(Klikoni mbi foto per te degjuar podcastin)
Njerezit kane filluar te kujdesen dhe shpenzojne pak me shume per trupin e tyre. Do te ishte mire ne fakt te shpenzonin me shume dhe per edukimin, por gjithsesi edhe ky eshte nje lajm i mire…
(Klikoni mbi foto per te degjuar podcastin)
Njerezit kane filluar te kujdesen dhe shpenzojne pak me shume per trupin e tyre. Do te ishte mire ne fakt te shpenzonin me shume dhe per edukimin, por gjithsesi edhe ky eshte nje lajm i mire…
Një gjë e pangjarë për botën e të “fortëve” ka ndodhur. Darren Young, ylli i ligës WWE, njërës prej divizioneve të Keçit, ka lëshuar një deklaratë “bombë” duke pranuar publikisht se është homoseksual.
Një foshnje e porsalindur është braktisur në shkallët e një pallati në Fier. Banorët e pallatit kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila e ka marrë fëmijën dhe e ka dërguar në spital.
Mediat e huaja bënë me dije se një organizatë në dukje me qëllime humanitare ka rekrutuar një numër shqiptarësh, të cilët janë dërguar për të luftuar në Siri.
Avokati i Popullit, Igli Totozani i është drejtuar me një shkresë zyrtare ministrit të Shëndetësisë Halim Kosova duke i kërkuar që të marrë masa dhe të ofrojë asistencë mjekësore për komunitetin rom i cili ka mbetur mes katër rrugëve prej ditësh.
News24 sjell historinë e dhimbshme të 20-vjeçarit jetim, i cili prej muajsh endet rrugëve të Tiranës pa ngrënë dhe pa pasur se ku të flejë. Eshtë 20 vjeç, jetim dhe pa mbështetje. Ka kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh, është munduar tw shkollohet, por ka mundur të mbarojë vetëm klasën e nëntë. Babai i ka vdekur prej vitesh, i vëllai me probleme gjithashtu endet rrugëve të Tiranës pa strehim, ndërsa nëna me probleme mendore ndodhet në qytetin e Pukës.
Fillimisht ka qenë te shtëpia “Zyber Hallulli”, më pas është zhvendosur në Shkodër, i ndihmuar nga Kisha Katolike. Në Tiranë është strehuar tek një konvikt për jetimët e rritur, por atje kishte një krevat dhe jetonte në korridor. Ai apelon për ndihmë, kërkon një strehë ku të fusë kokën, një punë dhe të vijojë studimet e lëna përgjysmë.
“Kam fjetur nëpër qendra interneti, rrugëve. Gjatë verës nuk kam pasur problem për fjetjen, por ushqimi është i vështirë për ta siguruar. Kam lypur”- shprehet ai.
Gentjan Brija thotë se donte një strehim që të bashkonte edhe familjen e tij të shpërndarë dhe të pastrehë.
“Do kisha nevojë për një strehim, që të merrja nënën e vëllain dhe të bashkoheshim të tre. Nëna ka një problem psikologjik.”- tregon ai.
Ndërsa dy shoqata që merren me këtë shtresë theksojnë nevojën që të zbatohet ligji për këtë shtresë si për strehim ashtu dhe për punësim.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i shoqatës “E ardhmja Jonë”, Alfred Muarremi thotë se do t’i sigurojë patjetër shkollim Gentianit, qoftë edhe me fondet e tij.
“Do t’ja siguroj shkollën edhe sikur ta paguaj vetë nga xhepi im. Por shteti duhet të verë dorë, për strehim, ku janë institucionet, pse më erdhi mua në zyrë. Ky duhet të ishte ndihmuar që në lindje, që kur i ka vdekur i ati”- shprehet Muharremi.
Gentiani apelon për ndihmë të gjithë ata persona që kanë mundësi për ta bërë sado pak normale jetën e tij, të përvuajtur në vite. Numër kontakti për ndihmë 0682003339.
Një grup ekspertësh ka vizituar ambientet në Sharrë ku Ministria e Punës propozoi që të srehohej komuniteti rom i dëbuar tashmë nga barakat e tyre. Ekspertët e AP kanë vizituar edhe romët e strehuar në Kombinat. Për më tepër shikoni fotot. (A.H)
News24 sjell historinë e dhimbshme të 20-vjeçarit jetim, i cili prej muajsh endet rrugëve të Tiranës pa ngrënë dhe pa pasur se ku të flejë. Eshtë 20 vjeç, jetim dhe pa mbështetje. Ka kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh, është munduar tw shkollohet, por ka mundur të mbarojë vetëm klasën e nëntë. Babai i ka vdekur prej vitesh, i vëllai me probleme gjithashtu endet rrugëve të Tiranës pa strehim, ndërsa nëna me probleme mendore ndodhet në qytetin e Pukës.
Sipas një studimi të universitetit të Pensilvanisë në SHBA, qentë me anë të nuhatjes së tyre arrijnë të “identifikojnë” qelizat kancerogjene në fazën fillestare.
Spitali më i madh në vend, ish-Spitali Ushtrak dhe sot Spitali Universitar i Traumës, ku pacientët paraqiten shpesh në shansin e fundit të jetës është lënë në mëshirë të fatit. Sipas Top Channel aparaturat që ndihmojnë për një diagnozë të shpejtë, skaneri që përdoret për të parë dëmtimet e trupit nuk funksionon më, duke bërë që mjekët të bazohen në një grafi të thjeshtë.
Dëbimi i romëve nga banesat e tyre ka ngritur në këmbë të gjithë diplomatët e akredituar në Tiranë por nuk ka tërhequr aspak vëmendjen e institucioneve qeveritare. Nga Korça ka reaguar për këtë çështje ambasadori i ri gjerman i akredituar në Tiranë, Helmut Hofman.
Letra e mëposhtme është një reagim i të rinjve romë e botuar ne Respublica.al. Fakti që nuk janë emrat poshtë, nuk ia zbeh nxjeshmërinë.
(Foto ilustrative nga nje aktivitet me te rinjte rome)
STAMBOLL, 10 Gusht – “Kur isha fëmijë, më thoshin se homoseksualët do të digjen në ferr,” tha Ertugrul, një musliman që lufton për një liri më të madhe për homoseksualët, në një vend ku homoseksualiteti mbetet tabu.
Respublica.al – Jeni prekur nga krimi ndaj romëve?
Presidenca e Egjiptit shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme pas situatës së krijuar kur forcat e sigurisë sulmuan disa kampe protestuesish në Kajro.
Kampet ishin ngritur nga mbështetësit e presidentit të rrëzuar, Mohammed Morsi.
Ministria e Shëndetësisë flet për 149 persona të vrarë. Por Vëllazëria Myslimane, që ka mbështetur protestat, thonë se janë të paktën 2 mijë të vdekur.
Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë për së paku një muaj.
Ndërkohë një kameraman britanik është mes të vrarëve në operacionin për të pastruar dy kampet e mbushur me mijëra protestues.
Mick Deane ishte pjesë e ekipit të Sky News.
Raportohet se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr mbi protestuesit e paarmatosur.
Deane, 61 vjeç, kishte 15 vite që punonte për Sky.
Zyrtarët perëndimorë kanë dënuar përdorimin e forcës për largimin e protestuesve..
Dhuna është përhapur tani edhe në qytete të tjera, ku raportohet për nëntë të vdekur. /TemA/
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.