Fotoja e botuar me sqarimet perkatese ne Peshkupauje.com
Fotoja e botuar me sqarimet perkatese ne Peshkupauje.com
Zëri i Amerikës publikon një shkrim lidhur me situatën në Gjeorgji sa u takon të drejtave të homoseksualëve. Kisha Ortodokse atje është përballur me aktivistët e e të drejtave të homoseksualëve. Më poshtë munbd të lexoni shkrimin e plotë.
Pak ditë më parë kreu i Urdhërit të Fasrmacistit Arjan Jaupllari në një deklaratë për media bëri me dije se vendi rrezikon të mbesë pa ilaçe për shkak të pullës. Jaupllari kërkoi ndërhyrje të menjëhershme për të zhbllokuar tregun e ilaçeve. Sipas një urdhëri të ministrit të Shëndetësisë, i firmosur në 12 gusht të këtij viti i kërkon Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave të mos regjistrojë asnjë medikament pa deklaratën e aplikuesit, që prodhuesi merr përsipër vendosjen e pullës në vendin e prodhimit.
Avokati i Popullit, Igli Totozani ka kërkuar dyuke folur sërish për komunitetin rom ka kërkuar ndërhyrje në legjislacionin shqiptarë. Sipas tij ndërhyrjet duhen bërë në mënyrë që të sigurohet regjistrimi ndihma ekonomike dhe programet e strehimit të komunitetit rom.
Pala greke në pikën kufitare të Kapshticës ka ndaluar sot për më shumë se 1 orë grupin e xhirimit të televizionit News 24, sic njofton vete televizioni.
Shkruan Eduard Zaloshnja ne ResPublica.al:
Arsimi, së bashku me shëndetësinë dhe rendin, janë përcaktuar nga PS-ja si fusha ku do të ketë një reformë pluguese në katër vjetët e ardhshme. Gjatë fushatës elektorale, Ledi Shamku-Shkreli, kryetarja e grupit të programit për arsimin, bëri një punë të mirë për të evidentuar faktin se fëmijtë shqiptarë nuk po shkollohen siç duhet, por nuk i dha një përgjijge të qartë pyetjes “Si mund të shkollohen më mirë fëmijët shqiptarë?” Barrën e dhënies së një përgjigjie ekzekutive për këtë pyetje do ta ketë tani Lindita Nikolla, ministre e ardhshme e arsimit dhe ish-drejtoreshë e një gjimnazi të Tiranës. Por kjo përgjigje që mund të jepet vetëm duke parë përtej interesave politike të momentit.
Sot paradite (19 gusht 2013) besimtarët dhe priftërinjtë ortodoksë janë futur me forcë në Shtëpinë e Kulturës, e cila përdorej si kisha e Shën Marisë së Pazarit, por prej disa ditësh, godina iu kthye bashkisë pasi kishte fituar betejën gjyqësore.
Ngjarjet e kronikës së zezë prej ditësh kanë tronditur mbarë opinion publik. Lajmet janë pasqyruar në faqet e para të gazetave. Por ajo që bie në sy është mungesa e protestave të vetë qytetarëve për të kërkuar të drejtat e tyre.
Kryeministri i zgjedhur Edi Rama prezantoi drejtoreshen e kabinetit të kryeministrit të ri që do të jetë Vali Bizhga. është hera e parë që ky kabinet do të drejtohet nga një femër. është një post i rëndësishëm dhe gjithmonë i ështe besuar një burri, por duket se kjo do të ndryshojë, pas emërimit të Vali Bizhgës, e cila do të fillojë punën në shtator bashkë me qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Qeveria e re është vlerësuar edhe për numrin e grave të emëruara ministre, janë më shumë se çdo herë tjetër. Ngelet vetëm që gratë të tregojnë se munden të drejtojnë.
Ndërtimet pa leje në Tiranë nuk po kursejnë asmjediset spitalore. PAs fluksit të ndërtimeve dhe zënies të hapsirave publike në QSUT i ka ardhur radha Sanatoriumit. Vëmendja është përqëndruat atje. Top Channel sjell pamje se si është duke u një lokal brenda sipërfaqes së rrethimit, por që nuk ka leje ndërtimi.
(Në foto Sanatoriumi pa lokale dhe me hapësira të gjelbëra…)
Sot paradite besimtarët dhe priftërinjtë ortodoksë janë futur me forcë në Shtëpinë e Kulturës, e cila përdorej si kisha e Shën Marisë së Pazarit, por prej disa ditësh, godina iu kthye bashkisë pasi kishte fituar betejën gjyqësore.
Zelanda e Re është vendi i 14 në botë dhe i pari në rajonin e Azi-Paqësorit që ka autorizuar martesat mes të njëjtit seks. Që në ditën e parë 31 çifte janë kurorëzuar me martesë. Dy zonja i kanë thënë po njëra-tjetrës gjatë një fluturimi me avion mbi Zelandë ndërsa dy burra australianë janë martuar në saj të një iniciative të institucionit të turizmit në Zelandën e Re- në Muzeun kombëtar në ëellington. Bashkimi i tyre, megjithatë, nuk është njohur nga qeveria në Canberra.
Pa koment. Foto nga Entela Resuli (ne kuader te konkursit te fotos dhe videos Historia Ime)
Disa ekstremistë fetarë nuk lejojnë ndërtimin e bustit të Nënës Terezë në sheshin e komunës së Obiliqit, i cili edhe mban emrin e saj. Qytetarët aty thonë se kjo po ndodh për shkak të përkatësisë fetare që kishte kjo grua.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.