Në orët e vona të mbrëmjes së djeshmë ka filluar transferimi I 37 familjeve rome për në Tufinë. Familjet rome do të strehohen n ëish-repartin ushtarak.
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshmë ka filluar transferimi I 37 familjeve rome për në Tufinë. Familjet rome do të strehohen n ëish-repartin ushtarak.
Reshjet e dendura te shiut kanë vënë në rrezik edhe çarjen e tubave që furnizojnë me ujë Tiranën.
Lumi i Tiranës në Paskuqan rrezikon seriozisht çarjen e tubit 1200 mm, i cili furnizon me ujë gjysmën e qytetit të Tiranës. Shkak është bërë gërryerja e shtratit si pasojë e shirave të shumta që kanë rënë ditët e fundit.
Tetëdhjetë tonë lëndë kimike të rrezikshme, që ndodhen në repartet ushtarake të Shqipërisë, do të ripaketohen dhe do të grumbullohen në një vend të vetëm, për t’u ruajtur në mënyrë të sigurt, si pjesë e një projekti të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, që filloi këtë javë.
Nje koleksionist italian i ka dhuruar fondacionit qe drejton znj. Liri Berisha per femijet autike nje pikture te Lin Delise qe kushton shume. Mirepo, gazeta TemA njofton se kjo pikture ndodhet tani ne… zyren e Berishes!
Progres raporti i BE për Shqipërinë thekson qartë se duhet ngritur një grup pune ndërministerial për të siguruar zbatimin e planit të punës për të drejtat e personave LGBTI
Gjithashtu progress raporti e konsideron takimin që Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi patën me Berishën dhe Ramën si vendosje e një standarti jo ambig në përqasjen jo-diskriminuese ndaj LGBTI brenda shoqërisë shqiptare.
Raport progresi përshëndet si pozitiv amendimin e Kodit Penal dhe përcaktimin si rrethanë rënduese të krimeve për shkak të urrejtjes, por nga ana tjetër thekson se rastet e fjalimeve të urrejtjes vitin e kaluar “nuk janë ndjekur në mënyrë ligjore”.
Një detaj i rëndësishëm ka të bëjë se për herë të parë në një dokument të tillë për Shqipërinë është shtuar gërma I (për personat interseks) një kërkesë kjo e vazhdueshme e organizatave shqiptare që mbrojnë të drejtat e këtij komuniteti.
Progres raporti i BE për Shqipërinë thekson qartë se duhet ngritur një grup pune ndërministerial për të siguruar zbatimin e planit të punës për të drejtat e personave LGBTI
Sjellja e infermierëve është një ndër problemet që vërehet lehtësisht në spitalet tona. Në këtë përfundim ka arritur edhe analiza e bërë nga ana e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Infermierit në Shqipëri.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Tiranës.
Disa banesa në Kamëz, Paskuqan dhe Allias janë pushtuar nga uji, ndërsa në Kombinat uji ka zaptuar nënstacionin elektrik duke detyruar ndërprerjen e energjisë.
Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Gjirokastër. Bashkëshorti ka vrarë me armë gruan duke e qëlluar kokë dhe më pas është vetëvrarë me plumb në zemër.
Një nga emisionet e njohura të Deutsche Welle, “European Journal”, është bërë nga të paktat media që arrin të hyjë në Lazarat.
Gazetarët kanë përgatitur një reportazh me titullin “Fshati i marijuanës”.
Situata në spitalin ushtarak ka prekur fundin. Duket se gjendja është bërë e padurueshme edhe për mjekët, të cilët herë pas here denoncojnë fakte nga spitali në rrjetin social “Facebook”.
Kështu mjeku Edmond Faber, ka publikuar një tjetër foto, ku një qen duket i pashqetësuar në korridoret e këtij spitali Universitar.
Me të vërtetë ky spital nuk është streha e duhur për të sëmurët, por me sa duket është për qentë… (Shqiptarja.com)
Emërimet e mësuesve janë bërë duke mos respektuar asnjë kriter dhe në kundërshtim me ligjin. Në shkolla janë emëruar shumëmësues mbi normën e lejuar. Të dhënat janë pubblikuar nga ministrja e Arsimit në komisionin parlamentar.
Pas helmimit të 31 personave nga kërpudhat kanë reaguar institucionet përkatëse. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave sqaron se kërpudhat me të cilat janë helmuar banorët në disa zona të Burrelit nuk janë industriale, por të rritura në gjendje natyrale. Bëhet fjalë për kërpudha të freskëta, që mblidhen nga banorë të zonave në pyje e kullota, të cilat mund të jenë helmuese dhe tregtohen pa asnjë certifikate sigurie.
Situata në spitalin ushtarak ka prekur fundin. Duket se gjendja është bërë e padurueshme edhe për mjekët, të cilët herë pas here denoncojnë fakte nga spitali në rrjetin social “Facebook”.
Kështu mjeku Edmond Faber, ka publikuar një tjetër foto, ku një qen duket i pashqetësuar në korridoret e këtij spitali Universitar.
Me të vërtetë ky spital nuk është streha e duhur për të sëmurët, por me sa duket është për qentë… (Shqiptarja.com)
Dhuna në familje nuk kursen as gratë shtatzënë. Një grua katër muajshe shtatzënë ka rënë pre e dhunës së burrit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Porodinë. 42-vjeçari ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila ishte në pritje të fëmijës së parë të çiftit.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.