Historia Ime do te botoje gjate diteve ne vijim komente, analiza dhe intervista ne lidhje me permbajtjen reale te 3 ligjeve kaq shume te perfoluara kete vitin e fundit.
Historia Ime do te botoje gjate diteve ne vijim komente, analiza dhe intervista ne lidhje me permbajtjen reale te 3 ligjeve kaq shume te perfoluara kete vitin e fundit.
Ka disa ditë që opinioni publik në Itali dhe përfaqësues të politikës janë shokuar, por në njëfarë mënyre janë shkundur aq sa po ridimensionojnë qëndrimet e tyre ndaj komunitetit LGBT.
Duket se brenda fushatës së PD, diçka duket se nuk shkon mirë (të jetë perceptimi i humbjes?) përderisa Kryeministri është rikthyer tek gjuha e egër ndaj kundërshtarëve dhe sulmet personale. Pasi riktheu në Shkodër sulmet ndaj të Kristaq Ramës, pasi foli për skizofreni, dje, gjatë një takimi elektoral ka thënë (në përgjigje të këshillës së Ramës që të shkojë të punojë ‘gjysh full-time’):
“Me këtë rast më duhet t’i them Edvinit se i ka bërë një akuzë të rëndë vetes së tij! Kjo sepse një njeri normal që vlerëson familjen dhe vlerat e saj nuk mund të jetë kurrsesi bir, vëlla, bashkëshort, baba apo gjysh part-time pra në gjuhën shqipe me “gjysëm kohe apo përgjysëm”.
Pastaj akuzon se Rama ka kaluar një rini “të skllavëruar nga Blloku Hoxhist dhe kompleksi i “Edipit” i formës së pashërueshme,” dhe “unë ndjehem i lumtur si një burrë “kohë plotë” gjatë jetës sime dhe “jo çerek apo gjysëm burrë siç jeni faktuar dhe keni pohuar ju veten tuaj”!!!”
Logjika e do, që sondazhet e brendshme të jenë aq poshtë, sa për të mobilizuar të vetët, Berisha duhet të lërë akuzat për taksën progresive e programin e PS, e të rikthehet tek punët “e burrërisë”.
Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova ka bërë me dije ditën e djeshme se të gjithë shefat e shërbimeve janë nën hetim. Sipas tij ka të dhëna të forta që mjekët i dërgojnë pacientët në klinika private për të marrë shërbime të cilat mund të bëhen në spitalin publik.
Për këtë arsye është ngritur një grup inspektorësh të cilët po hetojnë abuzimet që drejtues të caktuar në shërbimet e QSUT-së kanë kryer në kurriz të pacientëve.
Sipas Kosovës, personeli mjekësor i shërbimit në të gjitha spitalet e vendit nuk do të tolerohet më për abuzimet që kryejnë ndaj pacientëve. Në këto kushte mjekët nuk do të mund të justifikohen për moskryerje të operacioneve për shkak të mungesës së medikamenteve, pasi ky problem nuk ekziston. Në përfundim të hetimeve do të zbardhen edhe penalitetet që do të merren ndaj abuzuesve, masa të cilat do të shkojnë deri në largim nga detyra.
Ministri Kosova nuk ka bërë public asnjë emër, por ka shtuar se “ndonjë shef shërbimi, i prirur nga puna në sektorin privat ose spitalet private, mund të paraqesë pengesa për pacientët. Kam të gjitha pikat e komunikimit për të qenë në brendësi të situatës dhe nëse një shef shërbimi i thotë pacientëve që do të anulohet operacioni sepse mungon një ilaç, absolutisht që ky do të përplaset me të gjitha masat ligjore që kam në dorë për të ndërmarrë kundrejt atyre që abuzojnë me sektorin shëndetësor”.
Gjithashtu, të shumta pohohet të jenë edhe shkeljet e evidentuara nga auditi sa i takon sigurimit të barnave. Vëzhgimet kanë treguar se mbulimi i mungesave të barnave është bërë përmes faturave fiktive. Çka do të thotë se faturat janë përfshirë në sistem, ndërkohë që pacientëve u është kërkuar që barnat të blihen në privat, pasi spitali nuk i kishte.
(A.H)
Nga uneraportoj.mjaft.org
Hallet e Kamzës janë të mëdha, por ky halli që kemi ne banorët e Azem Galicës mos i rëntë kujt për pjesë, ujërat e zeza po na mbysin, kalojnë pak metra larg banesave tona, pa kurrfarë sistemimi dhe krejt në sipërfaqe. Edhe në media është bërë problem ky halli ynë me kanalet e hapura dhe të pa sistemuara. Veçse, problemi do të jetë më i madh tani që moti ngrohet, do e kemi të pamundur të rrimë në shtëpi a të dalim në oborre, a teë hapim dritaret. Edhe pas të gjitha ankesave dhe raportimeve, askush nuk ka ardhur ta shoh gjendjen dhe ta ndihmojë komunitetin. Kjo gjendje alarmante, mund të ketë pasoja të medha, pasi është burim sëmundjesh dhe mos e dhëntë zoti do na plas ndonjë epidemi.
Kjo foto bashkë me dixhiturën përkatëse janë publikuar në faqen uneraportoj.mjaft.org
Në godinën e Sëmundjeve të Brendshme, në QSUT, (njohur masivisht si 6-Katëshit), në anën e pasme të saj, mjafton një vizitë e shkurtër për të evidentuar mungesën e interesit për mirëmbajtjen e ambjenteve spitalore në qendrën më të madhe spitalore në vend. Dysheme e pisët dhe e dëmtuar, mure të palyera, të rrjepura dhe gjithë njolla, dyer të vjetra që në shumicën e rasteve nuk mbyllen, mungesë e theksuar ndriçimi (asgjë tjetër përveç dritës që vjen nga dritaret e korridorit); njolla gjaku aty këtu; një skenografi ideale për realizimin mjeshtëror të Makbethit . Pikërisht në këtë “dekor” gjenden dhomat e vizitave për pacientët e sëmundjeve të brendshme. Gjithçka mund të bësh në këtë vend, nga videoklipet retro deri në filmat horror, por vetëm konsulta mjekësore nuk mund të ofrohen.
Pavioni i Nefrologjisë në QSUT ka bërë një studim rezultatet e të cilët kanë nxjerrë në pah shumë problem dhe infeksione të tjera që marrin pacientët gjatë kohës që bëjnë dializën. Sipas studimit nga 557 pacientë që trajtohen me dializë, 208 prej tyre rezultojnë me hepatit C. Këto janë të dhënat paraprake të një prej pavijoneve në Qendrën më të madhe spitalore në vend të testuar në periudhën gusht-dhjetor 2012. Nuk dihet nësë numri të sëmurëve me hepatit C të jetë rritur gjatë muajve të tjerë të cilërt nuk janë përfshirë në studim.
Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova ka bërë me dije ditën e djeshme se të gjithë shefat e shërbimeve janë nën hetim. Sipas tij ka të dhëna të forta që mjekët i dërgojnë pacientët në klinika private për të marrë shërbime të cilat mund të bëhen në spitalin publik.
Policia e Tiranës ka nisur një procedim penal ndaj dy personave që mblidhin lekë në rrugë e kryeqytetit në emër të Shtëpisë së Fëmijës. Këtë fakt e ka denoncuar në Policinë e Tiranës kreu i Institutit Kombëtar të Integrimit të Fëmijëve Jetimë, Ilir Çumani.
Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka shprehur shqetësimin për vendimet e shpeshta të qeverisë në këtë kohë për t’i hapur rrugën importit të plehrave.
Interneti në të gjithë botën është ngadalësuar për shkak të një sulmi kibernetik për të cilin ekspertët e sigurisë thonë se është më i madhi i realizuar ndonjëherë. Një sherr mes një grupi që lufton emailet spam (“Spamhaus”) dhe një kompanie hostimi “Cyberbunger e cila mendohet të ketë ndërmarrë sulme hakmarrëse, ka ngadalësuar funksionimin e infrastrukturës bazë. “Spamhaus” ka ngritur aludimin se “Cyberbunger”, në bashkëpunim me “gangsterë kriminalë” nga Europa Lindore dhe Rusia, fshihet pas sulmit. “Cyberbunker” nuk ka komentuar për akuzat.
Plaka me të zeza i jep Elvisit një palë çelësa. Shkojmë mbrapa shtëpisë dhe ai hap me ato çelësa një haur të mbuluar jo me një çati me tjegulla, por me kashtë dhe me gjethe të tharra. Muret janë prej balte dhe shumë të ulëta. Një duhmë e keqe bajge bagëtish më mbush hundët sapo ai hap derën.
Nxjerr jashtë tek këmbët e mia një kalë të zi!
Vincent Autin dhe partneri i tij Bruno Boileau janë bërë çifti i parë gej i Francës që po martohen. Ata thonë se ata janë krenarë për të “dërgojnë një mesazh pozitiv për tërë botën.”
Aktivistja dhe drejtuesja e LGBT Xheni Karaj (Aleanca LGBT) ndodhet në Bruksel për të dhënë informacion në lidhje me situatën e LGBT në Shqipëri, informacion i vlefshëm për progres raportin e Shqipërisë.
Të plagosurit rëndë nga shpërthimi i Gërdecit i drejtohen përsëri Gjykatës të së Drejtave të Njeriut në Strasburg
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.