Publikohet raporti më i fundit i Amnesty International lidhur me dhunën në familje në Shqipëri. Sipas këtij raporti rastet e dhunës janë rritur. Vitin e kaluar janë raportuar 2526 raste dhune brenda familjes, 345 raste më shumë se një vit më parë.
Publikohet raporti më i fundit i Amnesty International lidhur me dhunën në familje në Shqipëri. Sipas këtij raporti rastet e dhunës janë rritur. Vitin e kaluar janë raportuar 2526 raste dhune brenda familjes, 345 raste më shumë se një vit më parë.
Unë u rrita si një fëmijë i viteve 80 – 90 në SHBA. Linda pas Stonewall-it, por përpara barazisë së martesës. Unë jam pjesë e brezit të ndërmjetëm. Ai brez që nuk e ka jetuar dhunën akute, por sidoqoftë nuk kishte Aleancat Gay – Hetero në shkollë apo personazhe modelë LGBT për t’u ndjekur në TV.
Unë kam jetuar shumicën e jetës sime si e rritur në vendet në zhvillim, politikat e të cilëve për komunitetin LGBT janë rreth 50 vite pas SHBA-ve, aktivistët LGBT të të cilëve janë të rinj, revolucionarë, idealistë, jashtëzakonisht trima, dhe që janë të paktë në numër. Unë kam parë ose kam marrë pjesë në paradat e hershme për të drejtat e homoseksualëve në vende ku më pas marshuesit mund të futen të tërë në një bar të vogël. Unë kam parë gjithashtu se sa shpejt gjërat mund dhe po ndryshojnë.
Ne foto nje grua qe shoqerohet nga policia pasi eshte rrahur brenda gjykates nga ish bashkeshorti!
Publikohet raporti më i fundit i Amnesty International lidhur me dhunën në familje në Shqipëri, raporton sot e para agjencia e lajmeve Balkanweb (ne kete LINK).
Umut Göktuğ Söyler, një gej i deklaruar i cili është rrëmbyer para pak kohësh nga babai dhe xhaxhai i tij për shkak të orientimin të tij seksual, vazhdon të jetë i zhdukur prej 87 ditësh (djali ne foton e marre nga kaosgl.org, faqja e KaosGl nje organizate partnere me botuesit e Historia Ime)
Cështja e të drejtave të komunitetit LGBT ishte në fokusin e një konference të nivelit të lartë të OSBE që po zhvillohet në Tiranë mbi tolerancën dhe mos diskriminimin.
Ishin të pranishëm përfaqësues nga të gjitha vendet anëtare të OSBE, përfshirë përfaqësuesin e Vatikanit, i cili një ditë më parë kishte thënë në të njëjtën konferencë se cështjet LGBT nuk mund të kenë të njëjtin status si cështjet e racizmit (sot ai nuk pati asnjë reagim).
Dy zbulime të reja mjekësore po shtojnë shpresat për luftimin e malarjes që infekton çdo vit më shumë se 200 milionë njerëz dhe u kushton jetën rreth 660 mijë prej tyre. Organizata Botërore e Shëndetsisë po paralajmëron për pasojat e rënda nëse një formë e pashërueshme e malarjes i kalon kufijtë e Azisë juglindore.
Ilaçi artemisinin ka ndihmuar që vdekjet nga malarja nëpër botë të ulen me më shumë se 25 përqind gjatë dekadës së kaluar. Por në disa zona të Azisë Juglindore, ky ilaç nuk jep rezultat. Mjeku Shin Young-Soo, me Organizatën Botërore të Shëndetësisë paralajmëron për pasoja serioze nëse kjo formë e malarjes vazhdon të përhapet.
Një tornado me erëra 320 kilometra në orë vrau të paktën 91 persona dhe shkaktoi shkatërrime masive në shtetin amerikan qendror të Oklahomës.
Zyra për Ekzaminime Mjekësore në Oklahoma tha se numri i të vdekurve pritet të rritet ndërsa punëtorë të shpëtimit shkojnë më thellë në zonat e goditura më rëndë.
69-vjeçari Madrid Maliqati qëndron prej më shumë se katër ditësh përpara Ambasadës Italiane në Tiranë, për të kërkuar një të drejtë që sipas tij, i është mohuar nga shteti italian. Ai është një ndër emigrantët e parë shqiptarë që shkoi në Itali dhe sot ka lejen e qëndrimit.
Për 27 vjet ka punuar si mekanik në fabrikën e qelqit. Maliqati tregon se ka ikur në Itali në vitin ’91 me anijen “Partizani” dhe atje ka punuar në hotele dhe punë të tjera. Në vitet e para të punës ai nuk ka paguar sigurime shoqërore, por në 15 vite punë në Itali ai pretendon se ka derdhur kontribute për 12 vjet. Me një pankartë që e mban në trup, me një mbishkrim në gjuhën italiane, Maliqati kërkon marrjen e pensionit për 12 vite që ka paguar kontribute.
“Dua vitet e punës, që kam punuar në Itali. Eshtë e drejta ime, është e drejta themelore e çdo njeriu e çdo emigranti.”- shprehet 69-vjeçari.
Vështirësia për të gjetur një punë përfshin këdo dhe të gjitha grupmoshat. Por po të gërmosh pak më thellë gjen të dhëna befasuese. Kështu në zyrat e punësimit në Tiranë 11 450 femra janë regjistruar si të papuna, pjesa më e madhe e tyre janë edhe kryefamiljare. Specialistët në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Tiranë vihet re që me rritjen e moshës ulet mundësia për punësim.
Sipas të dëhnave numri më i madhe i grave që kërkojnë të punësohen janë të moshës mbi 50 vjeç. 2375 femra i përkasin moshës mbi 50 vjeç, ndërsa 572 vajza të moshës 15-19 vjeç dhe 1097 të moshës 20-24 vjeç.
Sot fillon Festivali i parë i Filmit Mjedisor i cili zhvillohet në Tiranë. Një iniciativë e Ministrisë së Ambjentit në Shqipëri dhe e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ceremonia e hapjes po zhvillohet në mjediset e Kinema Millenium, këtu në kryeqytet, në rrugën Toptani, në pedonalen e restauruar nga fondet e EU.
Në ceremoni do të marrin pjesë shefi i Delegacionit të BE-së, Ambasador Ettore Sequi, ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së, përfaqësues të Kombeve të Bashkuara dhe autoritete shqiptare.
Ethet e zgjedhjeve kanë përfshirë Shqipërinë prej kohësh. Akoma pa filluar zyrtarisht fushata elektorale kanë filluar takimet në qytete të ndryshme.
Fushatës nuk i kanë shpëtuar as fëmijët madje ata shikohen në rreshtin e parë në mitingjet e partive politike. Për këtë është shkruar edhe një shkrim në “balcanicaucaso.org*”, i cili është prodhim i mbështetur nga Bashkimi Evropian, dhe thuhet se në Shqipëri, shpesh në vijën e parë të frontit janë fëmijët.
Fëmijët qëndrojnë në rrugë, në diell, në klasat e tyre detyrohen të zhvishen nga uniforma dhe të brohorasin apo dëgjojnë me kujdes një politikan. Në shkrim theksohet se këto skena të sjellin në vëmendje kujtime të diktatorëve të Ballkanit dhe Lindjes, ku fëmijët e buzëqeshur ishin gjithmonë në dispozicion të tyre.
Per te lexuar me shume klikoni ne kete link: http://historiaime.al/en/english/148-albania%E2%80%99s-2nd-gay-ride-against-homophobia.html
I grew up in the US as a child of the 1980s and 90s. I was born after Stonewall but before marriage equality in any state. I am part of the in-between generation. The one that didn’t live the acute violence but still didn’t have Gay-Straight Alliances at school or LGBT role models on TV.
Linja e Kombëtare për Fëmijët e Humbur bën të ditur përmes një njoftimi për shtyp për krijimin e një “zinxhiri njerëzor për të kujtuar fëmijët e humbur”.
Nga uneraportoj.mjaft.org
Ne hyrjen e rruges Hysen Xhura, ne krah me nje institucion arsimor privat, trotuari ka gjithe e gjithe 4 pllaka gjeresi.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.