Foto eshte shkrepur ne zonen e ish-bllokut ne Tirane (prane selise se LSI) nga Eugert Aliaj ne kuader te konkursit te Fotos dhe Videos Historia Ime.
Foto eshte shkrepur ne zonen e ish-bllokut ne Tirane (prane selise se LSI) nga Eugert Aliaj ne kuader te konkursit te Fotos dhe Videos Historia Ime.
Përshendetje të gjithëve. Jam 18 vjece dhe jetoj për momentin në Shqipëri sepse po kryej shkollën, ndërsa pushimet verore i kaloj jashtë vendit. Kam kaluar ca kohë jasht shtetit duke shëtitur nëpër vende të ndryshme por asgjë ska ndryshuar.
Letra e mëposhtme ka mbërritur në redaksinë e Historia Ime nga një maturant. (Foto ilustruese)
“Ndëshkime për cilindo mësues që kryen kurse private për lëndën mësimore që jep në shkolla.” – MASH
Ligjërisht nuk lejohet që mësuesit e lëndëve të ndryshme të bëjnë kurse private mbi ato lëndë që japin mësim, por praktikisht a zbatohen këto ligje? A blihet nota me lekë? Në rastin e shkollave private, a blihet ajo cfarë ke paguar?
Në rastin e parë bëhet fjalë për shkollat shtetërore, ku pjesa më e madhe e mësuesve të lëndëve shkencore kryejnë kurse private mbi lëndët që japin mësim. Asgjë e cuditshme do të thoni ju, përvec faktit që kush nuk merr pjesë në këto kurse, “dënohet” nga ana e mësuesit me ulje note. Absurde, do të mendonit ju, absurde por e vërtetë ju them unë.
Faktorët pse mësuesit bëjnë kurse private janë të shumtë, mund të përmendim pagat, që sipas tyre janë të ulta. Së dyti, ka një numër të stërmadh nxënësish për cdo klasë, gjë që krijon problem në thithjen e informacionit. Në disa raste janë vetë nxënësit që kërkojnë kurse pasi mendojnë se në një mjedis me më pak bashkëmoshatarë, ata do të arrinin të kuptonin më mirë mësimin dhe kjo është pjesërisht e vërtetë. Por kur është vetë mësuesi që i thotë nxënësve të bëhen pjesë e kurseve nëse duan të mësojnë më shumë, atëherë këtu sapo ka filluar “Biznesi i mësuesisë”.
Deri në një pikë mund edhe të kuptojmë e të tolerojmë kurset nga mësuesit e shkollave shtetërore, por cfarë të themi për ato të bëra nga mësuesit e shkollave private për nxënësit e shkollave private?
Nuk është e majftushme rroga për ata? Apo është problem i infrasatrukturës të papërshtatshme për një mësimdhënie të mirëfilltë?
Mendoj se nuk është as njëra as tjetra, e as ndonjë lloj justiufikimi tjetër. E vetmja përgjigje që unë i jap vetes është ky slogan “Mirë se erdhët në botën e biznesit të mësuesisë”. Duke llogaritur se sa rrogë marrin këta mësues, si dhe sa fitojnë këta nga kurset, nxjerrim se nëse mësuesi jep një lënd mjaft të rëndësishme (si psh. lëndë të përfshira në maturën shtetërore), “rroga e tij e dytë” ajo e një biznesmeni të aftë dhe sipërmarrësi të ri në botën e mësimdhënies, është sa trefishi (mos më shumë) i asaj rroge mondane që ai merr nga punëdhënësi i tij.
Prindërit tanë paguajnë një shumë të caktuar lekësh në mënyrë që ne të marrim arsimimin e merituar, që mos të na mungojë asgjë dhe që të jemi gjithmonë më të mirët. Por a duhet vallë të jenë dhe ata kontribues në bizneset e reja të këtyre biznesmenëve të quajtur “mësues”?
Përgjigja është dhe duhet të jetë JO. MASH ka thënë që nxënësit të cilët evidentojnë kurse nga mësuesit e tyre duhet ti denoncojnë këto aktivitete të palicensuara (në drejtorinë e shkollës, drejtorinë arsimore, etj.), por a ndodh kjo?
Përgjigja është prap JO. Nxënësit nuk i mbrojnë të drejtat e tyre si nxënës dhe si qytetarë për të denoncuar një aktivitet të tillë pasi kanë frikë. Frikë nga mësuesi, jo si individ, por si një person që ka në dorë të ardhmen e tyre. Një person që mund ti cojë nga “Riches” në “Rags”. Nga majat më të larta në ato më të ulëta.
E vetmja gjë që më mbetet mua në dorë, apo cdo nxënësi tjetër të shkollave shtetërore apo private, është të përgjithësojmë, mos të denoncojmë individin por fenomenin, të shijojmë ultësirat, pasi mësues lekistë na kanë privuar privilegjin e të qenurit të barabartë me ata nxënës që frekuentojnë kurse dhe që pavarësisht nëse e meritojne apo jo, janë gjithmonë të vlerësuar më shumë se ne që kemi refuzuar të bëhemi punëtorë të papaguar të këtij biznesi të ri..
Nga Gilman Bakalli
Nëse do të ndihmosh një nxënës të klasës fillore për të kuptuar se cili është roli i gazetarisë në një shoqëri, mund të përdorësh për ilustrim qenin. Ose më saktë, disa raca qensh. Mund t’i thuash fillimisht se si nuk duhet të jetë gazetaria. T’i thuash se gazetaria nuk duhet të jetë si ata qentë e vegjël të racës malteser, pekingez apo kihuahua.
T’i thuash se gazetaria nuk duhet të jetë si ata qentë që mbahen në prehër, të cilët, megjithëse shumë të bukur dhe emocionues, janë një luks që nuk i hyn në punë shoqërisë. Gazetarët e kësaj race mund të jenë estetikisht tërheqës, por funksionalisht të padobishëm, sepse nuk arrijnë t’i bëjnë kritikë punës së qeverisë. Si shpërblim, qeveria i mban në prehër si ata qentë leshatakë.
Pastaj mund t’i thuash se si duhet të jetë gazetaria e njëmendtë. E, për t’i treguar se cili duhet të jetë roli i mirëfilltë i gazetarisë, mund t’i referohesh atyre qenve roje apo të kufirit (siç i kemi pas thënë dikur), të cilët janë vigjilentë ndaj çdo lëvizjeje të dyshimtë në terren. Duhet t’i thuash se gazetarët e vërtetë janë si ata qentë e kufirit që monitorojnë dhe regjistrojnë çdo lëvizje të gabuar të atyre që paguhen për të bërë vepra të mira.
Ndërsa për t’i treguar se cila është gjendja aktuale e gazetarisë, sidomos asaj televizive, mjafton t’ia hapësh televizorin në darkë, gjatë transmetimit të një debati televiziv. S’ka rëndësi në cilën ditë të javës. S’ka rëndësi në cilin ekran. Do shohë në ekran burra e gra, kryesisht gra, që i hidhen në fyt shoqi-shojt për t’ia shtrydhë e për t’ia marrë edhe fjalën e fundit të jetës.
Do t’i thuash që janë analistët e shoqërisë. Nëse nxënësi nuk di se me cilën racë qensh duhet ta krahasojë këtë specie të çuditshme që as nuk dëgjon e as nuk vëzhgon, por thjesht hidhet në sulm, mund t’ia thuash: janë bulldogët. Bulldogët e debateve televizive hidhen në sulm pa të parë e pa dëgjuar as edhe një tingull prej teje. Thjesht nuhasin aromën ndryshe të mendimeve alternative në kokën tënde dhe hidhen në sulm. Ushqehen ekskluzivisht nga fjalët që s’kanë dalë akoma nga goja e Tjetrit përballë. Fjalën e duan me gjithë fytin e me gjithë gjoksin e atij Tjetrit që kanë përballë.
Në fund, nëse ke dëshirë t’i ilustrosh fëmijës se çfarë ndodh me këtë lloj gazetarie që ngre në piedestal jo vetëm kultin e sulmit ndaj Tjetrit që mendon ndryshe por edhe idenë se sulmet e bulldogëve në fytin e Tjetrit rrisin kuotat e shikueshmërisë, mund t’i thuash se çfarë ndodh kur dëgjon nga dhoma e ndenjes për herë të parë një përleshje në rrugë: sigurisht, ngrihesh dhe hap dritaren për të parë se ç’po ngjet. Por kur kjo ndodh çdo mbrëmje, gjasat janë që të ngrihesh, të mbyllësh dritaren dhe, për siguri, të ulësh edhe grilat.
Mapo
Letra e mëposhtme ka mbërritur në redaksinë e Historia Ime nga një maturant. (Foto ilustruese)
“Ndëshkime për cilindo mësues që kryen kurse private për lëndën mësimore që jep në shkolla.” – MASH
Foto nga Eugert Aliaj (ne kuader te konkursit te Fotos dhe Videos Historia Ime).
Më shumë se dyqind emigrantë, burra, gra dhe fëmijë, shumica nga Kosova dhe Shqipëria, qe jetonin në tenda prej javesh, tenda të cilat formonin një kamp të paligjshëm në afërsi të stacionit të trenit Perrache në Lion të Francës, nuk jane me aty!
Vullnetare te Animal Rescue Albania, organizata e vetme qe kujdeset per kafshet e braktisura ne vend, njoftojne se Hero, qenushi i torturuar dhe i gjetur si mos me keq ne rruge, me dy syte e nxjerre nga zgavrat duket se eshte me mire.
(Foto ilustruese) Nje makine eshte perfshire nga flaket ne ecje e siper ne Tirane. Eshte dashur nderhyrja e qytetarëve me kova per te shuar flaket. Shkak i zjarrit, sipas policisë ka qene një defekt në motorrin e makinës së amortizuar dhe si pasojë ngjarja është klasifikuar si aksidentale.Video: Balkanweb
Gazeta Express e Kosoves ka botuar sot nje lajm qe sipas gjasave mund te shkaktoje shume debate.
Sipas medias sot, jane 9 zonat me te rrezikshme me ndotje nga 31 “hot-spote” qe permendi kryeministri Edi Rama.
TIRANE- Në ditën e tyre ndërkombëtare një grup fëmijësh ngritën zërin për të drejtat e tyre përballë 3 ministrave të qeverisë Rama dhe një përfaqësuesi të ministrisë së Brendshme.
Numrin e sotëm, gazeta Shqip trajton rezultatet e kontrollit të drejtorisë së Metrologjisë, e cila konstaton sërish dhjetëra subjekte të tregtimit të naftës me shkelje, por pa dhënë asnjë emër se ku konsumatorët vidhen pa reshtur. Në një njoftim të së hënës, ky institucion ka bërë publike konkluzionet e inspektimit në 10 ditë në 225 subjekte. Vërehen një sërë shkeljesh, sidomos në pistoletat furnizuese, ku pretendohet se kryhet dhe vjedhja ndaj konsumatorit.
Te pakten 9 viktima raporton media italiane si bilanc te pare njerezor te permbytjeve te shkaktuara ne gjithe ishullin e Sardenjes.
Qindra te plagosur, te humbur dhe deme te pallogaritshme materiale.
Gazeta “La Repubblica” raporton me detaje si nje nene me vajzen e vet u permbyt brenda makines qe e mori uji, detaje si te moshuar te ndryshem humben jeten brenda banesave te shkaterruara nga uji si dhe histori te tjera te tmerrshme.
Shikoni fotot dhe video nga kjo tragjedi ne linkun me poshte:
http://www.repubblica.it/cronaca/2013/11/18/news/maltempo_colpisce_sardegna-71303675/?ref=HREA-1
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.