Një makinë ka shpërthyer në ecje e sipër në rrugën nacionale Korçë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme afër fshatit Pirg dhe fatmirësisht kanë mundur të shpëtojnë dy personat që udhëtonin në automjetin Range Rover.
Një makinë ka shpërthyer në ecje e sipër në rrugën nacionale Korçë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme afër fshatit Pirg dhe fatmirësisht kanë mundur të shpëtojnë dy personat që udhëtonin në automjetin Range Rover.
Humb gjyqin pacientja e mjekuar gabimisht me kancer në QSUT në Tiranë. Sonila N., e datëlindjes 1988 nga Vlora, kishte kundërshtuar në Gjykatë vendimin e Prokurorisë së Tiranës për mosfillimin e hetimeve ndaj mjekëve, që në mënyrë të gabuar e diagnostikuan me kancer. Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë i kishte dhënë të drejtë pacientes, duke urdhëruar Prokurorinë të hapë hetimet ndaj mjekëve, me argumentin se kurat dhe kimioterapia ndaj pacientes i kanë shkaktuar asaj probleme serioze për shëndetin.
Philip Hoffman është gjetur i vdekur paraditen e së dielës në apartamentin e tij në New York City në moshën 46-vjeçare. Policia ka konfirmuar se aktori ka ndërruar jetë për shkak të një mbidoze lëndësh narkotike.
Ndersa populli ndeshet me pushtetin, nje pianist me fytyre te mbuluar luan cdo mbremje muzike per protestuesit. Republicca.it e krahason si ajo lulja qe rritet ne mes te shkembit ose ne shkretetire.
This is a press release from Sarajevo Open Center:
Prompted by the attack perpetrated during the Queer Festival Merlinka in Sarajevo at 15:15 on Saturday the 1st of February 2014, Sarajevo Open Centre would like to call your attention to the violence against Lesbian, Gay, Bisexual and Trans persons in Bosnia and Herzegovina, and plead your help in raising our voice against it.
Një 56-vjeçar grek, është arrestuar në flagrancë nga policia e kryeqytetit teksa po tentonte të grabiste një supermarket në zonën e Kombinatit në Tiranë. Gjatë dëshmisë së polici, greku ka deklaruar se, po vidhte për shkaqe ekonomike.
“Gazeta Shqiptare” u ka bërë një intervistë analistëve Artan Hoxha dhe Artur Zheji mbi çështjen e “SMS-se” gjatë emisionit “Opinion”. Hoxha pranon se ka marrë mesazhe në telefon nga Berisha dhe dhëndri i këtij të fundit, dhe thotë se “bravo” nuk i thotë vetëm ish-kryeministri. Ndërsa Zheji nuk e pranon që SMS-ja i është dërguar nga Nano, por flet për hacker-a.
Edhe pse ka pasur kundërshtime nga komuniteti fetar mysliman, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një ligj për ndotjen akustike, në të cilin përmendet dhe zhumra që vjen nga xhamitë nga ezani, thirrja që bëhet në xhami 5 herë në ditë për faljen e namazit.
RROGOZHINË- Shpërthimi i një bombole gazi është bërë shkak për përfshirjen nga flakët të ambienteve të brendshme të burgut të Rrogozhinës. Zjarri fillimisht ka përfshirë dhomën ku të burgosurit zhvillojnë takimet me familjarët. Si pasojë e zjarrit që përfshiu ambientet e burgut rreth orës 20:30, 14 të dënuar kanë pësuar asfiksim.
Lexo me shume: http://historiaime.al/en/te-drejtat-e-njeriut/item/4110-burgu-i-rrogozhines-perfshihet-nga-zjarri,-17-persona-drejt-spitalit.html
Shqiptarja.com – Mbrëmë në emisionin “Opinion” në tv Klan të Blendi Fevziut, ka pasur një debat të nxehtë mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i ftuar përballë analistëve për të folur për situatën e rendit por dhe operacionin e arrestimit të bandës së tritolit.
Një aktivist i opozitës në Ukrainë, që ishte deklaruar i zhdukur prej tetë ditësh, është gjetur në rrethinat e kryeqytetit, i torturuar dhe i mbuluar me gjak.
Dmytro Bulatov u zhduk gjatë trazirave në Kiev.
Ai u tha mediave se personat që e rrëmbyen e kishin torturuar, kryqëzuar dhe e më pas e hodhën duke e lënë të vdiste.
Grupet xhihadiste që luftojnë në Siri janë të përgatitura për të sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata bombë u lëshua në senatin amerikan nga vetë drejtori i NSA-së, Këshillit Kombëtar të Sigurisë, James Clapper, i cili konfirmoi se momentalisht në Siri ndodhen mbi 7 mijë ushtarë të huaj që kanë ardhur nga disa shtete që ndodhen në Europë dhe nga vendet arabe.
Ditën e djeshme hëna dhe dielli kanë dhënë një shfaqje të pabesueshme, teksa një satelit i tokës kaloi pranë diskut të diellit. Por ky eklips nuk shihej me sy të lirë, vetëm nga hapësira. Një kalim i tillë ndodh dy deri në tre herë në vit. Zakonisht zgjat 30 minuta, por ky i fundit zgjati 2.5 orë. Fotot janë bërë nga Observatori “Solar Dynamics” i NASA-s.
Pikërisht sipas burimeve të prokurorisë kjo kohë përkon me periudhën kur Mitros, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Vendor Vlorë dhe Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, i kishin prishur parkingun e lokalit në Vlorë, që quhet “Wallstreet” dhe që ndodhet në zonën e ujit të ftohtë. Gjatë kësaj kohe, Mitro ka menduar se këtë të keqe, e kishte nga prefekti i Vlorës Besnik Dervishi, i cili disa ditë para vendosjes së tritolit kishte folur shumë ashpër për ndërtimet pa leje që ishin ngritur buzë bregut të detit Jon.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.