Organizata Freedom House nxori të enjten raportin e përvitshëm për gjendjen e lirisë në botë, ku analizohen të drejtat politike dhe liritë civile të 195 vendeve dhe 14 territoreve të botës. Raporti mbulon ngjarjet e vitit të kaluar. Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të jenë në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira.
