Historia-ime.com do të përpiqet të denoncojë për arsye edukimi dhe debati, raste kur media stimulon sjellje seksizmi herë për të nëncmuar, herë për të përcmuar, e herë për të fyer figurat femërore për shkaqe të ndryshme.
Historia-ime.com do të përpiqet të denoncojë për arsye edukimi dhe debati, raste kur media stimulon sjellje seksizmi herë për të nëncmuar, herë për të përcmuar, e herë për të fyer figurat femërore për shkaqe të ndryshme.
Makthi që po përjeton një norvegjeze ne Dubai
24 vjeçarja norvegjeze Marte Deborah Dalelv pasi është përdhunuar është shpallur fjatore për seks jashtmartesor, për konsumim alkooli dhe për dëshmi të rreme ne Dubai.
NJE VENDIM I CUDITSHEM – Sipas ministrit të Jashtëm të Norvegjisë Espen Barth Eide verdikti “është një shuplakë për konceptin e drejtësisë”, duke shtuar se “duket shumë e çuditshme se një person që denoncon një përdhumin akuzohet për vepra që në anën tonë të botës nuk konsiderohen krime. Përveç kësaj, vendimi është jashtëzakonisht problematik në aspektin e të drejtave të njeriut”. Norvegjia nuk e bëri zhurmë për të mbrojtur bashkatdhetaren e vet.
E PABESUESHME– Babai i Marte Deborah Dalelv akoma nuk arrin ta besojë se si e bija, e cila shkoi për të kërkuar ndihmën e policisë e për të denoncuar përdhunimin, përfundoi në vendin e të akuzuarës. Sapo ajo paraqiti ankesën autoritetet e Emirateve i konfiskuan pasaportën dhe paratë dhe e inkriminuan.
NJE MAKTH – E dënuar me 16 muaj burg Marte Deborah Dalelv akoma nuk është dërguar në burg por mbahet “e fshehur” në Emirate e privuar nga liria. Vajza shpjegoi për televizionin norvegjez se ishte në dijeni të dallimeve të konsiderueshme në legjislacionin vendor në krahasim me ato të vendit të saj të origjinës, por nuk e kishte menduar vërtet se duke denoncuar dhunuesin e saj ajo mund të përfundojë në një makth si ky.
Makthi që po përjeton një norvegjeze ne Dubai
24 vjeçarja norvegjeze Marte Deborah Dalelv pasi është përdhunuar është shpallur fjatore për seks jashtmartesor, për konsumim alkooli dhe për dëshmi të rreme ne Dubai.
Në Gjykatën e Apelit u zhvillua sot seanca e parë gjyqësore ndaj tre gardistëve të akuzuar për vrasjen e tre protestuesve në 21 Janar të viti 2011.
Një grupim qytetar protestuan sot për të kërkuar ndaljen e dhunës ndaj gruas. Gjatë protestës që u zhvillua para Ministrisë së Drejtësisë pjesëmarrësit lyen veshjet me bojë të kuqe për të simbolizuar gjakun e atyre grave të dhunuara për të cilat nuk është bërë drejtësi. Ky ishte reagimi i parë i organizuar kundër krimeve të fundit ndaj gruas ritmet e të cilit tashmë kanë marrë ëprmasa të frikshme.
Çështja e 21 Janarit mbërriti në këtë gjykatë pas apelimit që Prokuroria i bëri vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, që shpalli të pafajshëm ish-kreun e Gardës, gjeneral Ndrea Prendin dhe ish-komandantin e njësisë speciale Agim Llupo.
Në Qendrën Spitalore Universitare më të madhe në vend “Nënë Terëza” aparatura e kobaltit sipas mjekëve nuk epërballon dot fluksin e pacientëve ndërsa vetë pacientët shprehen se iu duhet të vijnë disa herë dhe nuk arrijnë dot të kryejnë punë. Aparati i kobaltit ndodhet vetëm pranë Onkologjikut ndërsa në rrethe nuk ka fare. Kobalti është aparatura që kryen procesin e rrezatimit për të sëmurët me kancer. Aparatura e kobaltit mund të përballojë deri në 120 pacientë në ditë duke punuar nga ora 7:00 e mëngjesit deri në 22:00 të mbrëmjes.
Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat ka dhënë alarmin për ndotjen e ujit të pishëm. Pas kontrollit të ushtruar në shumë pika furnizimi dhe në pikat e shitjes me autobote rezultoi të ishte i ndotur, por edhe ai që shitet me autobot tregtohet pa asnjë lloj licence dhe aprovimi nga Drejtoria e Higjienës, shkruan gazeta ‘Shqip’.
Dhuna në familja sa vjen e shtohet, rastet e dhunës shkojnë deri në ekstrem. Statistikat tregojnë se nga denoncimet e bëra në gjykatë janë gra, prindër dhe fëmijë. Gjatë këtij viti janë denoncuar 1200 raste të dhunës në familje, 600 gra të dhunuara dhe 58 fëmijë nën moshën 18 vjeç. Policia deklaron për këto të dhëna 144 persona dhunues të arrestuar si dhe 1004 të tjerë nën hetim në gjendje të lirë.
Në shenjë mbështetjeje për homoseksualët, ata patën deklaruar se nuk do të martoheshin deri kur në Francë të lejohej martesa për këdo.
Dhe tani, kur në Francë Gjykata Supreme i hapi dritën jeshile martesave të të njëjtit seks, Brad Pitt dhe Angeline Jolie duke se kanë nisur përgatitjet për ceremoninë e kurorëzimit të lidhjes së tyre shumë-vjeçare.
Fatos Lubonja ka dhënë një intervistë për emisionin “InfoMagazina” të televizionit Klan Kosova. Intervista është realizuar përmes linjës telefonike, kurse në studion e moderatorit Kushtrim Sadiku ka qenë i pranishëm edhe Ernest Luma, anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Duket se në këtë vend edhe Universitetet kanë alergji nga pemët dhe parqet. Nuk mjafton që njerëz dhe qeveri të papërgjegjshme kanë shkatërruar pyje dhe parqe gjatë këtyre dy dekadave, por tashmë pjesë e kësaj masakre është bërë edhe Universiteti i Tiranës.
Ka shkaktuar një zemërim të vërtetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës revista e njohur “Rolling Stone”, që ka vendosur në foton kryesore të kopertinës Dzhokhar Tsarnaev, të akuzuar për bombat në Boston.
Kryebashkiaku i Bostonit, Thomas Menino tha se është një turp i madh. Sipas tij, nëse revista donte një kopertinë për këtë ngjarje, të kishte vendosur të mbijetuarit ose ekipet e emergjencës.
Zemërimi ka përfshirë rrjetet sociale.
“Pse ka dalë ky njeri në kopertinën e Rolling Stone? Mos i bëni martirë këta njerëz,” thotë një përdoruese e Facebook-ut.
“Çfarë tmerri, një vrasës prezantohet si një rock-star,” shkruan një tjetër.
Më shumë se 15 mijë komente, shumica dërrmuese negative, janë postuar në faqen në Facebook të revistës.
Rrjeti i njohur i shitjeve CVS ka deklaruar se do të bojkotojë blerjen e revistave Rolling Stone. Kështu kanë vepruar edhe disa firma të tjera.
Një nga pjesëmarrësit në maratonë thotë se për më tepër, ai në kopertinë shfaqet sikur të ishte një tip i këndshëm, një këngëtar simpatik.
Republikani Donald Trump është edhe më agresiv.
“Vetëm në Amerikë mundet që një xhihadist që vret fëmijë e gra të trajtohet me shërbim shëndetësor dhe të dalë në kopertinë reviste,” shkruan ai.
Por artikulli i shkruar nga Rolling Stone, që trajton mënyrën se si u bë radikal një student premtues, është pëlqyer, duke u vlerësuar si një shkrim i mirë gazetaresk.
Vetë revista është mbrojtur duke thënë se ata po bëjnë gazetari si gjithmonë.
“Zemra jonë është me viktimat e bombave të Bostonit dhe mendimet tona gjithmonë do jenë me ta dhe familjet e tyre.
Kopertina e revistës, që po publikojmë këtë javë, është brenda traditave të gazetarisë dhe angazhimit të përhershëm të Rolling Stone për të sjellë një mbulim të matur e të kujdesshëm të ngjarjeve më të rëndësishme të kohës. Fakti se Dzhokhar Tsarnaev është i ri dhe në atë grupmoshe si lexuesit tanë, e bën më të rëndësishme për ne që të shqyrtojmë kompleksitetin e kësaj çështje dhe të fitojmë një kuptim më të plotë se si mund të ndodhë një tragjedi si kjo,” thuhet në reagimin e revistës. /TemA/
Në një nga rastet e mia të para, kur punoja me terapinë e familjes në Tiranë, mbaj mend të më ketë kërkuar me insistim një grua e re. Ajo erdhi fiks në orar; e bukur, trupgjatë dhe me një pamje të frikësuar.
Një lider taliban i ka shkruar një letër nxënëses nga Pakistani, që u qëllua në kokë pse mbronte të drejtën e femrave për shkollim.
Në letër, ai kërkon falje, por edhe mbron veprimin e talibanëve.
Malala Jusufzai u qëllua ndërsa ishte në autobusin e shkollës.
16 vjeçarja mori plagë në kokë dhe qafë.
Në letrën e Adnan Rasheed, lideri i organizatës Tehreek-e-Taliban, justifikohet përpjekja për vrasjen e saj.
Në fillim të letrës, Rasheed kërkon falje dhe thotë se flet me emocione vëllazërore, për shkak se të dy vijnë nga i njëjti klan.
“Kur ti u sulmove, kjo ishte shokuese për mua. Do të doja që kjo të mos ndodhte kurrë,” shkruan ai.
Por menjëherë toni ndryshon.
Në letër ai shkruan se Malala duhej të heshte sepse po drejtonte një fushatë dashakeqe ndaj përpjekjeve të tyre për të vendosur një sistem islamik në luginën e Suatit. Ai shton se shkrimet e saj ishin provokative.
“Ka mijëra vajza që shkojnë në shkollë në luginën Suat. Por a mund të shpjegosh se përse ti ishe në listën e vrasjes?
Ti dhe OKB po pretendoni se u qëllove për shkak të shkollimit, por kjo nuk është arsyeja. Të jem i ndershëm, arsyeja ishte propaganda”.
Në letër thuhet se gjithçka është organizuar nga hebrenjtë dhe masonët. Lideri taliban thotë se presidenti amerikan është një vrasës masiv, ndërsa programi i vaksinimit kundër poliomielitit është në fakt një program sterilizimi.
Letra mbyllet duke i thënë Malalës se ajo duhet të kthehet në shtëpi, të adoptojë kulturën islamike dhe të shkojë në një medrese për femra, pranë shtëpisë së saj.
Javën e shkuar, Malala foli përpara asamblesë së të rinjve të OKB-së, ditën e 16 vjetorit të saj. Ajo do quhet Dita e Malalës.
“Terroristët menduan se do më ndryshonin qëllimin dhe do ndalonin ambiciet e mia. Por plumbat nuk do na bëjnë të heshtim,” tha Malala.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.