Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, patriarku Kirill, e ka cilësuar feminizmin si një fenomen “shumë të rrezikshëm”, i cili inkurajon gratë përtej mirëmbajtjes së shtëpisë dhe rritjes së fëmijëve.
Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, patriarku Kirill, e ka cilësuar feminizmin si një fenomen “shumë të rrezikshëm”, i cili inkurajon gratë përtej mirëmbajtjes së shtëpisë dhe rritjes së fëmijëve.
Media franceze njofton për një sulm homofobik në Francë ndaj një bibliotekari hollandez resident prej 10 vitesh në Francë.
Gazetare, njerëz të medias, por edhe qytetarë të ndryshem u mblodhën sot në një tubim proteste kundër dhunës ndaj operatorit të Top Channel Genti Ballta në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Aktorja e njohur e skenes dhe filmit shqiptar Violeta Manushi e cila u nda nga jeta pak vite me pare do te perjetesohet me nje statuje ne fshatin turistik Tushemisht ne Pogradec, ku ajo ka xhiruar filmin ikone te humorit “Zonja nga qyteti”. Keshtu ben te ditur Shqiptarja.com
Jane te pakten 20 faqe online dhe portale ne gjuhen shqipe te monitoruara nga historiaime.al qe kerkojne vrasjen e komunitetit LGBT.
Marre nga TemA – Një prej kthesave në rrugën Elbasan-Librazhd është kthyer në një vend tragjik kohët e fundit, duke parë aksidentet radhazi të ndodhura në të. Brenda pak ditësh dy makina përfunduan në lumë në këtë kthesë, ndërsa për pasojë një çift humbi jetën.
Për këtë arsye, njerëzit kanë nisur që të kthehen pas në kohë, duke bërë kurban një dele, në mënyrë që Zoti të mbrojë udhëtarët.
Gazeta Shekulli ka nje interviste sot me Ened maton, aktivist per mbrojtjen e mjedisit i cili shpjegon idene e tij ne lidhje me ndarjen e mbeturinave ne ate menyre qe jeta urbane te jete me e paster por edhe menaxhimi i mbetjeve urbane te marre nje zgjidhje konkrete.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka vendosur pas dy ditësh që të pezullojë vartësin e tij, tropojanin Erzen Breçanin, pasi ka dhunuar një operator të Top Channel.
Edhe pse policia e ka mohuar dhunën, është detyruar të marrë një vendim për pezullim, pasi ndaj tij ka nisur ecuria disiplinore.
“Lidhur me rastin e bërë publik nga televizioni Top Channel, që bën fjalë për dhunimin e operatorit të këtij televizioni, ditën e sotme, rreth orës 14.00’, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është marrë masa e pezullimit paraprak nga detyra ndaj Zv/Drejtorit për Sigurinë Publike të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, z.Erzen Brecani, pasi ndaj tij ka filluar ecuria disiplinore,”thuhet në njoftimin e policisë.
Gazetaret kane njoftuar proteste neser
Të mërkurën në orën 12:00 gazetarët do të organizojnë një protestë mes Piramidës dhe Kryeministrisë për shoqërimin dhe keqtrajtimin nga drejtuesit e Policisë se Shtetit të kameramanit të Top Channel, Gent Ballta.
Është fjala për dhunën e ushtruar nga nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, ndaj kameramanit të Top Channel, ndërkohë që ai po filmonte keqtrajtimin e tifozëve të Tiranës në komisariat.
Gazetarët janë të vetorganizuar, por policia nuk u pranoi kërkesën për tubim me arsyetimin se nuk kishte kush ta merrte në dorëzim.
Në bazë të ligjit për tubimin në Shqipëri, policia thjesht duhet të njoftohet për tubimin.
Mospranimi i njoftimit tregon përfshirjen politike të policisë në këtë ngjarje.
Agim Lalmi dhe pasionet e tij nga gazetaria tek tregtimi i armeve te gjahut. Marrëdhënia me klientët dhe te fshehtat e armëve
Ka nje mendim mbizoterues se pas 1997 shume familje kane një armë në shtëpi, por pjesa më e madhe e tyre i disponojnë këto armë pa lejen përkatëse. Apo nuk mendoni keshtu dhe ju…?
Foto jane marre prane Universitetit Aleksander Moisiu ne Durres dhe rruges per ne fshatin e Petreles.
Një protestuese e organizatës së njohur ukrainase Femen doli përpara kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit rus, Vladimir Putin, duke u treguar gjoksin. Ngjarja ndodhi në panairin e Hanoverit. Vajza e re është Alexandra Shevchenko, 24 vjeç. Organizata Femen është krijuar në vitin 2008. Duke folur për mediat gjermane, ajo tha se po protestonte kundër diktatorit Putin.
“Ne jemi kundër diktaturës, kundër shtypjes, kundër homofobisë, kundër teokracisë,” tha ajo./TemA/
TemA – Ka ditë që gazeta Panorama merret me Partinë e Punës të Riorganizuar, aleatin komunist, që është ulur në tryezën e opozitës.
Dita nderkombetare e kutures rome, feste, proteste, nevoje per analize apo premtime boshe nga politika?
Albina Hoxha
Sot është “Dita Ndërkombëtare e kutures Rome” dhe në këtë ditë u organizua një aktivitet ku morën pjesë përfaqesues të shoqërisë civile, Bashkisë së Tiranës dhë përfaqësues nga Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Dita nderkombetare e kutures rome, feste, proteste, nevoje per analize apo premtime boshe nga politika?
Albina Hoxha
Sot është “Dita Ndërkombëtare e kutures Rome” dhe në këtë ditë u organizua një aktivitet ku morën pjesë përfaqesues të shoqërisë civile, Bashkisë së Tiranës dhë përfaqësues nga Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.