Marre nga DW
Në Gjermani jetojnë rreth 50.000 persona me sindromën Down. Shumë prej tyre nuk ndihen të pranuar nga të tjerët në jetën e përditshme. Një moderator i njohur i televizionit gjerman, kërkon të rrisë sensibilitetin.
Marre nga DW
Në Gjermani jetojnë rreth 50.000 persona me sindromën Down. Shumë prej tyre nuk ndihen të pranuar nga të tjerët në jetën e përditshme. Një moderator i njohur i televizionit gjerman, kërkon të rrisë sensibilitetin.
Shkrimtarja Flutura Açka ka dhënë një intervistë sot te MAPO sipas linjës së pyetësorit të Prustit.
Televizioni egjyptian al-Nahar ka transmetuar një intervistë që gazetarja dhe moderatorja Riham Said i ka marrë një kleriku, imamit Yousuf Badri. Dhe aty ka ndodhur një ballafaqim i pazakontë mes të dyve.
Historia intime e dashurisë mes të dy vajzave të reja ka marrë një furi vlerësimesh në Festivalin e Filmit në Kanë.
Filmi i regjizorit francez Abdellatif Kechiche “Blue is the Warmest Color” ka tronditur disa kritikë me skenat e seksit. “Filmi përmban skenat më shpërthyese të seksit midis vajzave që mbahen mënd ndonjëherë” ka cituar kritikët BBC.
Njoftimi me poshte eshte treguesi se si nga nje fatkeqesi mund te lindin ide te mira. Ne faqen e tyre ne facebook klientet e rregullt te Tiki Bar qe dje u dogj krejtesisht njoftuan organizimin e nje party te heshtur.
Shqiptarët treguan se janë humanistë dhe që kjo është një vlerë e tyre. Pas sensibilizimit të medias për rastin e 2-vjeçares, Mejsi e cila vuan nga një sëmundje e rrallë, të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit bënë të mundur që të mblidhet shumë për të bërë operacionin në Gjermani.
Janë mbledhur plot 56 mijë euro për kurimin në Gjermani të 2-vjeçares Mejsi Xhaxhaj. Operacioni i Mejsit është marrë përsipër nga një prej mjekëve më të njohur në Europë, Helmut Bertalanffy, anëtar i Institutit të Neuroshkencës në Hanover.
Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani ka kaluar në në natën finale të Voice of Italy që transmetohet në televizionin RAI 2. Ajo është paraqitur në natën e mbrëmshme me këngën I Believe I can Fly, një këngë teknikisht e vështirë, me të cilën Elhaida ka treguar edhe një herë fuqinë e zërit të saj.
Çdo qytetar është i detyruar me ligj të paguajë taksat në bazë të aktivitetit që ushtron. Logjikisht ai që ka të ardhura më të larta është më korrekt por në fakt ndodh e kundërta. Spitalet private të cilat janë të shumta janë të privilegjuara ose i ofrojnë vetes priviligje, por është e sigurtë që nuk paguajnë taksat. Ky fakt është konfirmuar tashmë edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ku janë paralajmëruar masa të rrepta ndëshkueshmërie.
Por a do të merren këto masa? Kjo në fakt vihet në dyshim pasi ka pasur shumë çështje deri edhe vdekje të pacientëve të denoncuara por nuk është marrë asnjë masë. Po taksat? A i ka shteti mjetet e domosdoshme për t’i mbledhur ato? Sigurisht që i ka, por përse nuk i mbledh?!
Foto nga K. Pinderi
Në mesditë, në zyrën e tij në katin e dytë të selisë, kryetari i Partisë Socialiste z. Edi Rama priti dy drejtuesit e lëvizjes LGBT në Shqipëri, Xheni Karajn dhe Kristi Pinderin.
Ky ishte takimi i parë që kreu i të majtës shqiptare zhvilloi me përfaqësues të komunitetit LGBT.
Lajmi vjen nga mediet, dhe mund të kalojë si lajm rutinë. Gjykata dënon me 5 vjet një 20-vjeçare sepse po mbante në xhep 5.9 gramë hashash, që deklaron se ishin të të vëllait, një përdorues. Kjo sasi droge, vajzës i është gjetur kur ishte gjimnaziste. Gjykata e Tiranës nuk ka prova se e shiti, dhe 5.9 ishte pesha me gjithë ambalazh. Megjithatë, nuk ka munguar t’i japë vajzës së re 5 vjet dënim! 5 vjet, në moshën 20 vjeçare janë periudha më e rëndësishme kur njeriu pozicionohet në jetë, dhe ajo vajzë do e humbë këtë mundësi.
Londra është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur ditën e djeshme. Një person është masakruar për vdekje në një rrugë të Londrës. Policia ka arrestuar menjëherë autorët të cilët fillimisht janë plagosur. Policia ka përforcuar masat e sigurisë në kazermat ushtarake, raporton Deutsche Ëelle.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lindje të kryeqytetit britanik ku dy sulmues kanë vrarë për vdekje me thikë dhe armë të tjera të ftohta në mes të ditës një person në moshë të re, që ka gjasa të jetë një ushtar i forcave të armatosura britanike.
Në një kohë kur të dhënat e përdoruesve të drogës po rriten, mosha në të cilën fillojnë të rinjtë të përdorin drogën po ulet. Në këtë përfundim ka arritur edhe Institutit të Shëndetit Publik, por edhe qendra “Aksion Plus” e cila trajton përdoruesit e dreogës më terapi. Numri i përdoruesve është rritur ndjeshëqm edhe në rrethe. Janë rreth 40 mijë përdorues droge në Shqipëri, ndërsa 7.4% e nxënësve të shkollave të mesme kanë përdorur drogë të paktën një herë. Një 18-vjeçarë ka rrëfyer në gazetën “Shekulli” historinë e tij se si e filloi drogën. Ai studion në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”.
Monitorimi i burgjeve dhe paraburgimeve të kryera nga Instituti Europian i Tiranës në bashkëpunim me Avokatin e Popullit ka arritur në përfundimin se të paktën tre qendra paraburgimi duhet të mbyllen menjëherë. Shkak për mbylljen e tyre është mosplotësimi i kushteve dhe mbipopullimi i tyre.
Drejtoresha ekzekutive e këtij instituti, Marta Onorato, tha se: Kemi sugjeruar edhe mbylljen e disa prej këtyre institucioneve, ku nuk ka nivel dhe kushte të mjaftueshme për të siguruar dinjitetin njerëzor. Për shembull në institucionin e Kukësit, Sarandës dhe Beratit, ajrimi, ventilimi, ndriçimi natyror nuk është i mjaftueshëm, hapësira dhe standardet kombëtare, minimumi 4 metër katror për person nuk është siguruar, lagështirë, kushte jo të përshtatshme sanitare”.
Ngjitja në majën më të lartë të botës, në Everest është ëndrra e çdo alpinisti. Në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë alpinistët shqiptarë ngritën flamurin në majën më të lartë të botës. Pas çdo ngjitjeje qëndron një frymëzim diçka që të shtyn që të mund të ia dalësh mbanë.
Një pakistaneze dhe dy vajza binjake nga India ngjiten në majën më të lartë të botës, Malin Everest. Por cilat ishin mesazhet e tyre? Kështu një grua e re pakistaneze e para nga vendi i saj është ngjitur në Malin e Everestit. Por ajo nuk ishte vetëm, bashkë me të ishin edhe dy vajza binjake nga India.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.