur me motorr nje oficer policie. Personat kishin tentuar te grabisnin nje grua ne zonen e ish bllokut gjate dites se sotme, por janë pikasur nga ana e patrulle shpallur së policisë, që është vënë në ndjekje të tyre.
Shenim – Ende plaga mbetet e hapur për familjaret e viktimave të tragjedisë së Otrantois, nga e cila sot mbushen plot 17 vite. 81 persona humbën jetën në mes te detit, pas përplasjes se anijes shqiptare “Kateri i Rades” me anijen ushtarake italiane, “Sibila”. Familjarë dhe të afërm të viktimave, ashtu si çdo vit kanë përkujtuar humbjen e tyre, duke hedhur buqeta lulesh në det.
GREQI- Një thyerje e fuqishme e kafazit të kraharorit mendohet të jetë shkaku i vdekjes së shqiptarit që para 3 ditësh vrau një gardian grek, ndërsa protesta masive po përgatiten nga shqiptarët në 4 burgje të Greqisë.
Ish- gruaja e mbretit të Arabisë Saudite, i ka bërë apel presidentit amerikan, Barack Obama që të ndihmojë të lirohen katër vajzat e saj të rritura, të cilat mbahen të mbyllura në pallatin mbretëror kundër vullnetit të tyre.
TIRANE- Partneriteti privat publik në shëndetësi është një nga nismat më të fundit të qeverisë, çka përbën një risi në reformat e ndërmarra sa fundmi. Ky partneritet do të bëjë të mundur që një pjesë e mirë e shërbimeve të gjejnë shtrirje në këtë sektor, por edhe të jenë në favor të popullatës.
Bordi i Guvernatorëve për Transmetimet, agjencia e qeverisë amerikane që mbikqyr Zërin e Amerikës, ka publikuar hollësitë e propozimit për buxhetin e vitit 2015, që parashikon eliminimin e programeve në gjuhët e Ballkanit dhe rrit shpenzimet për Azinë dhe Afrikën.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.