Ju pëlqen mishi? Mund ta hani! E keni të kontrolluar, të higjenizuar, të mbrojtur nga pluhurat… një pamje skandaloze dhe e shëmtuar që shoqëron përditë rrugët e Kamzës. (Fotoja u publikua ne uneraportoj.mjaft.org)
Ju pëlqen mishi? Mund ta hani! E keni të kontrolluar, të higjenizuar, të mbrojtur nga pluhurat… një pamje skandaloze dhe e shëmtuar që shoqëron përditë rrugët e Kamzës. (Fotoja u publikua ne uneraportoj.mjaft.org)
Pa koment, foto nga Xh. Karaj.
Zgjedhesit me Aftesi te Kufizuara shprehin vullnetin e tyre permes votes per kandidatet qe do te garantojne realizim te te drejtave te tyre. Video sensibilizuese per me shume vemendje per nevojat e personave me aftesi te kufizuar.
Ju kujtohet Hazbi Kasaj, kandidati i Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH), që u bë i famshëm katër vite më parë për deklaratën e tij “ai që nuk voton mua i daltë kanceri mu në grykë”?
Fryma e re Demokratike, në përgjigje të një letre që Aleanca Kundër Diskriminimit dhe të Bashkuar Pro LGBT i kishte nisur kësaj partie në lidhje me disa cështje të këtij komuniteti përgjigjet se është kundër cdo diskriminimi. Gjithashtu kjo parti bën të ditur se është pro martesave tradicionale.
Dy javë para votimeve, “Fiks Fare” sjell fakte nga mënyra sesi kandidatët e Partisë Demokratike kërkojnë votën e banorëve të Tiranës në këmbim të një pakoje ushqimesh. “Fiks Fare” solli me pamje momente nga shpërndarja e ushqimeve prej stafit të kandidatit të PD-së në Tiranë, z. Gazmend Dibra. Qeset me ushqime janë ndarë gjatë fundjavës së kaluar në një dyqan që tregton bojëra në rrugën “Myslym Shyri”.
Organizata e njohur në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë historike dhe kulturore, “Europa Nostra” ka publikuar listën e shtatë monumenteve historike më të rrezikuara në Europë. Mes tyre është edhe Amfiteatri i Durrësit.
Ku? Tek sheshi Frère-Orban – Kur? Të Shtunën 15 Qershor në orën 14:00 – Çfarë? Demonstrim, lakuriq në biçikleta – Webi? www.cyclonudista.be
Të shtunën më 15 qershor, Çiklonudisti ju fton të pedaloni lakuriq në Bruksel. Nisja do të bëhet në orën 02:00 në Sheshin e Frère-Orban. Qëllimi i këtij pedalimi lakuriq? Të denoncojë çmendurinë e trafikut dhe të kërkojë sigurinë dhe drejtësinë në rrugë.
Besarta Basha, Shekulli shkruan:
Një kasaphanë e vërtetë. Ja në çfarë është shpërfytyruar lulishtja përpara parlamentit. Një gropë e madhe e hapur dhe masakra e pemëve e cila ka sinjalizuar hapjen e themeleve të xhamisë së re ka çuar në një reagim të ambientalistëve dhe qytetarëve të Tiranës.
(KUJDES: FOTOT ME POSHTE ME PERMBAJTJE SHQETESUESE)
Një grup islamik në Siri qëlloi për vdekje një djalosh 14- vjeçar përpara prindërve të tij, pasi e akuzonin për blasfemi sepse e kishin dëgjuar djaloshin duke thënë se “nuk do i jepja Profetit as edhe një kafe falas”.
STAMBOLL – Është pushtuar nga policia sheshi Taksim në Stamboll në natën mes të martës dhe të mërkurës pas 8 orë përleshje me manifestuesit kundër shkatërrimit të pemëve afër parkut Gezi dhe kundër qeverisë së Erdoganit.
Pas kësaj ngjarjeje, raportohen 25 të plagosur, 5 në gjendje të rëndë dhe 100 të arrestuar. Ndërkohë, që nga protestuesit kanë vijuar thirrjet: “Taksim është kudo”; “Rezistenca është kudo”.
Hedhjet e fundit të lakrimogjenëve kanë ndodhur rreth orës 3 të së mërkurës me orën lokale (ora 2 në Shqipëri). Më pas manifestuesit janë tërhequr në park dhe policët kanë rimarrë kontrollin e qytetit. Por edhe në Ankara rifilloi një manifestim me 5.000 vetë të martën në mbrëmje kundër policisë.
Kryeministri Erdogan ka në plan të takohet sot me disa prej protestuesve, por i akuzon ata, se po përpiqen qëllimisht të dëmtojnë ekonominë dhe imazhin e Turqisë.
Tre njerëz kanë vdekur që kur protestat filluan pothuajse dy javë më parë. Rreth 5 mijë njerëz janë plagosur dhe mijëra të tjerë janë arrestuar.
ARRESTOHEN 50 AVOKATË
Janë arrestuar sot 50 avokatë turq, pasi manifestuan kundër ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve. Avoktatët ishin mbledhur në grevë përpara pallatit të drejtësisë së Stambollit për të protestuar kundër policisë, e cila sot në mëngjes mori kontrollin mbi sheshin Taksim, bën të ditur TM News. Por forcat e policisë speciale ndërhynë për t’i shpërndarë ata. Pas një përleshjeje të shkurtër, rreth 50 avokatë janë arrestuar, bën të ditur Shoqata e avokatëve bashkëkohorë. Në një koment në faqen Facebook, presidenti i Dhomës penale turke, Metin Feyzioglu, ka lajmëruar se do të jetë në Stamboll për të diskutuar me autoritet mbi arrestimet. –
Me shume: http://www.shqiptarja.com/home/1/stamboll-policia-rimerr-sheshin-taksim-pas-8-ore-perleshje-161792.html#sthash.wDNyqM9o.dpuf
Me poshte deklarate e CRCA ne Diten Nderkombetare kunder Punes se Femijeve. Foto BGNES
Tiranë, 12 Qershor 2013– Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA, një organizatë kombëtare që avokon në emër të fëmijëve, në Ditën Ndërkombëtare kundër Punës së Fëmijëve, me anë të kësaj deklarate publike, kërkon të shpreh revoltën e saj për dështimin e Shtetit Shqiptar për të eleminuar punën dhe shfrytëzimin ekonomik të fëmijëve që prej vitit 2001 e deri më sot.
Dhunimin e kandidatit te FRD-se, z. Mithat Hoxha ne Roskovec, Komiteti Shqiptar i Helsinkit e cileson sot ne nje deklarate per shtyp si nje “akt barbar”.
Një nga hapësirat e vetme të gjelbra që ka mbetur në kryeqytet, ka nisur të prishet për të ndërtuar aty një xhami, që do quhet Xhamia e Madhe e Tiranës. Por jo vetëm kaq. Aty afër do jenë edhe dy qendra gjigande tregtare. Ta mendosh që aty është edhe parlamenti. Gjëja e parë që të vjen ndër mend është që me pretekstin e xhamisë po planifikohen edhe qendrat. Ambientalistët kanë nisur të reagojnë menjëherë, duke ftuar për protesta. Sazan Guri ka thënë sot për Shekullin se ambientalistët nuk kanë asgjë kundër xhamisë, por ndërtimi i saj do i bëjë një dëm të madh ambientit.
(Foto ilustruese)
Ka disa ditë që në media flitet rreth një ngjarje të ndodhur në spitalin e Burrelit ku një grua 33 vjec është nxjerrë jashtë, sipas gjasave, për shkak të shamisë që mbante në kokë.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.