Dy ditë më parë, kryeministri Sali Berisha raportohet nga Shqiptarja.com te kete qenë në një klinikë dentare, për të kuruar një dhëmballë.
Dy ditë më parë, kryeministri Sali Berisha raportohet nga Shqiptarja.com te kete qenë në një klinikë dentare, për të kuruar një dhëmballë.
Të gjesh parkim të lirë në Tiranë është një mision thuajse i pamundur. Në të gjitha rrugët kryesore të Tiranës gjen kuti kartoni që femijë i vendosin për të zënë vendet e parkimit. Në një hapësirë publike, aty ku Bashkia e Tiranës nuk kërkon pagesë për të parkuar makinën, cdo qytetari që dëshiron të parkojë i kërkohet të paguajë, dhe në rastet kur dikush nuk pranon të paguaj ka shumë mundësi ta gjejë makinën e gërvishtur.
Opinion nga Kristi Pinderi
Janë të shumtë njerëzit që bezdisen pse ne të LGBT po merremi me partitë politike. Shumë që bezdisen dhe shumë të tjerë që xhelozojnë. Disa të tjerë shqetësohen e të tjerë akoma ironizojnë.
Reagimi i njerëzve që bezdisen është shumë i kuptueshëm. Bezdisen sidomos ata që kërkojnë marxhinalizimin e kauzës së LGBT si vetë LGBT. Bezdisen ata që presin të ndodhë diçka e ngjashme me atë: “Cudia më e madhe 3 ditë zgjat”. Zakonisht bezdisen njerëz që nuk presin, e sigurisht, nuk duan që lëvizja LGBT të rritet e të ngrihet në nivelin e një aktivizmi që nuk bën vetëm gam-gam, por që kërkon të komunikojë e mundësisht të ofrojë zgjidhje që do të përmirësonin jetën e komunitetit LGBT.
Gazetarja Ilva Tare e pyet troc dhe pa asnje kompleks z. Edi Rama: A do i legalizoni martesat gej?
Rama: “Kjo është një gjë e cila nuk i takon një partie, sigurisht i takon shoqërisë… i takon forcave politike (!)”
LGBT: Zoti Rama! Cështjet tona, të nivelit personal ne i kemi zgjidhur me veten tonë dhe po luftojmë t’i zgjidhim me pjesën tjetër të shoqërisë duke punuar ditë pas dite. Por ne jemi qytetarë, jemi votues, jemi kontributorë në këtë vend ndaj kërkesat për të përmirësuar jetën tonë pa dëmtuar jetën e askujt, do duhet t’ua bëjmë partive politike që na kërkojnë votën, sepse nuk kemi gjetur akoma ndonjë sistem tjetër demokratik si ta përmirësojmë jetën tonë. Kujt tjeter?!
REXHEP MEIDANI
U duk sikur politika më së fundi do të reflektonte mbi barazinë gjinore. Dy partitë politike kryesore organizuan dhe konventat përkatëse të grave, duke e çuar në “stratosferë” retorikën mashkullore dhe femërore për barazinë gjinore. Por, me sa duket, gjithçka ka mbetur në vend. Aq më keq që gratë politikane janë interesuar më shumë për kandidimin e tyre sesa për t’u shndërruar në luftëtare të paepura të rritjes së pjesëmarrjes së kolegeve të tyre në vendimmarrjen politike. Po ashtu, ato duhet të ngrenë çdo sekondë e minutë zërin e tyre kundër padrejtësive gjinore jo vetëm politike, por dhe sociale, kulturore e njerëzore. Por, fuqia e këtij zëri kërkohet të jetë akoma më ekspresive në angazhimin politik të femrës shqiptare. Edhe media apo strukturat më të specializuara të shoqërisë civile duhet të bëjnë namin. Pse jo, edhe duke kërcënuar me bojkot femëror fushate, deri votimi!…
KORÇË/ Denoncohet nga familja e vajzës së mitur, arrestohet 33-vjeçari Emiljan Dine. Vëllai i kryeplakut të fshatit Dërsnik, mbajti një natë vajzën e mitur.
Arrestohet vëllai i kryeplakut të fshatit Dërsnik, pasi kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur. Gjatë kontrollit në banesë, policia i gjen armë dhe drogë. Burime të Policisë së Korçës thanë se 33-vjeçari Emiljan Dine është prangosur pas denoncimit të kryer nga ana e prindërve të një 13-vjeçareje nga fshati Libonik.
Një shqiptar bashkë me një shtetas amerikan kanë rënë në prangat e policisë amerikanë pasi dyshohet se kanë dhunuar një çift gej. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një stacion metroje në afërsi të Manhatanit në Nju Jork. Dy të rinjtë, të identifikuar si Asllan Berisha 21 vjeç me origjinë shqiptare dhe Brian Ramirez 21 vjeç amerikan, kanë ushtruar dhunë ndaj çiftit gej teksa largoheshin nga një klub ku nuk i kishin lejuar të hynin.
Aktivistë LGBT kanë vazhduar gjatë ditës së sotme punën për t’i dhënë dorën e fundit ekspozitës “Art.1” që do të hapet ditën e hënë, 13 maj në orën 18.00.
Në Muzeun Historik sot ishin të pranishëm përfaqësues të “The Unstraight Museum”, organizata suedeze falë bashkëpunimit me të cilën po mundësohet kjo ekspozitë e para që do të sjellë objekte dhe histori personale të komunitetit LGBT në zemër të Tiranës, në Muzeun Historik Kombëtar.
“Lehte eshte te urresh. Guxim eshte te duash. Gjuha e urrejtjes ndaj personave LGBT eshte dhune psikologjike e verbale.”
Ky eshte mesazhi qe aktivistet LGBT ne Maqedoni duan te percjellin nepermjet posterave te vendosur ne disa nga rruget kryesore te Tetoves. Me sa duket per Tetovaret qenka vertete e lehte te urrejne pasi i kane grisur keto postera menjehere nje dite me pas.
Ministria e Shëndetësisë pret që deri në fund të vitit të hyjë në fuqi ligji që lejon transplantimin e veshkave. Autoritetet shëndetësore thonë se ka mbi 680 persona me dializë, shumica prej të cilëve kandidatë potencialë për transplantime veshkash. Projektligji i detajuar është miratuar në parim duke kaluar leximin e parë në Parlament, por EULEX-i ka sugjeruar që klinikat private të mos kenë të drejtë transplantimi. Projektligji ndalon shitblerjen e organeve dhe vepra e tillë ka hyrë për herë të parë edhe në kodin e ri penal.
Nga Visar Duriqi per Jeta ne Kosove
Meshkujt homoseksualë kryejnë marrëdhënie seksuale me më pak partnerë sipas një raporti të ri në Amerikë.
Të dhënat nga dy anketat e fundit Kombëtare të Rritjes Familjare tregojnë se meshkujt gej dhe biseksualë raportojnë më pak partnerë për vitin e kaluar në një sondazh të kryer midis vitit 2006-2010 në krahasim me atë të kryer në vitin 2002.
Atë natë në fshat, mua më caktojnë të fle në shtëpinë e një njeriu të paralizuar, i cili kishte zgjedhur t’ia jepte jetën e tij Jezus Krishtit duke besuar me gjithë shpirt se vetëm Perëndia mund të shpëtonte shpirtin, trupin dhe jetën e tij.
“Si drenusha që kërkon ujë, ashtu të kërkoj unë ty Zot…” këndojmë ne në Kishën prej druri të ngrohur me zjarrin e drurëve të pyllit dhe me zjarrin shpirtëror të besimtarëve të Zotit, para se të shkojmë të flemë, secili i shpërndarë nëpër shtëpitë e fshatit.
Duket se problematikat e shumta të rrugëve të Tiranës krijojnë terrenin ideal për të frymëzuar nisma qytetare, të cilat nxisin kujdesin dhe respektin ndaj gjithë përdoruesve të rrugëve, rrugicave dhe hapësirave të përbashkëta. Plot imagjinatë por dhe vendosmëri, të rinjtë e Ecovolis kanë thurur një plan mëse aktiv gjatë kësaj Jave Botërore për Sigurinë Rrugore, e cila nisi sot me vërshimin mbi biҫikleta të mbi 100 të rinjve, nxënës të Gjimnazit “Qemal Stafa”, në qendër të Tiranës.
Studimi i ISHP-se/ Semundjet jo ngjitese ku perfshihen semundjet kardiovaskulare, llojet e kancerit dhe semundjet kronike pulmonare perbejne 89% te vdekjeve ne Shqipëri. Mënyra e të ushqyerit, mungesa e aktivitetit fizik, pirja e duhanit dhe alkoolit shkaktojnë një sërë sëmundjesh
Foto ilustruese nga P. Rexha, nje femije ne Shtepine e femijes ne Tirane gjate nje terapie permes kafsheve
Udhëzimi i dy ministrive i cili përcakton tarifat përkatëse për birësimin e një fëmije nga shtetasit shqiptarë, per ata të cilet jane qytetare te Bashkimit Evropian dhe ata te cilet nuk jane pjese e BE-së
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.