“Platforma qytetare–Votëmatësi” është një projekt i realizuar nga “Lëvizja Mjaft”, me mbështetjen e “National Endowment for Democracy (NED)”.
“Platforma qytetare–Votëmatësi” është një projekt i realizuar nga “Lëvizja Mjaft”, me mbështetjen e “National Endowment for Democracy (NED)”.
“Gazeta Shqiptare” ngre sot një shqetësimi i cili lidhet drejtpërndrejt me shëndetin e njeriut. Tatuazhet, shumë të dëshiruara në këtë stinë nga të gjithë e në mënyrë të veçantë nga adoleshentët, mund të shkaktojnë infeksione. Kjo ndodh për shkak të përdorimit të gjilpërës më shumë se një herë në persona të ndryshëm, kjo bën që sëmundjet të transmetohen nga një person tek një tjetër.
Vjosana Vladi është një vajzë e vogël e cila ka lindur me problem shëndetësore. Me kalimin e viteve sëmundja e 4-vjeçares është përkeqësuar. Ajo vuan nga një deformim i shtyllës kurrizore e cila më pas i ka dëmtuar edhe gjymtyrët e poshtme. Gjendja e saj është tejet e rëndë dhe nësë nuk operohet mund të humbasë edhe jetën. Historia evajzës u publikua në BalkanWeb.
Në 20 tetor të 2011-ës kryeministri i vendit shpalli iniciativën e “rrugës së gjelbër” për Shqipërinë. Në po të njëjtin fjalim ai kërkoi nga Inspektorati i Mjedisit ndalimin e çdo depozitimi të plehrave në bregun e lumit Shkumbin dhe vendosjen e sanksioneve të rrepta ndaj shkeljes së këtij rregulli. Ndërkohë, gjendja në të ashtuquajturin “Landfilli i Shkumbinit”, i cili gjendet në kufirin mes Rrogozhinës dhe Çermës (fshat i Lushnjes), sot është siç e tregojnë fotot. Aty vazhdojnë të depozitohen plehra çdo ditë, shumica janë mbetje plastike, dëmi i të cilave në mjedis llogaritet katastrofik, mjafton të kujtojmë që dekompozimi i plastikës zgjat nga 200 deri në 1000 vjet.
(Fotoja u publikua ne uneraportoj.njaft .org)
Një grup xhirimi i emisionit “Fiks Fare” është ndaluar dhe kërcënuar nga Garda e Republikës si edhe i janë sekuestruar pamjet filmike të xhiruara në inaugurimin që kryeministri i vendit i bëri tunelit të Krrabës paraditen e së dielës.
Mustafa Nano në një shkrim publikuar në gazetën e përditshme “Shqip” ka bërë një analizë të sjelljeve të kryeministrit dhe qëndrimeve të tij gjatë kësaj kohe. Si çështja më e komentuar në media ai është ndalur edhe tek antiplumbi që thuhet se kryeministri e mban gjithmonë veshur. Më tej është ndalur në pjesëmarrjen e kryeministri në “Zonë e lirë”, emisionit të Arian Çanit…
Debati mbi shaminë e femrave myslimane, ku para pak ditësh u shënua dhe incidenti i radhës në spitalin e Burrelit, është marrë në hetim nga Avokati i Popullit.
Protestuesit turq kanë refuzuar ta lirojnë Parkun Gezi të Stambollit edhe përkundër lëshimit nga ana e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan.
Trainimi dy ditor “Parandalimi i diskriminimit. Të kuptojmë Ligjin, të drejtat e njeriut dhe të komunitetit LGBT”, u zhvillua në Tushemisht të Pogradecit me pjesëmarrjen e stafit dhe vullnetarëve të “Unë, Gruaja”.
Fshati Tushemisht dhe Driloni në Pogradec mund të thuhet se mbeten edhe për këtë vit një prej destinacioneve që nuk duhen humbur.
Shikoni me poshte spotin qe Aleanca Kunder Diskriminimit LGBT dhe Te Bashkuar Pro Kauzes LGBT kane pergatitur me qellim inkurajimin e komunitetit LGBT qe te votoje ne 23 qershor.
Kryeministri turk, Reçep Taip Erdogan në orët e vona të mbrëmjes ka ftuar një grup të dytë të protestueve për t’i takuar. Kjo ka ndodhur pasi dha atë që ai e cilësoi si “paralajmërimi i fundit” për protestuesit.
Gazeta “Panorama” shkruan sot se Saimir Ivziku, ish-drejtor i Përgjithshëm i QSUT-së, Ibrahim Shatri, ish-drejtor i burimeve njerëzore dhe Alketa Ilo, ish-dejtoreshë Edukimi në QSUT, janë kallëzuar për ndjekje penale nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Në Vjenë u prezantua raporti për lirinë e medias në Shqipëri. Raporti u prezantua nga Përfaqësuesja e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë për Lirinë e Medias, Dunja Mijatovic, e cila ka dorëzuar raportin e radhës për lirinë e shtypit në botë në Këshillin e Përhershëm në Vjenë.
Fusha e djegies shkarkuese të mbeturinave të komunës Otllak, në rrethin e Beratit. Mbetjet jo vetëm që nuk groposen, por për t’u ricikluar as që mendohet akoma. Mbeturinat hidhen sistematikisht në ujërat e lumit Osum, duke e ndotur atë. Ju lutem mjaft më! (Fotoja u publikua ne uneraportoj.mjaft.org)
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.