Gjykata në Indi vendosi të dënojë me vdekje 4 persona, të cilët u arrestuan pas përdhunimit dhe vrasjes së një studenteje në kryeqytetin Delhi, një ngjarje që tronditi mbarë botën. Jashtë gjykatës ku pritej vendimi protestuesit kërkonin që katër burrat të vareshin.