Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe Të Bashkuar pro LGBT (Pro LGBT) bënë publike sot gjatë një konference për shtyp axhendën e aktiviteteve në kuadër të 17 Majit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë.
Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe Të Bashkuar pro LGBT (Pro LGBT) bënë publike sot gjatë një konference për shtyp axhendën e aktiviteteve në kuadër të 17 Majit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë.
Sot eshte Dita Nderkombetare e Lumturise, nje dite kur njerezit ne mbare boten festojne lumturine dhe ndergjegjesohen per te sjelle ndryshime pozitive ne bote. Shume njerez kane hedhur fotot e asaj qe lumturia personifikon per ta ne rrjetet sociale. Historia-Ime zgjedh t’ju pershendese ne kete dite me urimin per lumturi ne cdo dite te vitit me “Don’t worry, Be Happy”.
Një peshkarexhë me 4 persona në bord ka rrezikuar të mbytej mëngjesin e sotëm por ndërhyrja e Guardia di Financa dhe rojeve bregdetare u ka shpëtuar jetën peshkatarëve.Peshkarexha ka dhënë alarmin SOS, 27 milje larg bregut të Durrësit mëngjesin e sotëm.Peshkarexha kishte pësuar avari dhe rrezikonte të mbytej. Elvis Ceka Kapiten Lejtant në Qendrën Ndërkombëtare Operacionale Detare tha për tv A1 Report se peshkatarët ndodhen në anijen “Lisus” që po kryen edhe tërheqjen e mjetit. “Peshkatarët janë në gjëndje të mirë shëndetësore. Ndodhen në bordin e anijes “Lisus” që po kryen dhe tërheqjen e mjetit. Ky mjet rrezikon të fundoset dhe ka marrë ujë”, tha Kapiten Lejtant Ceka./shqiptarja.com/
Një tjetër person ka humbur jetën në Kosovë si pasojë e virusit AH1N1 ose i njohur ndryshe si gripi i derrit, duke e çuar kështu numrin e viktimave në katër.
Dhëndri i Osama bin Ladenit rrëfen se udhëheqësi i Al Kaidës ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmeve të 11 Shtatorit po atë ditë, derisa ka qenë në një shpellë në Afganistan. Sulaiman Abu Ghaith, 48 vjeç, i cili është i martuar me vajzën e Bin Ladenit, Fatima, ka dëshmuar të mërkurën në gjykimin e tij për terrorizëm në Nju Jork.
Ndërsa konfirmohet se nga Shqipëria janë larguar drejt Sirisë për të luftuar 86 shtetas shqiptarë, për 13 prej tyre Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të dhëna të provuara edhe nga sistemi TIMS, se kanë marrë me vete bashkëshortet dhe fëmijët.
Në Shqipëri ka mbërritur një tjetër grup prej 11 muxhahedinësh, pjesë e organizatës Mujahedin-e Khalq (MKO) nga Iraku drejt vendit tone. Lajmi bëhet i ditur nga televizioni iranian ‘Press Tv’, i cili citon burime të mirëinformuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin irakian Bagdad.
Aleanca LGBT dhe ProLGBT ju njoftojnë se ditën e nesërme, e enjte, 20 mars, do të zhvillojnë në ambientet e hotel Tirana International një konferencë për shtyp. Në këtë konferencë drejtues të lëvizjes LGBT dhe aktorja Ema Andrea do të informojnë për të gjithë axhendën e aktiviteteve në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, për cmimet Aleati i Vitit, për detajet dhe masat e marra në lidhje me Pedalimin Kundër Homofobisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, etj.
“Rruga e xhihadistëve Shqipëri-Turqi” është titulli i një shkrimi të Mapos, ku jepet itinerari që kanë ndjekur shqiptarët deri në destinacionin Siri, por edhe informacione të tjera lidhur me këtë argument. Po e publikojmë më poshtë”
Një 20-vjeçare nga Vlora nxjerr në shitje fëmijën që nuk ka lindur ende. Vajza që i përket komunitetit rom, nënë e dy fëmijëve të tjerë, thotë se do ta shesë fëmijën që mban në bark, pasi nuk ka mundësi për ta rritur.Historia e 20-vjeçares bëhet akoma më e rëndë kur ajo rrëfen se fëmija që mban në bark është fryt i një incesti me kushëririn e saj. Gruaja e re, në një intervistë për GSH, thotë se e siguron jetesën duke lypur rrugëve, ndërsa bashkë me dy fëmijët e saj, 3 dhe 2 vjeç, jeton te shtëpia e nënës së saj.
Ambasadori i Greqisë në Shqipërisë, Leonidas Rokanas ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Panorama” ku flet për çështjen e marrëveshjes së delimitimit të ujërave detare. Problemi kyç është vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare që hodhi poshtë draft-marrëveshjen e vitit 2009. “Çfarë është bërë nuk mund të zhbëhet”, shprehet Rokanas, duke përcjellë kështu mendimin se marrëveshja e re nuk mund ta tejkalojë vendimin e gjykatës, por që gjithsesi nuk është se pengon që pjesë të marrëveshjes së shkuar të merren në konsideratë si pika nisjeje për të negociuar në këtë drejtim. Dhe Rokanas ka bërë të njohur se negociatat për këtë çështje kanë nisur./Respublica.al/
Dy femra kosovare kanë rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë luftës në Kosovë.
Një femër e moshë së mitur përmes një interviste të realizuar në frontin e luftës, ka treguar tmerret që ka përjetuar dhe përdhunimin nga ana e forcave serbe.
Një video shokuese e Agimit të Artë është hedhur në internet, ku një breshëri plumbash me disa armë vjen pas thirrjes “Një shqiptar!”. Thirrja është bërë në kohën kur në Greqi, parlamenti po zhvillon procedurat për heqjen e imunitetit të deputetëve të partisë “Agimi Artë”, është publikuar një tjetër video tronditëse kundër shqiptarëve, ku protagonistë duket se janë sërish anëtarët e kësaj partie.
Qarkullon në rrjet një kurth që kërkon të shfrytëzojë kuriozitetin e shtuar të njerëzve mbi misterin e avionit të Malaysian Airlines.
Krimeja është pjesë e “pandashme” e Rusisë. Kështu u shpreh presidenti rus Vladimir Putin në fjalimin e tij para dumës ruse për referendumin e Krimesë. Ai theksoi se referendumi u zhvillua në respektim të rregullave demokratike dhe e cilësoi atë si “të bindshëm” dhe në përputhje me drejtën ndërkombëtare. Pak para fjalimit presidenti rus kishte miratuar pranimin e gadishullit të Krimesë si pjesë të Rusisë dhe njohjen e tij si shtet të pavarur. Seanca e jashtëzakonshme e parlamentit në Kremlin filloi nën brohoritje dhe duartrokitje.
Putin nënshkroi edhe marrëveshjen e pranimit të gadishullit të Krimesë, që i përket Ukrainës në bazë të së drejtës ndërkombëtare, si pjesë të Rusisë. Prezent nën nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje ishin edhe përfaqësues të udhëheqjes së Krimesë.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.