‘Shqiptarja.com’ përshkruan situatën e familjarëve në Spitalin Ushtarak ku të afërmit e të shtruarve flenë në lulishten e spitalit. Me krevat, dyshek dhe batanie me vete, ata kanë zënë hijet e pemëve, për të qenë sa më pranë të afërmit të tyre.
‘Shqiptarja.com’ përshkruan situatën e familjarëve në Spitalin Ushtarak ku të afërmit e të shtruarve flenë në lulishten e spitalit. Me krevat, dyshek dhe batanie me vete, ata kanë zënë hijet e pemëve, për të qenë sa më pranë të afërmit të tyre.
Xhoina Gishti është 25 vjeçe. Në vitin 1999 emigroi me familjen e saj në Milano të Italisë. Ka përfunduar studimet e larta në universitetin katolik “Sacro del Cuore” në Milano me rezultate shumë të mira. Ajo ka mbrojtur 5 gjuhë të huaja. ‘Kam mbrojtur dhe flas shumë mirë gjuhët: italisht, anglisht, frëngjisht, spanjisht, kinezisht, edhe shqip sigurisht.’
Spitali Rajonal i Durrësit prej shumë kohësh po vuan mungesën e ilaçeve. Gjithçka bie mbi pacientët të cilëve iu duhet që të blejnë të gjitha medikamentet. Këtu përfshihen dhe personat e siguruar dhe të pajisur me dokumentet e nevojshme për t’u paraqitur në spital. Të shtruarit në spital janë të detyruar që të gjitha medikamentet t’i blejnë vetë.
“Kalaja antike e Dorëzit po shkatërrohet ngadalë” shkruan gazeta “Tema”. Alarmin për këtë shkatërrim e ka dhënë studiuesi Auron Tare dhe i ka nisur një seri fotosh të gurores që po gërryen akropolin antik të kësaj kalaje të rrethit të Tiranës gazetës “Tema”
Zëri i Amerikës shkruan se është rritur dhunë në familje në Shqipëri. Ndërkohë, sipas organeve të drejtësisë, janë shtuar edhe rastet e denonocimit të kësaj dhune.
Parada e LGBT në Malin e Zi ka përfunduar me 20 arrestime dhe shumë të plagosur. Më shumë se 1.000 kundërprotestues të zemëruar i sulmuan rreth 30 homoseksualë me gurë, shishe dhe vezë në Budva. Disa orë më vonë një prift ortodoks erdhi për të shpëlarë me ujë të bekuar vendin e “përdhosur” prej takimit të homoseksualëve dhe të lesbikeve dhe për të “larguar të keqen”!
“Kush jam unë që të gjykoj homoseksualët?!” Kështu iu është përgjigjur Papa Francesku i I-rë gazetarëve teksa ata e pyetën për homoseksualët. Sipas Papës homoseksualët duhen integruar në shoqëri.
Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri – ACCE publikoi sot “Raportin Vlerësues mbi Situatën e Arsimit Parauniversitarë në Shqipëri. Ky raport fokusohet në analizimin e situatës së arsimit parauniversitar në Shqipëri, reformat që kanë përshkruar kurrikulën, gjetje, të dhëna, analiza krahasuese mbi pjesëmarrjen në sistemin arsimor parauniversitar si dhe programet buxhetore dedikuar arsimit.
Cfarë na ndan e na bashkon me Malin e Zi dhe me gjithë vendet që ndajnë të njëjtin det me ne? Ku kemi dështuar me turizmin dhe pse jemi të aftë të mashtrojmë njëri tjetrin ama nuk dimë të ndërtojmë e të investojmë në mënyrë të qëndrueshme? Pse nuk ka një debat për turizmin, ose pse kur bëhet ky debat na tregojnë pallavra e nuk na ndihmojnë të reflektojmë?
Shkruan nga Mali i Zi, Kristi Pinderi
Fotot: historiaime.al
“Shqiptarja.com” sjell për lexuesin historinë e dhimbshme të një 27-vjeçari nga Tepelena i cili vuan nga crregullime mendore. Ai jeton i lidhur në një dhomë 1.5 me2 metër. Kjo është hapësira në të cilën jeton ai që kur ka lindur.
27-vjeçari nuk dëgjon, veçse shikon, nuk shijon asnjë ushqim vecse konsumon dhe më keq akoma, përbën rrezik për bashkëmoshatarët e vet apo dhe për banorët e fshatit Luftinjë në rrethin e Tepelenës.
Familja e 27-vjeçarit jeton me të ardhurat e pensionit të të sëmurit të cilat janë 12 mijë lekë në muaj. Për të sëmurin kujdeset prej 27 vitesh babai i tij.
Nëna e 27-vjeçari pasi ka lindur fëmijën e sëmurë edhe ajo vuan nga një sëmundje e pashërueshme. Kalvari i vuajtjeve për këtë familje është i gjatë dhe pa mbarim. Me ato pak të holla që sigurojnë, katër pjestarët e familjes nuk shtyjnë dot muajin dhe rrjedhimisht, banorët e fshatit i ndihmojnë nga pak me ushqime.
“Kjo edhe nga frika, pasi në të kundërt djali i sëmurë, zbret në fshat, çan izolimin e vendosur nga prindërit dhe shndërrohet në kërcënim real për jetët e banorëve të zones”, shkruan “Shqiptarja.com”
Mjaft herë prindërit e 27-vjeçarit kanë përdorur metoda të ndryshme rrethanore duke e lidhur me zinxhirë, për të rikthyer në izolim birin e tyre. Megjithatë, episodet, fatmirësisht, nuk janë shoqëruar me pasoja tek banorët.
Për të lexuar shkrimin e plotë ju mund të klikoni KETU
Të afërmit e njërit prej viktimave të ditës së diel në Vlorë, 17 vjeçarit Serdi Bajlozi, duket se ende s’po arrijnë ta besojnë që i dashuri i tyri iku nga kjo botë kaq i ri e kaq i pafaj.
“Shqiptarja.com” sjell për lexuesin historinë e dhimbshme të një 27-vjeçari nga Tepelena i cili vuan nga crregullime mendore. Ai jeton i lidhur në një dhomë 1.5 me2 metër. Kjo është hapësira në të cilën jeton ai që kur ka lindur.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në jug të Napolit mbrëmjen e djeshme ku kanë humbur jetën 38 pelegrinë dhe janë plagosur 11 persona mes tyre dhe 4 fëmjë, raporton DW.
Përfundon provimi i shtetit për mësuesit. 40% e mësuesve nuk e marrin provimin, ndërsa pjesa më e madhe e kandidatëve janë vlerësuar me 5 ose 6.
Mbetësit nuk do të mund ta ushtrojnë profesionin e mësuesit, ndërsa ata që u vlerësuan me 5 dhe 6 fituan të drejtën për të qenë mësues.
Top Channel raporton se një avion i linjës ajrore Romë-Shkup, në të cilin udhëtonin 120 pasagjerë, ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza” në orët e mesditës.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.