Rrjetet sociale duket se janë bërë shumë të rëndësishme në jetën e të rinjve të cilët rrallë shkëputen nga interneti. Edhe kur nuk ndodhen përpara kompjuterit lidhen nëpërmjet telefonit. Ndër rrjetet më të përdoruara është Facebook-u.
Rrjetet sociale duket se janë bërë shumë të rëndësishme në jetën e të rinjve të cilët rrallë shkëputen nga interneti. Edhe kur nuk ndodhen përpara kompjuterit lidhen nëpërmjet telefonit. Ndër rrjetet më të përdoruara është Facebook-u.
“Zotërinj të Bashkisë së Tiranës, Zotërinj kryetarë të Bashkive të të gjitha qyteteve, drejtues të qeverisë vendore, zotërinj ministra të qeverisë!
50 vjet nga fjalimi frymëzues i Martin Luter King, në Shqipëri ne të rinjtë e komunitetit rom dhe egjiptian përballemi me të njejta ëndrra të një njeriu që mundi ti tregonte botës drejtësinë e kauzës së miliona njerëzve me ngjyrë.”
DEGJO DEKLARATEN E PLOTE NE VIDEON ME POSHTE
Policia e Lushnjes i ka vënë prangat sot shefes së zyrës postare në Këmishtaj të Lushnjes, nën akuzën e vjedhjes dhe shpërdorimit të detyrës.
Foto nga Qendra e Realizimit të Veprave të Artit në Tiranë
Nga Entela Resuli
Ishte 20 vjeç në vitin 1971 kur ka filluar punë si fonditor, e tani është i vetmi që hap derën çdo mëngjes, edhe kur nuk ka asgjë për të punuar. Vladimir Metani, ka filluar të punojë në Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit në moshën 20 vjeçare. Sot ai është 60 dhe pas 5 vitesh del në pension. Ka pasur 40 vite punë intensive dhe dita- ditës ka frikën e humbjes së saj. Sot duket se i ka ardhur fundi…
Disa dhjetëra të rinj të komunitetit rom, egjiptian, etj, protestuan sot para Bashkisë së Tiranës ëpr kushtet skandaloze në të cilën ndodhen 180 qytetare dhe midis tyre 85 fëmijë që prej datës 7 Gusht. Këto familje rome u dëbuan forcërisht nga një kompani ndërtimi, ndërkohë që gjatë protestës të rinjtë romë u shprehën se Bashkia nuk ka bërë asgjë për të siguruar strehimin e tyre.
Kjo është protesta e dytë rradhazi që të rinjtë romë bëjnë para Bashkisë. Ata i thanë kryetarit të Bashkisë, në prani të forcave të shumta të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, që të mos merret me akuza, për përdorime, sipas tij politike, të protestës, port ë merret me zgjidhjen e problemit.
Në formë simbolike, të rinjtë përdorën një legen të premtimeve me të cilat bënë flluska sapuni, forma simbolike për ti konsideruar vërtet fluska sapuni premtimet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, premtime të bazuara te parimi “Qytetarët janë të parët”.
Disa dhjetëra të rinj të komunitetit rom, egjiptian, etj, protestuan sot para Bashkisë së Tiranës ëpr kushtet skandaloze në të cilën ndodhen 180 qytetare dhe midis tyre 85 fëmijë që prej datës 7 Gusht. Këto familje rome u dëbuan forcërisht nga një kompani ndërtimi, ndërkohë që gjatë protestës të rinjtë romë u shprehën se Bashkia nuk ka bërë asgjë për të siguruar strehimin e tyre.
FOTO ILUSTRUESE
Ministria greke e Drejtësisë ka urdhëruar që të fillojë një proces hetimi në mënyrë që të mblidhen informacione sa më të sakta për skandalin e zhdukjes se rreth 500 fëmijëve shqiptare nga instituti i bamiresise “Agjia Varvara” në Athinë gjatë viteve 1998-2002.
Respublica.al, bazuar ne median angleze sjell qendrimet e personazheve kryesore te politikes nderkombetare mbi nje lufte te mundshme te perendimit ne Siri.
Nga Erjon Kristo
Në vendin tonë kemi shumë dijetarë dhe njerëz që paguhen si të tillë, po kemi fare pak njerëz që vëzhgojnë mjedisin ku jetojnë dhe kapin parametrat e jetës që kemi krijuar së bashku. Një shqetësim i mirëfilltë është fakti i krijimit të disa zakoneve barbare, të cilat krijohen me një shpejtësi fantastike në bazë të parimit të patrandur të imitimit (kaq i përhapur ndër ne).
Nga Igli Totozani
50 vjet me parë në kryeqytetin Amerikan, Uashington, një njeri me emrin Martin Luther King duke iu drejtuar njerëzve që ishin mbledhur para Kapitolit, do të niste t’u thoshte: “Unë kam një ëndërr”.
Një grup të rinjsh të komunitetit rom, vajza dhe djem të rinj, të pashëm, të kujdesshëm për veten por mbi te gjitha të ndrojtur protestuan sot të heshtur para Bashkisë.
Kishte media shumë, gazetarë të televizioneve, kameramanë, vajza të reja që mbajnë mikrofonin në dorë, por edhe vajza të rritura e me përvojë në kronikat televizive.
Pothuajse asnjë prej atyre mediave të pranishme nuk e mbuloi protestën e të rinjve romë.
Ndërsa gjithë të tjerët vendosën të hyjnë në liqen me rroba, unë vendosa me veten time që të shkoj në shtëpi.
S’kishte qenë e keqe ajo mbrëmje mature po unë e kisha patur aq shumë të vështirë të isha mik me të gjithë në klasën e gjimnazit kështuqë s’kisha ndërmend të bëhesha “mik” me ta ditën e fundit!
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.