Organizata ndërkombëtare ambjentaliste “Greenpeace” ka dënuar një gjykatë në Sllovaki për arrestimin e disa aktivistëve të cilët protestuan kundër një kompanie minerash linjiti.
Një gjykatë në qytetin sllovak të Prievidza dha vendimin të dielën se 12 aktivistët e Greenpeace do të vazhdojnë të rrijnë nën arrest derisa të ballafaqohen me gjyqin. Gjykata e argumentoi këtë vendim paraprak duke u shprehur se nëse këta aktivistë lirohen atëhere ata do të vijojnë aktivitetin ilegal. Aktivistët vijnë nga shtete të ndryshme si: Sllovakia, republika Çeke, Finlanda dhe Belgjika, të cilët u arrestuan pasi shfaqën pankarta kundër aktivitetit të minierave pranë një miniere në Novaky.
Në të njëjtën kohë një asamble globale po zhvillohet në shtetin fqinj në Poloni, ku liderë nga e gjithë bota do të zhvillojnë për dy javë takime dhe diskutime mbi ndryshimin klimatik.
Organizata “Greenpeace” u shpreh në një komunikatë për shtyp se mbi 12 aktivistët rëndojnë akuza të pabaza dhe këta të fundit mund të ballafaqohen me vendimin e 5 viteve heqje lirie nëse shpallen fajtorë. Ky arrestim është cilësuar si i papranueshëm, në komunikatën për shtyp nga Greenpeace.
/k.m/
















INSTAT-i vlerëson se përqindja më e lartë e grave që përjetojnë dhunë në familje, është në qarkun e Tiranës. Nga totali prej 3.243 gra të dhunuara në të gjithë Shqipërinë, 35.8 % janë në Qarkun e Tiranës, ndjekur nga qarku i Durrësit me 13.9 %. Ndërsa qarku i Kukësit dhe ai i Dibrës kanë përqindjen më të ulët, përkatësisht, 0.9 dhe 1.5 % gra të dhunuara. Në krahasim me mesataren kombëtare në Dibër ka 14 gra të dhunuara më pak, ndërsa në Kukës, i cili ka dhe nivelin më të ulët në vend, ka rreth 15 gra më pak.




