Foto nga Bledar Hasimi
Foto nga Bledar Hasimi
Foto nga Bledar Hasimi
Nga ora 19.00 e ne vazhdim faqja online e Top Channel eshte sulmuar nga hackersat. Faqja, ne fakt, nuk hapet.
(Foto montazh nga Joni Baboci, ilustrues)
Koment nga K. Pinderi
Në rrjetet sociale duket se është “ndezur atmosfera” përmes komenteve që në shumicën e rasteve shprehin një lloj frike se tani, pas përfundimit të orarit zyrtar të votimeve mund të nisë një proces i vështirë, i acaruar dhe konfliktual i numërimit të votave.
Rrjeti publik gjerman, ARD, ka përgatitur një seri kronikash nga Shqipëria në këtë ditë zgjedhjesh.
Gazetarja Karla Engelhard sjell edhe një foto nga Shqipëria, duke treguar kontrastet e këtij vendi.
Ndërsa komisionerët po shqetësohen për faktin se qytetarët nën presion po fotografojnë votën e tyre, për t’ua treguar zyrtarëve të partisë në pushtet, dy figura të mazhorancës kanë fotografuar votën e tyre dhe e kanë publikuar foton në Facebook.
Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, vazhdon të editojë lajme mbi zgjedhjet në Shqipëri.
Pak para orës 14:00 DPA njoftoi për atmosferën e acaruar që po mbretëron në këtë vend.
“Të shtëna, rrahje, manipulime dhe akuza të rënda të opozitës: zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, të cilat nga SHBA-të dhe BE ishin cilësuar si test demokracie, të dielën pjesërisht dolën jashtë kontrollit. Në qytetin e Laçit (35 kilometra në veri të Tiranës) u vra një përfaqësues i opozitës së majtë. Një kandidat i qeverisë u plagos. Në qytetin port të Vlorës, në jug të Shqipërisë, një shpërthim shkatërroi veturën e një sekretari lokal të Partisë Socialiste”.
Më tutje DPA shton: “Politikani i opozitës së majtë Ilir Meta tha se në disa vendvotime në veri të vendit ‘kriminelët e armatosur dhe banditët’ po kërcënojnë zgjedhësit me urdhër të qeverisë. Sipas tij policia rajonale dhe lokale po i lejon ata të veprojnë dhe nuk po ndërhynë. Nga shumë lokalitete të vendit u bë e ditur për rrahje para lokaleve zgjedhore. Vëzhguesit e pavarur flasin për parregullsi masive. Sipas tyre zgjedhësit ishin lejuar të votojnë pa dokumente personale. Disa vendvotime u hapën me vonesë disaorëshe. Disa zgjedhës votuan për mbarë familjen. Në një rast procesi i votimit u ndërpre, sepse kishte më shumë zgjedhës se sa fletëvotime. Deri në mesditë votuan 23,5 për qind të 3,3 milionë zgjedhësve”.
Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, vazhdon të editojë lajme mbi zgjedhjet në Shqipëri.
Pak para orës 14:00 DPA njoftoi për atmosferën e acaruar që po mbretëron në këtë vend.
The election process that culminates today with the voting process scheduled till 7 p.m. in Albania is considered as one of the most important also for LGBT issues.
Ne nje interviste per DITA, kineasti Joni Shanaj tote: “Në kushtet e sotme të Shqipërisë, të mos votosh dhe të mos kesh guxim të mbash qëndrim është barbari. Kush nuk e kupton se Shqipëria ndodhet jo përpara një palë zgjedhjeje të zakonshme, por përpara një zgjedhje kursi, që shkon përtej rëndësisë politike, por hyn dhe përbën një imperativ në rradhë të parë mbi orientimin kulturor të vendit, mjerë për të…”
Në vitin 1992, isha 5 vjeç kur Sali Berisha u bë President i Shqipërisë.
Një krim horror ka ndodhur në Tiranë, por ka mbetur jashtë vëmendjes së medias dhe shoqërisë, për shkak të etheve që procesi zgjedhor ka ngjallur, sidomos tek media.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.