Fëmijët, gjithmonë e më tepër po preken nga çrregullime mendore nga më të ndryshmet, por prindërit e kanë të vështirë t’i vënë re. Qendra “Ecim së Bashku” ka marrë një inciativë që të identifikojë rastet.
Fëmijët, gjithmonë e më tepër po preken nga çrregullime mendore nga më të ndryshmet, por prindërit e kanë të vështirë t’i vënë re. Qendra “Ecim së Bashku” ka marrë një inciativë që të identifikojë rastet.
Komuniteti rom jeton në kushte tejet të vështira. Në Berat komuniteti rom të vetmin burim të ardhurash ka lypjen.
Kurani – kush ishin/janë homoseksualët?
Kurani ka shtatë referenca për “njerëzit e Lutit”, ose Lot-i biblik, që në vetvete kërkon të tregojë për banorët e Sodomës dhe Gomorras dhe shkatërrimit të tyre nga Allahu. Këto përmendje shihen sot si lidhje eksplicite e praktikave të tyre seksuale me dënimin që morën.
Nga Ermal Mara
BRIKENA KASMI
Është ky mesazhi i përcjellë në këtë kohë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Rasti në fjalë ka sjellë një debat të madh ndërmjet juristëve të medias. Media dënohet nëse një person në komentet e tij përmban fjalë apo shprehje denigruese për një person tjetër, qoftë ky dhe një figurë politike, publike.
(Në foto: Viktima, Radivije Brahja)
TIRANË – Krim brenda familjes në zonën e Saukut të Vjetër. Burime nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, burri, Fehmi Brahja, 49 vjeç, ka mbytur me çarçaf bashkëshorten e tij, Radivije Brahja në një nga dhomat e banesës së çiftit Brahja.
Ka përfunduar me sukses operacioni i 9-vjeçares Valentina Hoxha. Operaciona u realizua ne Begamo të Italisë. Është gjetur dhuruesi I mëlçisë dhe tashëm ajo është në trupin e Valentinës. Faza e zhvillimit të sëmundjes së Valentinës ishte në gradën e fundit.
“Falë u kjoftë gjaku”! Kjo fjali i ka dhënë fund hasmërisë 13-vjeçare mes dy familjeve në Pllanë të Lezhës, të cilat prej më shumë se një dekade ishin në gjak.
Në burgjet shqiptare ka persona të infektuar me HIV/AIDS, por edhe me hepatite B e C si dhe sifiliz. Në këtë përfundim ka arritur një studim i bërë nga Stop “AIDS” në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë. Studimi thekson domosdoshmërinë e mbajtejes nën kontroll të këtyre sëmundjeve pasi mund të përhapen.
Ambientalistët kërkojnë nga qeveria shqiptare të sqarojë publikimet në mediat ndërkombëtare se Shqipëria mund të jetë një nga vendit i cili mund të marrë përsipër asgjesimin e armëve kimike të Sirisë.
Në një deklaratë për mediat, AKIP thekson se kryeministri duhet të bëjë publik qëndrimin zyrtar të qeverisë duke theksuar se ligji i miratuar së fundmi nuk e lejon importin e mbetjeve të rrezikshme.
Zbulim sensacional i së përjavshmes gjermane Focus, në banesën e birit të një koleksionist : babai i tij bleu thesarin e plaçkitur nga nazistët në vitet 30-40. Midis punimeve, piktura nga Picasso, Matisse, Chagall dhe Renoir.
Nga Andrea Tarquini
Që Lazarati është joshës për mediat e huaja, tashmë është e provuar. Corriere Della Sera, më së fundmi ka realizuar një reportazh në fshatin ku “të gjithë kultivojnë hashash” dhe ku “vetëm varrezat janë një zonë e pastër.”
Interesant është përgjigja e “hallexhinjve” që punojnë me 3000 Lekë të reja dita apo familjeve që shesin 1 ton në vit me 300Eur/kg. Këtyre, ua paska fajin… shteti!
“Nuk jemi kriminelë”, thotë Afërdita, e cila komandon dhjetra gra. “Pa marijuanë do të kishim vdekur, nuk kemi ku të punojmë.
Të dhënat e Corrieres thonë se “Në Lazarat, nënte në 10 familje merren me ketë biznes. Çdo familje prodhon një mesatare prej një ton në vit. Çdo kilogram shitet në treg 300-320 euro. Banorët nuk janë më shumë se 4 mijë, por këtë ditë janë rreth dy herë më shumë. Të tjerët janë punëtorë sezonalë. Ata avijnë nga qendra dhe jugu në mëngjes, dhe ikin pas perëndimit të diellit.”
“Paguajnë mirë, 30 mijë lekë të vjetra në ditë.”- thotë Marjola nga Vlora. “Unë kam tre fëmijë për të ushqyer dhe burri më ka vdekur.”- shton ajo.
“Unë nuk e di se çfarë do të kishim bërë pa hashashin. Ne jemi të gjithë të harruar nga autoritetet lokale, shtetërore, madje edhe nga të huajt.”- thotë Agroni.
Është kaq e thjeshtë që paligjshmërinë ta veshësh me “halle”. Aq më tepër nga fshatarë milionerë. Thua t’i ketë shkuar ndër mend Agronit, Afërditës dhe Marjolës që të mbjellin domate në vend të hashashit?
/k. cukali/
Që Lazarati është joshës për mediat e huaja, tashmë është e provuar. Corriere Della Sera, më së fundmi ka realizuar një reportazh në fshatin ku “të gjithë kultivojnë hashash” dhe ku “vetëm varrezat janë një zonë e pastër.”
Nje qytetar eshte vrare dje ne bulevardin Deshmoret e Kombit nga perplasja me nje makine BMW.
Kjo, por dhe rastet e tjera te kesaj natyre kane qene arsyeja pse grupi Ecovolis qe promovon perdorimin e bicikletave dhe te nje jete sa me te shendetshme dhe miqesore me mjedisin zhvilloi nje proteste te heshtur ne vendin e aksidentit, perballe ish hotel Dajtit.
Ecovolis:
Sot pedaluam per çiklistet “heronj”
Pedaluam për të nderuar çiklistin e vrarë! Për të treguar se ne jemi ende këtu! Do të jemi dhe do te pedalojmë për të treguar se rruga është e të gjithëve dhe duhet ndarë me respektin për biçikletat!
Nje qytetar eshte vrare dje ne bulevardin Deshmoret e Kombit nga perplasja me nje makine BMW.
Gjermania është vendi i parë në Europë që do të lejojë regjistrimin e foshnjave me karakteristika të të dy sekseve. Prindërit do të lejohen të lënë të pashënuar gjininë në certifikatat e lindjes duke krijuar në praktikë një kategori të re, atë të “gjinisë së papërcaktuar”.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.