Spiro Ksera me siguri nuk është i vetmi. Por skandali që ka shpërthyer në Ministrinë e tij, i ka nxjerrë shumë detaje në sipërfaqe.
Spiro Ksera me siguri nuk është i vetmi. Por skandali që ka shpërthyer në Ministrinë e tij, i ka nxjerrë shumë detaje në sipërfaqe.
Ka nderruar jete ne rruge 87 vjecarja Sofie Qendro, e cila u nxorr nga banesa ku jetonte me te nipin ne Durres.
Avokati i Popullit e ka dënuar rëndë sot, Aktin Normativ të nxjerrë nga qeveria “Berisha” për nxjerrjen e qytetarëve nga godinat e ish-pronarëve për njëanshmërinë e tij, për mungesën e balancës së vlerave, për plagët e rënda që është duke shkaktuar në shoqëri.
Nisur nga vdekja në stolin e rrethuar me kartona të një të moshuare në qytetin e Durrësit, dje, nxjerrë nga shtëpia pikërisht për shkak të këtij akti, Avokati i Popullit ka reaguar sot për 87-vjeçaren që vdiq “në kushte aspak dinjitoze dhe të mjerueshme, e detyruar të kalonte ditët e fundit të jetës së saj në rrugë, pasi nuk mundi që edhe në këto ditë të kishte një banesë të sajën.”
Nëpërmjet një deklaratë, Avokati i Popullit shprehet se « ka qënë vazhdimisht i preokupuar dhe i vëmendshëm për të parandaluar hyrjen në fuqi të një akti të tille normativ, që ngjalli shumë debate dhe që po sjell dita-ditës pasoja të rënda.
E kemi theksuar që në krye të herës se jemi tërësisht për respektimin e së drejtës së pronësisë, por në nje shtet social duhet të respektohet edhe e drejta e githkujt për të pasur një familje, një strehë.
Pikërisht kjo balancë vlerash nuk është respektuar me nxjerrjen e Aktit Normativ, fakt që është evidentuar dhe kërkuar me forcë nga ana e Avokatit të Popullit, që në momentet e para, duke i kërkuar Kuvendit të Shqipërisë, mosmiratimin e tij.
Avokat Matlija: Kjo ishte viktima e pare pas 23 qershorit…
E rende akuza qe ben aktivisti per te drejtat e njeriut dhe avokati Dorian Matlija. Ne nje reagim ne profilin e tij ne facebook ai shkruan:
“Viktima e pare pas 23 qershorit eshte Sofie Qendro 87 vjec. Vdiq pasi qendroi 6 jave ne nje stol para bashkise pasi ishte nxjerre me force nga shtepia e kthyer pronarit. Dako i paska thene se ajo eshte bere turpi i bashkise, sepse keshtu kane ardhur kohet te jesh 87 vjec dhe e varfer eshte turp dhe aspak gje e bukur. Meqe ra llafi te gjerat e bukura, a e bene me ngjyra fotografine e Ismail Qemali apo akoma? Me zor po presim kete vendimmarrje te rendesishme”…
Per te lexuar historine e plote te kesaj zonje, klikoni KETU
Ka nderruar jete ne rruge 87 vjecarja Sofie Qendro, e cila u nxorr nga banesa ku jetonte me te nipin ne Durres.
Kaloi pa u vënë re, por është një lajm që mund të bënte që shqiptarët të reflektonin për hyrjen në Europë dhe për vlerat e përbashkëta që ndajmë me klubin e vendeve europiane. Bëhet fjalë për një rezolutë e miratuar ditëve të fundit në Këshillin e Europës (me 47 anëtarë, përfshirë dhe Shqipërinë – Kosova pret të anëtarësohet) thotë se rituali i synetllëkut përbën dhunim të integritetit fizik të fëmijëve.
Nga Dionis Xhafa, student i gazetarisë në Universitetin e Tiranës
Në përhumësinë e honeve të thella e grykave të ngushta dhe në lartësinë e maleve me shkrepa, dielli nxehte përvëlueshëm.
Komisionerja për Mbrojtjen të Dhënat Personale znj. Flora Cabej ndërpret nismën e qeverisë Rama “STOP KORRUPSIONIT”, raportojne mediat kryesore.
Në daljen e parë publike si Ministër i Drejtësisë, Nasip Naço, tha dje në emisionin “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku se me një vendim të posaçëm është mbyllur dje portali i kësaj ministrie ku qytetarët denonconin gjykatësit për afera korruptive.
Në fakt sipas Naços në këtë portal ishin bërë me dhjetëra denoncime për korrupsion ndaj gjyqtarërve, prokurorëve dhe punonjësve të administratës në sistemin e drejtësië.
“Kishte disa denoncime të bëra nga qytetarë për raste konkrete ku gjyqtarë akuzoheshin nga qytetarët për mitmarrje” tha Naço gjatë emisionit por kjo ka sjellë reagimin e komisioneres Flora Çabej duke vendosur mbylljen e portalit. “Mua më ka ardhur një vendim si[pas të cilit vendoset mbyllja e portalit me arsyetimin se bëhet publike të dhëna për gjyqtarët që cënojnë liritë dhe të drejtat personale”. Naco shtoi se është duke përgatitur padi në gjykatë ndaj institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen e të dhënave personale.
Stop korrupsionit ishte një nismë e qeverisë Rama për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet duke e shoqëruar këtë me hapjen e një portal në faqen e ministrisë së Drejtëisë. Por, pikërisht kjo nismë është tashmë edhe përplasja e parë ligjore e qeverisë Rama me institucionet e tjera të shtetit./dita/
Komisionerja për Mbrojtjen të Dhënat Personale znj. Flora Cabej ndërpret nismën e qeverisë Rama “STOP KORRUPSIONIT”, raportojne mediat kryesore.
Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT (ProLGBT) përshëndesin zgjedhjen e znj. Bardhulka Kospiri në postin e zëvendës ministres për Mirëqenie Sociale dhe Rininë, si zgjedhjen më të duhur që mund të bëhej.
Me Vendim të Këshillit të Ministrave, datë 04 Tetor 2013, Znj. Bardhylka Kospiri është emëruar Zëvendësministre e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Është hera e parë që në përbërjen e strukturave më të larta të Qeverisë Shqiptare përfshihet një person me aftësi të kufizuara dhe për më tepër një grua.
MJERIMI I SHKRONJARËVE – Titulli origjinal i shenimit ne blogun PEISAZHE TE FJALES dhe ne faqen ne Facebook te z. Vehbiu
Per me shume klikoni KETU
Vërejtja e hollë që më bënë, në komentet e ResPublica-s, se e kisha “dizinformuar” publikun qëllimisht, për të marrë “honorarin,” më kujtoi gjendjen e mjeruar financiare të atyre që shkruajnë e që, në përgjithësi, krijojnë në Shqipëri.
Riley Roberts është vetëm 18 vjec. Përpara Dhomës së përfaqësuesve të Nevadas në SHBA ka mbajtur pak kohë më parë një prej fjalimeve më prekëse, më të vërteta dhe më bindëse rreth jetës së tij me dy nëna lezbike.
Kanë vazhduar sot kërkimet për gjetjen e trupave të viktimave në Lampedusa, ishullin italian ku qindra emigrantë të Afrikës humbën jetën në tentativën e tyre të fundit për të nisur një jetë nga e para.
Forumi i Gruas Elbasan eshte duke ndihmuar shoqaten ” Gruaja tek Gruaja” ne Shkoder per te shfaqur ne qytetin e Elbasanit monodramen
“Seks?! Faleminderit sa per ta provuar!
Aktiviste per te drejtat e gruas nga Forumi i Gruas ne Elbasan u trainuan sot nga perfaqesues te “Historia Ime” ne lidhje me rendesine e perdorimit te medias online ne avancimin e kauzave te te drejtave te njeriut.
Dhuna ndaj gruas është rritur ndjeshëm. Shifrat tregojnë se dhuna ka kaluar deri në ekstrem, në vrasje.
Gjatë vitit të kaluar janë vrarë 22 gra. Janë mbi 400 gra të cilat kanë kërkuar urdhër mbrojtjeje. Për të shmangur dhunën është i domosdoshëm fuqizimi ekonomik i gruas. Kjo do të bënte që gratë të fitonin pavarësi ekonomike dhe të mund t’I japin fund një marrëdhënieje të dhunshme.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.