Vidhen 20 mijë euro në një bankë pranë qendrës së Tiranës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së martë, ndërsa vetëm mbrëmjen e kaluar drejtuesit e bankës kanë bërë denoncimin në polici.
Vidhen 20 mijë euro në një bankë pranë qendrës së Tiranës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së martë, ndërsa vetëm mbrëmjen e kaluar drejtuesit e bankës kanë bërë denoncimin në polici.
Një i ri është vënë në pranga pasi dyshohet se prodhonte dhe tregtonte bomba me telekomandë. Nga Komisariati i Policisë Nr.6 në Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i 30-vjeçarit Albert Stafa, banues në komunën Bërxull. Ndalimi i tij u bë pasi në bazë të hetimeve të kryera rezulton se ai prodhonte dhe tregtonte lëndë plasëse të telekomanduara.
Një vajzë nëntë vjeçare është në gjendje kritike për jetën pas përdhunimit brutal nga një i ri. Ngjarja e tmerrshme ndodhi pasditen e së dielës, kur ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë së saj, në New Delhi, Indi. Vogëlushja ishte së bashku me katër shoqet e veta, kur i është afruar një 25-vjeçar, i cili pasi e shpi në një vend të izoluar, e përdhunon.
Djali i Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, Ukë Rugova është arrestuar. Rugova ende ndodhet në ambientet e shtëpisë së tij, në Velani, lagje të Prishtinës. Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se Policia e Euleksit përveç Ukë Rugovës, ka arrestuar edhe shtatë persona të tjerë, që lidhen me rastin krim i organizuar. Policia e Kosovës pohon se bëhet fjalë për shitblerje vizash.
Policia ndaloi mëngjesin e së hënës gjashtë të rinjtë, me banim në Bathore dhe Kamëz, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim pasi dyshohen që në një hark të shkurtër kohor të kenë grabitur gjashtë pika karburanti në Tiranë, Vorë, Laç, Burrel dhe Lushnje.
Çifti i të moshuarve Sako dhe Bedrie Leka nga 70 vjeç jane goditur me mjete të forta në trup. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në lagjen ’18 Tetori’ në qytetin e Lushnjës. Dy personat e maskuar pasi kanë kërcënuar nusen e djalit duke i kërkuar të tregonte se ku ishin parate, kanë nisur t’i gjuanin me lopatë.
Këngëtari i muzikës tallava “Mandi i Nishtullës”, i njohur për këngën “Të ka lali shpirt” është ndaluar nga policia. Pëllumb Elmazi, emri i vërtetë i këngëtarit mësohet të jetë ndaluar nga forcat e policisë ndërkohë që drejtonte automjetin në gjendje të dehur në qytetin e Elbasanit. Këngëtari mësohet t’i ketë rezistuar forcave të policisë dhe kjo ka çuar në ndalimin e tij duke u dërguar në komisariat./Shqiptarja.com/
Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda zbulojnë transaksionet bankare që janë kryer mes Ilir Karçinit, Mëhillajt dhe vrasësit me pagesë Julian Sinanaj, që momentalisht ka statusin e bashkëpuntorit të drejtësisë. Pikërisht në këto transaksione sipas organit të akuzës provohet kalimi i shumave financiare në llogarinë bankare të vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.
Të dielën ,BBC ka transmetuar një intervistë në të cilën Kryebashkiaku i Soçi – t, Anatoly Pakhomov u tregua një Ahmadinexhad i mirëfilltë. Ai pohoi në mënyrë injorante se qyteti olimpik i Rusisë nuk ka homoseksualë – pavarësisht nga fakti se intervistuesi i tij, John Sweeney, kishte qenë në një nga klubet e homoseksualëve të Soçi – t një natë më parë.
Në të vërtetë, ashtu siç edhe Pakhomov me siguri e di, qyteti turistik i Detit të Zi ka qenë një destinacion për homoseksualët rusë dhe pushues që nga koha e komunizmit, kur homoseksualiteti ishte një vepër penale e dënueshme me punë të rëndë.
Vendi të cilin vizitoi Sweeney është dëshmi se ndërsa Soçi mund të mos jetë qyteti – P (qytet në Massachusetts të SHBA–ve i cili vizitohet shumë nga homoseksualët) i Kaukazit, por diçka që i afrohet shumë atij. Klubi Mayak është kujdesur për vizitorët ndërkombëtare po ashtu edhe për ata vendas për më shumë se tetë vjet, dhe mund të pritet që të lulëzojë gjatë Lojërave Olimpike të 2014 kur turistët, Olimpikët dhe reporterë nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve ta vizitojnë për të parë shfaqje të ndryshme të klubit me stil kabare, vallëzime në dyshemenë e ndriçuar në stilin Ethet e të Shtunës Mbrëma dhe të pinë pije shumë të shtrenjta.
Megjithatë, pavarësisht nga lulëzimi i biznesit, historia e Klubit MAYAK nuk është domosdoshmërisht positive. Fati i klubit, pas Olimpiadës mbetet në rrezik në sajë të të ashtuquajturit ligj të Rusisë për propagandën gay. I miratuar vitin e kaluar, legjislacioni federal ndalon si rusët ashtu dhe të huajt ti barazojnë marrëdhëniet homoseksuale dhe heteroseksuale, dhe ndalon shpërndarjen e materialeve pro – gay. Thjesht duke u kapur nga duart mund të çojë në një gjobë të madhe – përveç rreziqeve të tjera. Edhe pse Presidenti rus Vladimir Putin ka sugjeruar që Olimpikët dhe pjesëmarrësit në Soçi nuk janë në rrezik për ndjekje penale, sulmet me bazë urrejtjen kanë qenë në rritje në Rusi që nga kalimi i ligjit.
Situata është përkeqësuar aq shumë saqë bashkë-pronarët e Klubit MAYAK, një çift afatgjatë të quajtur Andrei Tanichev dhe Roman Kochagov, kanë aplikuar dhe ju është mohuar azili në Evropë. Ndërkohë, edhe pse klubi i tyre mund të jetë i ndritshëm dhe mikpritës nga brenda, dera e përparme e tij tani është pa emër dhe e papërshkrueshme. Tabela e klubit është shkatërruar kaq shumë herë sa që Kochagov thjesht nuk e mori më mundimin ta zëvendësojë atë, dhe edhe pse komuniteti ndërkombëtar ka interes për këtë klub, pjesëmarrja nga komuniteti lokal homoseksual është duke rënë.
Në festim të skenës së rrezikuar homoseksuale të Soçi – t, dhe në refuzimin e injorancës së devotshme të Pakhomov – it , këtu janë 20 fotografi të Klub Majak në momentet e tij më të mira. ( Dhe këtu jemi duke shpresuar që Tanichev dhe Kochagov të mund të vazhdojnë të drejtojnë biznesin e tyre, dhe të jenë të sigurtë, për vitet që do vijnë.)
Për më shumë klikoni KETU
Përktheu Alba Ahmetaj
Një derë e rëndë…
para teje!
– Nina Cara –
Ka studime të ndryshme që përditësohen e dalin me rezultate jo të njëllojta kur vjen fjala te dobia ose dëmi i konsumimit të mishit me shumicë. Por meshkujt e rrugëve shqiptare pak duan t’ia dinë. Ajo që duan është vetëm të hanë mish.
Thuhet se kur Zoti do ta ndëshkojë një popull, e zhyt atë në muhabete të kota. Dhe është frikësuese sesa e mishërojmë ne këtë sentencë. Mjaft të vërehet se si kafenetë tek në gëzojnë statusin e “institucioneve” shoqërore, e se, si çdo lloj “institucioni” tjetër, i ngarkuar për punë e misione të frytshme, është katandisur në një lloj kafeneje.
Një protestues ukrainas, i veshur gjer në dhëmbë i ka propozuar për martesë të dashurës së tij. Shumë pranë Sheshit të Pavarësisë, protestuesi i kërkoi dorën të dashurës së tij, me të cilën është njohur gjatë protestave. Nga fotot duket se ajo ka thënë Po! Ccifti planifikon të martohet tek barrikadat.
Qeveria ka hartuar një plan me 53 masa për çështjen e sigurisë rrugore. Masat janë miratuar nga Komiteti Ndërministrori i Sigurisë Rrugore dhe pjesë e masave ëshhtë edhe vizita te psikologu para pajisjes me leje drejtimi për automjet.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.