Televizioni Top Channel ka qenë i vetmi që ka raportuar për një nismë të KQZ për të nxjerrë jashtë ambienteve të saj median edhe gjatë ditës së votimit dhe gjatë ditëve të numërimit të votave.
Televizioni Top Channel ka qenë i vetmi që ka raportuar për një nismë të KQZ për të nxjerrë jashtë ambienteve të saj median edhe gjatë ditës së votimit dhe gjatë ditëve të numërimit të votave.
BBC – Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë në Italinë fashiste, një grup meshkujsh homoseksualë u etiketuan të “degjeneruar”, u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe u internuan në një ishull. Ata u mbajtën nën një regjim burgu – por disa prej tyre e gjetën jetën në komunitetin e parë haptazi homoseksual në vend, një përvojë çliruese…
Marre nga Top Channel
Në seancën e 228-të, i pandehuri Dritan Dajti i ka lënë mënjanë nënkuptimet dhe u foli në mënyrë të drejtperdrejtë gjyqtarëve që po e gjykojnë për gati katër vjet, por që ende s’po gjejnë një avokat për të për t’i dhënë fund bllokimit të procesit.
Ka reaguar Komiteti Shqiptar i Helsinkit ne lidhje me incidentin me stafin e Fiks Fare gjate perurimit te tunelit Tirane-Elbasan.
Një ndër format e përhapjes së HIV është ajo me shiringë e cila prek dendur përdoruesit e drogës, të cilët e injektojnë drogën me të njëjtën shiringë. Kjo është tejet e rrezikshme për përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse.
Por studimet e fundit kanë gjetur një mënyrë për të përgjysmuar numrin e të prekurve me HIV nga përdorimi i të njëjtës shiringë.
Zbulohen raste të reja me virusin HIV. Në Sarandë në 5 muajt e fundit janë zbuluar katër raste të reja të infektuar me AIDS. Vetëm në këtë qytet janë shtatë të prekur me këtë sëmundje. Ajo çka bie në sy është se rastet janë zbuluar në mënyrë të rastësisshme. Mbartësit nuk e dinin që mbartnin këtë sëmundje dhe janë ofruar të dhurojnë gjak. Të infektuarit ose kanë qenë vetë jashtë Shqipërisë ose kanë pasur një familjar të tyre emigrant.
Numri i të prekurve me HIV në gjithë Shqipërinë shkon në 49 raste, 2 prej të cilëve janë fëmijë kete vit. Mosha e të infektuarve është 25-40 vjeç.
Qeveria turke duket se nuk do të mund t’i japë zgjidhje protestave që po zhvillohen prej tre javësh në gjithë Turqinëpa përdorur dhunën ndja protestuesve. Vijojnë deklaratat tronditëse, qeveria paralajmëron se do të përdorë ushtrinë për t’i dhënë fund protestave në Stamboll dhe në qytete të tjera.
“Qeveria do të përdorë të gjitha fuqitë e veta dhe forcat e armatosura nëse do të jetë e nevojshme”, ka deklaruar zëvendëskryeministri turk Bulent Arinc duke folur në televizionin shtetëror të Turqisë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Kukësit ku një djalë i vogël, vetëm 10 vjeç ka mbërritur në spital i vdekur. Lajmi publikohet në BalkanWeb.
Djali është dërguar në spital nga prindërit e tij, por kur ka mbërritur ka qenë shumë vonë, mjekët nuk kanë mundur të bënin asgjë pasi 10-vjeçari kisht ehumbur jeten.
Organizata e njohur “Freedom House” ka publikuar raportin e saj të përvitshëm “Vende në tranzicion”, në të cilin përfshihet edhe vendi ynë. Raporti vlerëson se Shqipëria nuk ka përmirësim në luftën kundër korrupsionit. “Mungon vullneti politik dhe përforcimi i institucioneve”, theksohet në raport.
Shqipëria ka njohur rritje të korrupsionit dhe rënie të demokracisë. Qeverisja vendore është përkeqësuar.
Kristi Pinderi
Bashkë me Xhenin ishim për tre ditë në Pogradec gjatë fundjavës. Për ata që vijnë nga Tirana, ato ditë të kaluara në “Millenium”, Tushemisht, mund të jenë parajsë. Për mua që rikthehesha në qytetin ku u rrita, ishte (sic është gjithmonë rikthimi) parajsë e shkuar parajsës.
“Platforma qytetare–Votëmatësi” është një projekt i realizuar nga “Lëvizja Mjaft”, me mbështetjen e “National Endowment for Democracy (NED)”.
Në kuadër të kësaj nisme u realizua online një pyetësor. Kishte dy pyetje në lidhje me LGBT.
Pyetja e parë (në formë pohuese) ishte: Martesat LGBT dhe manifestimet e tyre publike duhet të jenë të ndaluara.
Për këtë përgjigje, 47.8 përqind u përgjigjën: “Pajtohem plotësisht”. 22.3 përqind u përgjigjën: “Nuk jam dakort”. 15.1 përqind: “Pajtohem pjesërisht”. 13.2 përqind: “Pjesërisht nuk pajtohem”, dhe 1.5 përqind: “Nuk e di/pa përgjigje”.
Pyetja e dytë ishte: “Një person me kualifikimet e nevojshme dhe me orientim homoseksual mund të zgjidhet deputet në Kuvendin e Shqipërisë”.
Përgjigjet ishin: 39.1 përqind: “Pajtohem plotësisht”, 37.8 përqind: “Nuk jam dakort”, 15 përqind: “Pajtohem pjesërisht”, 6.2 përqind: “Pjesërisht nuk pajtohem”, dhe 1.9 përqind nuk u përgjigjën.
Mosha mesatare e të intervistuarve është 34.7 vjeç. Pjesa më e madhe e respondentëve është në grupmoshën 25-34 vjeç (31%). Respondentët me të paktë janë ata të grupmoshës mbi 60 vjeç (5%). Në total me shume meshkuj kanë zgjedhur ti përgjigjen anketës online. Ndarja midis gjinive është 52% meshkuj dhe 48% femra.
786 qytetarë mbi 18 vjeç, zgjodhën të plotësonin anketën në internet perms përdorimit të platformës elektronike të anketimit të instaluar në faqen www.votëmatësi.info. Si njësi kampionimi u përdorën IP unike të secilit prej përdoruesve.
“Platforma qytetare–Votëmatësi” është një projekt i realizuar nga “Lëvizja Mjaft”, me mbështetjen e “National Endowment for Democracy (NED)”.
“Gazeta Shqiptare” ngre sot një shqetësimi i cili lidhet drejtpërndrejt me shëndetin e njeriut. Tatuazhet, shumë të dëshiruara në këtë stinë nga të gjithë e në mënyrë të veçantë nga adoleshentët, mund të shkaktojnë infeksione. Kjo ndodh për shkak të përdorimit të gjilpërës më shumë se një herë në persona të ndryshëm, kjo bën që sëmundjet të transmetohen nga një person tek një tjetër.
Vjosana Vladi është një vajzë e vogël e cila ka lindur me problem shëndetësore. Me kalimin e viteve sëmundja e 4-vjeçares është përkeqësuar. Ajo vuan nga një deformim i shtyllës kurrizore e cila më pas i ka dëmtuar edhe gjymtyrët e poshtme. Gjendja e saj është tejet e rëndë dhe nësë nuk operohet mund të humbasë edhe jetën. Historia evajzës u publikua në BalkanWeb.
Në 20 tetor të 2011-ës kryeministri i vendit shpalli iniciativën e “rrugës së gjelbër” për Shqipërinë. Në po të njëjtin fjalim ai kërkoi nga Inspektorati i Mjedisit ndalimin e çdo depozitimi të plehrave në bregun e lumit Shkumbin dhe vendosjen e sanksioneve të rrepta ndaj shkeljes së këtij rregulli. Ndërkohë, gjendja në të ashtuquajturin “Landfilli i Shkumbinit”, i cili gjendet në kufirin mes Rrogozhinës dhe Çermës (fshat i Lushnjes), sot është siç e tregojnë fotot. Aty vazhdojnë të depozitohen plehra çdo ditë, shumica janë mbetje plastike, dëmi i të cilave në mjedis llogaritet katastrofik, mjafton të kujtojmë që dekompozimi i plastikës zgjat nga 200 deri në 1000 vjet.
(Fotoja u publikua ne uneraportoj.njaft .org)
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.