Megjithëse koshat janë fare pranë, qytetarët e Durrësit nuk preferojnë t’i hedhin plehrat në to. Madje duket sikur banorët e lagjes pranë Spitalit të Durrësit “bëjnë çmos” që plehrat t’i hedhin kudo, përveçse në kosh.
Megjithëse koshat janë fare pranë, qytetarët e Durrësit nuk preferojnë t’i hedhin plehrat në to. Madje duket sikur banorët e lagjes pranë Spitalit të Durrësit “bëjnë çmos” që plehrat t’i hedhin kudo, përveçse në kosh.
Një tornado i frikshem, ndoshta më i madhi që është parë ndonjëherë, kaloi në periferitë e Oklahomas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke lënë të paktën 91 të vdekur, mes tyre shumë fëmijë.
Studimi i fundit i cili bazohet në çmimet e shtëpive i publikuar nga Banka e Shqipërisë zbulon fakte interesante. Ju kishte shkuar në mendje që ne mund të ishim ndër të parët të paktën për një gjë? Epo në jemi ndër të parët sa i takon jetesës së shtrenjtë. Tirana është kryeqyteti i tretë i Evropës Qëndrore e Lindore sa i takon jetesës së shtrenjtë, ia kalon vetëm Beogradi dhe Stambolli.
Teperaturat janë ngritur me ardhjen e stinës së verës. Por bashkë me rritjen e temperatura janë shfaqur më dendur insektet. Në këtë kohë duhet të kemi shumë kujdes pasi insektete janë të rrezikshme për shëndetin. Ato mbartin sëmundje dhe i transmetojnë ato.
Vektorët dhe brejtësit janë një grup i rëndësishëm, që luajnë rol në transmetimin e sëmundjeve infektive me origjine virale, parazitare, bakteriale, etj. Pak ditë më parë të gjitha komunave iu është shpërndarë një listë me emrat e insekteve të rrezikshme.
Një vit pas tragjedisë së rëndë ku humbën jetën 13 persona, 11 prej të cilëve studente të universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, duket se në Himarë asgjë nuk ka ndryshuar. E njëjta rrugë, e njëjta qetësi e frikshme, veçse tashmë aty në greminën e thepisur ka një dëshmi të gjallë të asaj çka ndodhi.
Shtrirë si një njeri në lëngatë, duket autobusi që i çoi 11 vajza në udhëtimin e fundit. E ndërsa sot, ai autobus do ngjallet për një ditë. Buqeta me lule e lot do derdhen sërish mbi të. Lotët e atyre që mbetën pas, e të afërmve të 13 viktimave.
Shtëpia e saj ndodhet sapo kalon shinat e trenit për të hyrë në Kamëz. Ndoshta “shtëpi” nuk është fjala e duhur, sepse në të vërtetë është bodrum në kuptimin e plotë të fjalës, por ajo jeton atje me tre fëmijët e saj jetimë. Era e lagështirës të mbyt sapo zbret shkallët e para, ndërsa muret janë të mbuluara komplet prej saj. Gjithçka është e futur në dhomën e vogël, duke filluar që nga krevatet, televizori, frigoriferi dhe çdo gjë tjetër mund t’i duhet një familjeje.
Avancimi i të drejtave të komunitetit LGBT përmes artit dhe medias ishte tema e një debati të hapur që Aleanca LGBT zhvilloi sot në Muzeun Historik, në kuadër të ekspozitës Art.1 që do të vazhdojë të qëndrojë e hapur deri në datën 26 maj.
Mjekët infeksionistë shpjegojnë se Koronavirusi njihet në gjuhë më të thjeshtë si “Sarsi i ri”, ai është një nëntipi i SARSIT i cili 10 vjet më parë kërcënoi botën me 8000 perona të prekur dhe 800 viktima. Edhe në këtë rast, paniku qëndron për faktin se vdekshmëria e të prekurve nga ky virus është i lartë.
BBC bëri një analizë të festivalit të Eurovizionit të këtij viti. Në morinë e komenteve për të gjitha shtetet nuk mungoi dhe një koment shumë pozitiv për përfaqësimin e shqipërisë në këtë festival. “…Shqipëria performoi të vetmen këngë “të hajrit” rock”, shkruan BBC.
Ndërtimi i autostradës Durrës-Kukës-Morinë krahas të mirave që ka sjellë edhe dështimin e linjës Firzë-Koman. Prej muajsh 2 tragetet që bënin këtë linjë janë ankoruar në breg të liqenit. Kjo ka ndodhur për shkak se të gjithë furgonët e linjës dhe ushëtarët tashëm kalojnë nga rrugës kalojnë nga rruga e re çka ka sjellë dhe falimentimin e trageteve duke lënë kështu të papunë të gjithë stafin që punonte në dy tragetet.
Agjensia Kombëtare e Provimeve ka shpallur datën e provimit të shtetit për mësuesit. Provimi do të jepet gjatë muajit korrik 15 deri me datën 26 të tij. Pas përfundimit të provimit kandidatët do të mund të ushtrojnë profesionin e mësuesit në profilin që ata kanë mbaruar studimet.
Kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i Shëndetësisë Halim Kosova kanë renditur si arritje të tyre uljen e vdekshmërisë foshnjore. Madje kjo ka zënë vendin kryesor në deklaratat e tyre. Por roparti më i fundit i publikuar lidhur me vdekshmërinë foshnjore në vend tregon të kundërtën.
Raporti më i fundit i publikuar nga “Save the Children” e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekshmërinë foshnjore më të lartë. Sipas raportit 18% e vdekjeve nën moshën 5-vjeçare ndodhin në ditën që lind fëmija, ndërsa 50% ndodhin brenda muajit të parë të lindjes. Sipas raportit në Europën Qendrore dhe Lindore, rreziku i vdekjes në ditën e lindjes është më i lartë në Shqipëri, Turqi dhe Rumani. Shqipëria ka nivelin më të lartë të vdekshmërisë në ditën e parë të lindjes nga çdo vend tjetër në Gadishullin Ballkanik.
Vetëvendosje ka ngritur problemin e shqiptarëve në Mal të Zi, të cilëve po u shkelen të drejtat politike, të pronës, sociale, ekonomike dhe të arsimit. Shkelja e këtyre të drejtave fillon nga shkollimi (nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme u ndalohet që të përdorin librat nga Tirana ose Prishtina); ndalimi i simboleve kombëtare në komunat ku janë shumicë; e drejta e shqiptarëve të diasporës nga Mali i Zi për të votuar; punësim në administratën publike (Momentalisht, shqiptarë të punësua në administratën publike janë më pak se 1%); tjetërsimi i pronave kolektive të shqiptarëve; mosnjohja e statusit të komunës (Malësia e Madhe ende nuk e gëzon statusin e Komunës); etj.
Takimet e rastësishme në metro, që më pas shndërrohen në romanca janë skenarë klasike të filmave klasikë. Në jetën reale, vështirë se të rastis të ndeshesh sërish me të njëjtin person që ke flirtuar për pak sekonda apo minuta në një metro, e këto mundësi thuajse zerohen kur bëhet fjalë për kryeqendra urbane me miliona banorë.
Eco Bicycle na fton të gjithë ti bashkohemi kësaj nisme shumë të dobishme për këmbësorët dhe çiklistët, duke denoncuar të gjitha rastet e pushtimit të trotuareve, korsive dhe kalimeve këmbësore e çikliste nga shoferë të papërgjegjshëm.
Shikoni albumin e plote të fotografive ne Eco Bicycle
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.