La Ghie, këngëtare filipinase duke kënduar “Moj e bukura More” në Dubai.
La Ghie, këngëtare filipinase duke kënduar “Moj e bukura More” në Dubai.
Krijohet Task-Forca e energjisë për qarkun e Tiranës. Në takimin e zhvilluar ditën e sotme morën pjesë prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi dhe ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri. Ministri Gjiknuri e cilësoi krim vjedhjen e energjisë, duke nënvizuar se asnjë faturë e papaguar nuk do të amnistohet. “Duhet të sensibilizojmë qytetarët, mospagesa është problem për tregun.
Dy tërmete të forta, me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës, të cilat janë pasuar nga 22 lëkundje të lehta që janë ndjerë në qytetin e Durrësit, Tiranës, Kavajës dhe Krujës.
Pa koment! Per informacion dhe foto te tjera shikoni me poshte:
http://historiaime.al/en/2011-08-07-02-51-05/item/3985-ta-gjej-une-nje-dashnore-vetem-lere-x6-n-shpi.html
http://historiaime.al/en/2011-08-07-02-51-05/item/3983-korsite-e-bicikletave,-200-te-rinj-proteste-ne-tirane.html
Foto nga Eugert Aliaj /e.t/
“Kultivoi hashash, dënohet me 3 vjet burg shtetasi Pjerin Çekaj”.
“Dënohet me gjashtë vjet burg bullgarja trafikante”
“U kap me drogë, dënohet me 7 vite burg në Angli 29 vjeçari shqiptar”
“Dënohet me 5 vjet burg gjimnazistja Emanuela L. për 5.9 gram hashash”.
Dënimet e mësipërme janë të vështira për t’u interpretuar, por edhe një sy i lirë të bën të kuptosh se në masat e dënimit për përdorimin e drogave nga të lehta në të forta, ka nonsense ligjore.
Rasti i Emanuelës, e dënuar në mungese, e cila vijon të jetë në kërkim, është ndoshta një moment për t’u ndalur. Adoleshentja është kapur me gati 3 cigare hashash në 9 prill të 2012 ne gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz . Nga testet e mjekësisë ligjore, adoleshentja rezultoi jo përdoruese. Para hetuesve ajo deklaroi se marijuana ishte e të vëllait, raporton Vizion Plus. Nëse Emanuela do te ishte një gjimnaziste në Kolorado, ne Uashington apo në Holande, ajo do te kishte vazhduar normalisht jetën, por jo në Kamëz të Shqipërisë dhe nuk do ishte e akuzuar për përdorim dhe shitje të lendes narkotike.
Kreu i Dhomës se Avokateve, Sajmir Visha, tregon përpjekjet e dhomës për të ndryshuar ligjin. Avokati Vishaj shkon më larg duke thëne se është koha për të thyer një tabu dhe pse jo t’i themi “Po” legalizimit të drogave të lehta. Por, a jemi gati ne si shoqëri për një hap të tille. Kjo padyshim i takon një debati të gjere publik. Ndërkohë që ne reflektojmë, Emanuela vijon të fshihet në ndonjë cep të Evropës, SHBA ka nisur prej kohesh procesin. Pas Uashingtonit, shteti i dytë që legalizoj marijuanen ishte Kolorado. Në hartën e paraqitur, shtetet me ngjyrë jeshile janë ato që e lejojnë me një recete nga mjeku. Ndërsa një pjesë e vogël kryesisht republikanet të cilët njihen si me konservator vazhdojnë të bëjnë rezistence. Sipas një sondazhi të CCN shumica e amerikanëve janë pro legalizimit. Po ne a jemi gati të pyesim?
Marre nga TemA
Shqiptarja.com flet sot per nje ceshtje pak te njohur e qe ka te beje me rastet e transportit te viktimave nga nje ane e kufirit, ai grek, ne anen tjeter. Flet per nje kufi te ndertuar per kete ceshtje dhe per marreveshje, por me e rende eshte pjesa kur flet per detaje dhe raste konkrete.
Policia e Tiranës thotë se ka arrestuar një “hacker” 18 vjecar, i cili akuzohet për veprat penale “Hyrje e pa autorizuar kompjuterike” dhe “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, në kuadër të veprimtarisë së grupit të hakerave “Albania Hacker Group”.
Një bust i Nënë Terezës, i vendosur në Mitrovicë para disa vitesh, është rrëzuar gjatë natës së kaluar. Policia nuk është ngutur me deklarata. Madje, përfaqësues të saj kanë demonstruar një ngut për të dhënë versione pa fajtorë. “Janë dy pista dyshimesh: përveç faktorit njeri, ëhstë edhe dyshimi se bazamenti mbi të cilin ëhstë ngritur busti nuk ka qenë i sigurt; bulonat që e mbanin bustin nuk kanë qenë të shtrënguara mirë”, ka thënë për gazetën Express Avni Zahiti, zëdhënësi i policisë. Me të njëjtat tone ka folur dhe kryetar i komunës.
Por Opinionisti i njohur Nexhmedin Spahiu që në të njëjtën kohë ka qenë dhe kandidat për kreun e komunës në zgjedhjet e sapombyllura, nuk e përjashton versionin që busti të jetë rrëzuar qëllimisht. Dhe me këtë rast është shprehur:
“Si ideator, nismëtar dhe kontribuesi kryesor së bashku me Dr.Don Jak Prenkun, i ngritjes së përmendores së Nënës Terezës në Mitrovicë, shpreh indinjatën më të thellë me rastin e rrëzimit të saj gjatë natës së mbrëmshme. Përmendorja është ngritur me kontributet vullnetare të qytetarëve nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora ku kontributin kryesor e kanë dhënë vëllezërit Gojcaj nga Amerika. Ngritja e përmendores së Nënë Terezës në qytetin ku 99 për qind të popullsisë janë myslimanë ka qenë një dëshmi e fortë e vlerave islame siç janë mirëkuptimi dhe toleranca. Autorëve potencialë të kësaj vepre të ultë nuk mund t’ua paragjykojë përkatësinë etnike, fetare apo kombëtare, por një gjë është e sigurt: qëllimi i tyre është anti-Mitrovicë, anti-Kosovë, anti-katolik dhe anti-islam”.
/k.p/respublica.al/
“Në mesin e 16 konkurrentëve artistë, politikanë, sportistë dhe persona me ndikim në shoqërinë shqiptare, Shefqet Krasniqi doli i pari….” kanë raportuan mediat kosovare javën e kaluar. “Kriza politike dhe ekonomike bashkë me atë sociale duket se po e shtyn imam Krasniqin të inkuadrohet në politikë, madje dhe të kandidojë për presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës”.
Sipas Forumit Boteror Ekonomik rritja e pabarazisë është risku më i madh me të cilin bota do të përballet në 10 vitet e ardhshme. Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve ka bërë që të zvogëlohet klasa e mesme.
Mateo Renzi, sekretari i ri i të majtës italiane ka shkaktuar shumë polemika për shkak se ka zhvilluar sot një takim 2 orë me Berlusconin për të folur mbi reformën zgjedhore në Itali.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.