Fragment urban – Edi Piqoni
Kemi dëgjuar për vënie tritoli këto ditë. Ndërsa stili i fundit është djegia. Automjeti i Gjergj Bojaxhiut, ish-drejtor i KESH-it, është përfshirë nga flakët mesnatën e së hënës, kur ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë në periferi të Tiranës.
Artistja Queniee Liao ka krijuar një seri skenash me djalin e saj të vogël në botën e çudirave. Bota e çudirave të vogëlushit merr formë me rroba, kuverta me ngjyra, kafshë prej pelushi e objekte të tjera shtëpiake. Kush e mendonte se bota e çudirave ishte aq afër!
Një alarm për bombë në shkollën “Qemal Stafa” është dhënë rreth orës 11:00 të ditës së sotme. Policia për arsye sigurie ka evakuuar menjëherë nxënësit dhe mësuesit nga godina e shkollës.
Dy persona të armatosur kanë grabitur një filial banke ditën e sotme në Orikum. Sipas dëshmitarëve grabitësit kanë qëlluar me armë në ajër dhe më pas kanë marrë paratë shuma e të cilave nuk bëhet me dije. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. ndërkohë kanë nisur patrullime nga toka dhe ajri për kapjen e tyre. Dyshohet se autorët janë fshehur në një pyll në zonën e njohur si fusha e fshatit Dukat./Balkanweb.com/
Nje raport per krimet ne Siri jep te dhena shokuese. Janë në total 55 mijë foto (te nxjerra nga nje fotograf ne Siri), ku shfaqen trupa njerezish te masakruar dhe torturuar që pritet të shtojnë më shumë presionin ndaj presidentit Bashar al- Assad.
Revista Klan Nr.853
Puna vullnetare e një mësueseje për arsimimin e fëmijëve të ngujuar. Ecejaket e Liljana Luanit për të siguruar libra dhe ndihma, nxënësit e humbur dhe shpresa se një ditë do të realizojë një pajtim kombëtar. Tentativa për të ngritur një shkollë, gjakmarrja, dështimi i shtetit dhe pasojat
Për koicidencë, kryeqyteti i Ukrainës është përfshirë dje dhe sot nga përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve pro europianë. Situata ka degjeneruar me bomba ‘Molotov’ ndaj policisë, makina që digjen dhe hedhje gurësh ndaj forcave të rendit.
Pas rrëzimit të bustit të Nënë Terezës në Mitrovicë, ka rënë në sy një reagim i Forumit të të Rinjve Myslimanë që, sipas gazetës Express, është pjesë e partisë LISBA (Lëvizja Islame – Bashkohu). Ky Forum ka dalë me një deklaratë, në të cilën Nënë Tereza quhet putë (ka kuptimin putanë?).
Grupi i biçiklistëve që këto ditë tërhoqën vëmendjen e medias konvencionale me disa slogane gallatë, si: “Pjeshkat lëvizin me biçikleta” dhe “Ta gjej unë një dashnore, por lëre X6 në shtëpi”, kanë kohë që protestojnë seriozisht.
Nga Albina Hoxha
Raporti i fëmijëve të braktisur më fëmijët e adoptuar anon nga fëmijët e braktisur. Kërkohet më shumë sensibilizim dhe më shumë ndërgjegjësim. Shkaku kryesor i braktisjes së fëmijëve mbeten problemet sociale.
Një aktivitet i planifikuar sot në 21 janar nga Organizata Politike, një organizatë të rinjsh që kërkonin ta kthenin hapësirën publike në një ambient diskutimesh politike për cështjen e 21 janarit përfundoi me ndalimin e 4 aktivistëve të saj.
Në video kemi një seancë “Shihemi në gjyq”, ku djali kërkon që e ëma të përzërë të dashurin nga shtëpia ose të ikë bashkë me të. Sipas djalit ajo s’ka punë të ketë të dashur sepse është nëna e tij dhe kjo duhet t’i mjaftojë. Me sa duket fëmijët vazhdojnë t’i duajnë nënat e virgjëra, edhe pas 21 vjetësh, kur kjo thuhej në një artikull të gazetës letrarë “E Për7shme” në vitin 1992.- /n.c./
“Fëmijët i duan nënat e virgjëra – Revista “E Për7shme”, Korrik 1992“
Duke qenë gjithmonë të ndershëm dhe deri diku të vetëdijshëm për pozicionin tonë semaforik, tepër të pazëvendësueshëm në zhvillimin e kulturës dhe shijes së popullit tonë, si dhe për të mbajtur mirë moralin e tij të vjetër dhe të bukur deklarojmë se fëmijët i duan nënat e virgjëra.
Këtë fjalë shumë domethënëse e jep në konferencën e vet të padhënë të shtypit një njeri me emër pa iniciale.
Prej këtej e tutje ne që e duam shumë virgjëreshën prej hekuri braktisim gjithë komplekset e fajit, gjithë mënyrat argëtuese mëkatare, shpifjet e të tjerëve, braktisim të gjithë ata që manipulojnë gazetën tonë të virtytshme dhe fillojmë e largohemi nga toka duke ecur me frikë të pamatë në botën e kuptimshme përbrenda virgjërave. Them e kuptimshme sepse fjala vjen vetë, e ndritshme-nuk mund të thuhet pasi gjërat e ndritshme nuk janë të frikshme dhe kanë pak mundësi të jenë tamam të bukura, nuk mund të thuhet as e errët sepse edhe gjërat e errëta përveç që nuk janë të dukshme nuk mund të thuhen për të gjitha të virgjërat deri në kohën në fjalë kur ato nuk e kanë qelbur me metalurgjinë e tyre.
(Në foto artikulli origjinal i gazetës E Për7shme)
George Bush, Meryl Streep, Hillary Clinton e të tjerë persona të famshëm e të pushtetshëm kanë në qarkullim foto nudo. Dhe këto foto s’janë askund tjetër përveç se në arkivat e universiteteve me më zë në botë, Harvard, Yale, Brown, Vassar etj . Mes viteve 1940-1970 studentët e vitit të parë ishi të detyruar të pozonin nudo. Skandali u publikua për herë të parë në vitin 1995 në New-York Times.
Sesionet e pazakonta fotografike ishin pjesë e një projekti të madh të drejtuar nga psikologu William Herbert Sheldon, i cili i kryente ato në bashkëpunim me universitetet. Ndërkohë që ideja e përgjithshme ishte se fotot kishin për synim studimin e deficencave të qëndrimit të trupit, ekziston hipoteza se pas tyre fshihet një e vërtetë e ligë. Sipas evidencave në materiale të shkruara të klasifikuara të Sheldon, supozohet që kërkuesi i përdorte studentët e vitit të parë për të studiuar lidhjen mes formës së trupit dhe inteligjencës së tyre. Nazistët kanë formuar arkiva të ngjashme të analizimit të formës së trupav për të mbështetur teoritë e tyre mbi racën dhe hierarkinë sociale. Asnjë prej studentëve nuk ka dhënë leje me shkrim për t’u fotografuar nudo./n.c/
Marrë me shkurtime nga “kosovalive360”
Një si Oda Haliti, nuk do të të rastisë shpesh të takosh, e sidomos jo në Kosovë. Një vajzë vërtet e këndshme, tip detajesh, sociologe, e njëherësh një ndër vajzat e para që udhëheq një biznes të sajin të llojit të hotelerisë. Odën, ta njohësh do të duhet pak nga koha e saj, ajo është aq e lirë, person i hapur, e qetë, e dashur, e pa harruar ta përmendim një person me plotë shije e stil. Në moshën 23 vjeçare ajo realizoi ëndrrën e saj, duke hapur një loka, një kafiteri të quajtur Gegë. Ishte ky njëri ndër lokalet e para në Kosovë që është prezantuar ndryshe, përveç se është udhëhequr nga një vajzë shumë e zonja, ky vend ka një histori të tërthortë.
Për më shumë: http://www.kosovalive360.com/oda-nje-femer-qe-ne-praktike-po-i-thyen-tabute.html
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.