Regjisori Günter Schwaiger në filmin e tij “Valixhja e Martës” ka thyer klishetë mbi dhunën ndaj grave. Për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit mbi të Drejtat e Njeriut ai sjell një panoramë me fakte dhe dëshmi reale nga Spanja dhe Austria, ku me gjithë ligjet e forta fenomeni mbetet shqetësues.