Një vogëlushe me pallto të kuqe u bë katalizatori i shpëtimit të më shumë se 1 mijë hebrenjve, të destinuar për kampet e përqendrimit, në filmin e shumëvlerësuar “Lista e Shindlerit”.
Një vogëlushe me pallto të kuqe u bë katalizatori i shpëtimit të më shumë se 1 mijë hebrenjve, të destinuar për kampet e përqendrimit, në filmin e shumëvlerësuar “Lista e Shindlerit”.
Institucionet ne Kosove, sipas nje raporti te byrose se Top Channel ne Prishtine, nuk terhiqen nga fakti qe qumeshti nga Shqiperia ka nivele te larta te aflatoksines.
Me heret media kishte bere te ditur se dy ministra ne Shqiperi, z. Edmond Panariti dhe z. Genc Ruli permes deklaratave te tyre kishin lene te kuptohej se e gjithe kjo ceshtje behet si pasoje e konkurrences dhe per kete akuzonin direkt Kosoven. Me poshte, vjen edhe “kunderpergjigja”. Teksti i plote i kronikes se TCH:
“Superanaliza” e një prej produkteve shqiptare të qumështit, e kryer në laboratorin e çertifikuar ndërkombëtar, rezulton pozitive me aflatoksinë, ashtu siç konstatoi Agjencia Kosovare e Veterinës dhe Ushqimit para disa ditësh.
Në këtë mënyrë, ky institucion i kundërpërgjigjet akuzave të fundit nga Tirana se vendimi për heqjen e disa markave të qumështit nga tregu ishte artificial dhe për çështje konkurrence.
“Ne tani po presim rezultatet që do vijnë nga superanaliza, që e ka vërtetuar dyshimin tonë për një prodhues nga Shqipëria. Këto rezultate do t’i bëjmë publike në media dhe do t’i heqim dyshimet se ne kemi ndikuar pozitivisht apo negativisht për balancimin e tregut”, deklaroi Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës.
Por, edhe këtë herë zyrtarët e AVUK-ut nuk publikuan përqindjet e aflatoksinës në qumësht me arsyetimin se janë në pritje të analizave të tjera për t’i publikuar të gjitha në një ditë.
Sa i përket qumështit që prodhohet në Kosovë, agjencia nuk ka dërguar mostrat në laboratorin ndërkombëtar sepse analizat e bëra në Kosovë rezultojnë se përmbajtja e aflatoksinës në qumështin vendor është në nivelin e lejuar nga Bashkimi Europian.
Nga ana tjetër, zyrtarë të tjerë të qeverisë së Kosovës kanë refuzuar të komentojnë deklaratat e ministrit shqiptar të Bujqësisë dhe atij të Punëve të Jashtme. Kjo, për faktin se AVUK monitorohet nga zyra e kryeministrit dhe jo nga Ministria e Bujqësisë.
Top channel nuk ka mundur të kuptojë nëse vendimi i AVUK-ut është bërë në konsultim me autoritetet monitoruese. Kjo për faktin se zëvendëskryeministri, i cili ka pasur nën mbikëqyrje këtë mekanizëm, Bujar Bukoshi ka kohë që ka hequr dorë nga detyra për shkak të problemeve me drejtësinë, po kështu edhe stafi i tij.
Top Channel ka kontaktuar me ministrin e Bujqësisë Blerand Stavileci, por ai ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje me arsyetimin se AVUK nuk është nën ombrellën e ministrisë së tij.
Sidoqoftë, burime të tjera kanë shpjeguar se Stavileci ka zhvilluar një bisede telefonike me homologun shqiptar Genc Ruli për këtë çështje. Ndërkaq, është bërë e ditur se ministri Stavileci ka programuar këtë të hënë një takim me zyrtarët e agjencisë për të marrë më shumë informata.
Institucionet ne Kosove, sipas nje raporti te byrose se Top Channel ne Prishtine, nuk terhiqen nga fakti qe qumeshti nga Shqiperia ka nivele te larta te aflatoksines.
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka miratuar kërkesën për zhvillimin e një referendumi për ndalimin e importit të plehrave në Shqipëri, në një vendim suprizë për grupin nismëtar
Përcaktimi i Kodit të Ri Zgjedhor, sipas ndryshimeve të fundit, për t’i imponuar çdo force politike që në listat e tyre të kandidatëve të ketë 30% nga gjinia më pak e përfaqësuar dhe në çdo tre emrat e parë një kandidate grua, nuk është më detyrues në zbatim, thote ne nje njoftim per shtyp Koalicioni per nxitjen e pjesemarrjes se grave dhe te rinjve ne politike.
Nga Kristi Pinderi
Kanë kaluar vetëm pak ditë nga një vendim historik i Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, vendim që i jep të drejtën një çifti lezbikesh në Austri që të legalizojnë jo vetëm martesën dhe lidhjen e tyre të gjatë e të qëndrueshme, por mbi të gjitha të venë në korniza ligjore prindërimin e përbashkët të djalit të tyre.
Dy ministrat shqiptarë, ai i Bujqësisë, Genc Ruli dhe ai i Jashtëm, Edmond Panariti, kanë sulmuar Kosovën, duke thënë se kjo e fundit shkaktoi zhurmë pa baza mbi cilësinë e qumështit shqiptar, vetëm si pasojë e konkurrencës, raporton media ne Shqiperi
Shkrimi me poshte ne formen e nje komenti eshte botuar sot nga Respublica.al
Franca do të pasojë së shpejti 6 vendet evropiane që kanë legalizuar martesën e homoseksualëve. Dhoma e ulët e parlamentit e miratoi legjislacionin më 12 shkurt. Miratimi i ligjit nga Senati pritet të bëhet pa vështirësi, pasi socialistët në pushtet, të cilët janë pro-martesave të homoseksualëve, kontrollojnë parlamentin.
Daljen nga skema e ndihmës ekonomike të familjeve te varfera përmes punëve në komunitet, pra kushtëzimi me punën komunitare është pjesë e strategjisë për nxjerrjen e njerëzve nga varfëria dhe fuqizimin e tyre dhe ndihma per femijet e familjeve te varfera
Meri Lalaj riboton librin “Dashuri e ndaluar” qe eshte nje autobiografi e saj dhe ne nje interviste per gazeten Shekulli sot rrefen te gjitha peripecite qe i eshte dashur te perballoje gjate kohes se komunizmit
Duke folur për dokumentarin “Të fshehur mes jush” të realizuar nga Pro LGBT me mbështetjen e fondacionit Soros, Xheni Karaj, drejtuese e Aleancës LGBT artikulon sot në një intervistë për “Panorama” kërkesën e komunitetit LGBT për të patur të drejtën e adoptimit të fëmijëve dhe legalizimin e të drejtës për të ndërtuar familje e për të rritur fëmijë
DEBATI I SE DIELES
Duke komentuar me një frymë pesimiste dhe revolte një tubim qytetar që u organizua dje në Sheshin Skënderbej, Mirela Kumbaro shkruan sot në Panorama se “ne jemi Njeriu i Ri Konformist, që u lind bashkë me lirine”
Ndjej kockat e trupit që më dhembin. Përpiqem të lëviz këmbët, por nuk mundem. Nuk i shtrij dot, ndonëse i gjithë trupi më lëkundet para e mbrapa e gjatë këtyre lëkundjeve përplasem herë me këmbët e njerëzve të tjerë afër meje, herë me një kuti të madhe të mbushur plot e përlot me dhjetëra Bibla me kapak të trashë…
Në kurriz ndjej një si rrëke uji të nxehtë.
Gjina Marku, banonte prej 15 vjetesh ne nje ndertese qe u detyrua ta liroje se do i jepet ish pronarit. Prej asaj dite ajo jeton ne qiell te hapur me tre femijet e saj jetime dhe kerkon ndihme.
Nena e tre femijeve jetim ne qytetin e Shkodres se ciles i eshte dashur ti liroje shtepine ish pronarit, prej dy netesh eshte duke fjetur jashte ne rruge se bashku me femijet ku i ftohti i nates perballohet vetem me nje batanije, ndresa gjitha orendite shtepiake ndodhen jashte te mbuluara me plasmas, gruaja apelon per ndihme dhe kerkon nga bashkia te mundesoje strehimin pasi e ka per detyre nje gje te tille. Ne shtepine ku ka jetuar
Pro LGBT shpreh keqardhjen për mungesën e seriozitetit të institucionit të Komisionerit për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe për mungesën e vullnetit të këtij institucioni për të çuar përpara disa nga rastet e denoncuara nga ana jonë.
Në raportin e punës së këtij institucioni që po qarkullon në komisionet parlamentare ne vërejmë se çështja kryesore e kauzës LGBT të një viti më parë, ajo e deklaratave homofobike dhe të gjuhës diskriminuese të z. Ekrem Spahiu është lënë në heshtje, nuk është çuar deri në fund dhe është mbyllur në mënyrë thuajse misterioze pa shpjegimet përkatëse.
Por, duke studiuar raportin prej 74 faqesh mësojmë, se ndonëse organizatat janë ankuar për gjuhën diskriminuese të z. Spahiu, komisionerja Baraku paska hapur një çështje tjetër, një çështje ndaj z. Murat Basha, i cili në emisionin Opinion me titull “Parada gay, pro dhe kundër” ka bërë komente me gjuhë diskriminuese.
Znj. Baraku raporton se e ka gjetur fajtor z. Basha dhe i ka kërkuar këtij të fundit që të kërkojë falje publike ndaj LGBT. Më tej, sqaron raporti, Basha ka kërkuar ndjesë publike në një gazetë me tirazh të lartë.
I kujtojmë zonjës Baraku se problemin nuk e kemi me një nënkryetar partie me të cilin aktivistët janë përballur publikisht, me kurajo dhe pa asnjë komleks.
Problemin ne e kemi me faktin që çështja ndaj z. Spahiu u mbyll thuajse në mënyrë tinzare nga një institucion që është ngritur për të mbrojtur komunitetet nga diskriminimi.
Zonja Baraku,
Deklarata të tipit “do i marr me hu” janë ato që bënë xhiron e botës, detyruan Ambasadën e SHBA dhe të gjithë përfaqësuesit e BE në Tiranë të reagonin publikisht.
Cfarë u bë me çështjen e z. Spahiu?
Si ka mundësi që asnjëherë ne nuk jemi njoftuar zyrtarisht nga institucioni juaj, si palë në këtë çështje për përfundimin ose jot ë ëksaj çështje?
Së dyti,
Ne besojmë se zelli për të mbuluar zëvendës ministrin e Mbrojtjes duke hapur një çështje tjetër ndaj zëvendësit të tij në parti, është një taktikë që i çon ujë mosndëshkueshmërisë në këtë vend.
Dëmi që deklarata e z. Spahiu ka bërë ndaj komunitetit LGBT është ende i pashlyer. Nga ana tjetër nuk është fare e vërtetë që zoti Murat Bashan a ka kërkuar ndjesë publike. Artikulli që ju ndoshta i referoheni (pavarësisht se nuk e bëni publike në raport), është ai i datës 8 qershor 2012 në gazetën Panorama (artikull që nuk figuron në arkivën online të kësaj gazette).
Shkruhet:
“Nënkryetari i PLL-së, Murat Basha, reflekton ndaj deklaratave të tij lidhur me paradën që përfaqësues të komunitetit gay do të zhvillonin në Tiranë. Basha shprehet për gazetën “Panorama” se në prononcimet e tij publike nuk ka pasur qëllim keqdashës. “Në asnjë moment nuk ka pasur asnjë keqdashje ndaj një’ grupimi të tillë apo të kujtdo që bën një zgjedhje tjetër nga ajo të cilën unë pretendoj për personin tim”, tha dje përfaqësuesi i lartë i partisë Lëvizja e Legalitetit. I ftuar në një prej emisioneve “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Iegalisti Basha” ka replikuar me aktivistin për mbrojtjen e te drejtave të komunitetit gay, Kristi Pinderi pas diskutimeve të zjarrta nga të gjithë të ftuarit në këtë emision. “Gjatë emisionit disaorësh jam provokuar disa herë, kur kam arritur në atë moment që kam përdorur një metaforë, e cila nuk prek askënd dhe nuk i është drejtuar askujt”, përfundon nënkryetari i PLL-së”.
Pyetja e fundit që ne ju bëjmë zonja Baraku është:
Në ç’pjesë të artikullit më lart ju lexoni ndonjë ndjesë publike nga ana e z. Murat Basha?
Ajo që është edhe më shqetësuese ka të bëjë me faktin që dëmi tjetër në këtë rast është ai që ju znj. Baraku poi bëni institucionit ku jeni zgjedhur ta drejtoni. Sjellja juaj, sidomos mungesa e transparencës dhe e komunikimit me publikun dëmton rëndë besueshmërinë ndaj institucionit, që do i duhet ta rindërtojë këtë besim nga e para.
Ne emer te Pro LGBT,
Kristi Pinderi
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.