Të gjithë ata që duan të përfitojnë nga programet e e punësimit duhet të pajisen me kartën e papunësisë. Ishte parashikuar që procesi i pajisjes me këtë kartë të përfundonte në muajin qershor por është shtyre tre muaj.
Të gjithë ata që duan të përfitojnë nga programet e e punësimit duhet të pajisen me kartën e papunësisë. Ishte parashikuar që procesi i pajisjes me këtë kartë të përfundonte në muajin qershor por është shtyre tre muaj.
Serbia është përfshirë në një skandal të trafikimit të qenieve njerëzore. Sipas një skeme në të cilën marrin pjesë shumë bashkëpunëtorë përfshirë edhe mjekët në spitale, fëmijët e porsalindur shpallen të vdekur pa qenë të tillë. Trupi i foshnjave nuk iu jepet familjarëve më arsyetimin që do të merret stafi i spitalit me varrimin e fëmijës.
Në një lokal përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, gjenden të mbjella dy pemë. Të dyja pemët janë mbjellë në disa vazo midis luleve të tjera, të cilat shërbejnë si zbukurim për lokalin. Por sapo futesh në atë mjedis, dhe ulesh të pish një kafe, ndjen një erë e cila të bën të dyshosh se çfarë pemësh janë ?! Hashash apo bimë të tjera?! (Marrë nga Shqiptarja.com)
“Gjykata vendosi që mua të më jepen 180 mijë lekë ose ndryshe gjashtë muaj rrogë. Më sorollatën. S’e kuptoj pse jepen vendimet e gjykatës kur ato nuk zbatohen?! Më thonë që me mua do shlyhen deri në 2019-ën”, thotë Xhemali Hasalami për Top Channel.
Përjashto Respublica.al, asnjë media shqiptare nuk e mbuloi atë pothuajse betejë urbane që ndodhi në Budva në datën 24 korrik, kur një grup LGBT zhvilloi shpejt e shpejt një paradë gej.
E botuan të gjitha sot ama, pasi DW në edicionin shqip kishte botuar një shërbim të gjatë.
Lëvizja LGBT në Shqipëri po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet e qeverisë së re, në kuadër të nismës “Mendo Politikisht”.
Sot u njohëm me përbërjen e re të qeverisë Rama dhe përfitojmë nga ky rast për ta përshëndetur qeverinë e re, si një qeveri që për herë të parë ka në përbërjen e saj plot 6 zonja dhe si një qeveri me ministra të rinj: dy fakte këto që na inkurajojnë dhe na bëjnë të kemi më shumë besim.
Pa koment, foto nga A. Rada
U deshën 20 vjet për ta sjellë Berluskonin para gjyqit për mashtrim financiar. Gjykata e Kasacionit do të marrë vendim (sot në darkë ose nesër në mëngjes) nëse duhet të lërë në fuqi ose të pezullojë dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit të Milanos me 4 vjet burg e 5 vjet ndalim kandidimi për poste publike të Berluskonit. Akuza: mashtrim fiskal.
Ardian Prenjasi, 45-vjeçari që akuzohet për pedofili dhe zhdukjen e Julian Çelës, mund të ketë si bashkëpunëtor kunatin e tij, burrin e motrës, emri i të cilit nuk bëhet me dije për arsye hetimore, shkruan sot gazeta SHQIP.
Është një nga lajmet kryesore të medias ndërkombëtare sot.
Një student nga qyteti amerikan San Diego ka marrë një dëmshpërblim prej 4.1 milion dollarë nga qeveria amerikane pasi ishte braktisur në burg për më shumë se katër ditë.
Lajmet për dhunë ndaj femrave nuk sosin në shoqërinë shqiptare.
Këtë mëngjes janë arrestuar dy vëllezër pasi akuzohen se kanë dhunuar bashkëshorten e njërit prej tyre.
‘Shqiptarja.com’ përshkruan situatën e familjarëve në Spitalin Ushtarak ku të afërmit e të shtruarve flenë në lulishten e spitalit. Me krevat, dyshek dhe batanie me vete, ata kanë zënë hijet e pemëve, për të qenë sa më pranë të afërmit të tyre.
Xhoina Gishti është 25 vjeçe. Në vitin 1999 emigroi me familjen e saj në Milano të Italisë. Ka përfunduar studimet e larta në universitetin katolik “Sacro del Cuore” në Milano me rezultate shumë të mira. Ajo ka mbrojtur 5 gjuhë të huaja. ‘Kam mbrojtur dhe flas shumë mirë gjuhët: italisht, anglisht, frëngjisht, spanjisht, kinezisht, edhe shqip sigurisht.’
Spitali Rajonal i Durrësit prej shumë kohësh po vuan mungesën e ilaçeve. Gjithçka bie mbi pacientët të cilëve iu duhet që të blejnë të gjitha medikamentet. Këtu përfshihen dhe personat e siguruar dhe të pajisur me dokumentet e nevojshme për t’u paraqitur në spital. Të shtruarit në spital janë të detyruar që të gjitha medikamentet t’i blejnë vetë.
“Kalaja antike e Dorëzit po shkatërrohet ngadalë” shkruan gazeta “Tema”. Alarmin për këtë shkatërrim e ka dhënë studiuesi Auron Tare dhe i ka nisur një seri fotosh të gurores që po gërryen akropolin antik të kësaj kalaje të rrethit të Tiranës gazetës “Tema”
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.