Ora 21.30, 12 shkurt 2013.
Ndodhem ne një lokal që quhet Coffee Box, shumë afër ish-Bllokut.
Për të dytën herë sot, të paktën brenda orës së fundit që ndodhem këtu ikën dritat.
Ora 21.30, 12 shkurt 2013.
Ndodhem ne një lokal që quhet Coffee Box, shumë afër ish-Bllokut.
Për të dytën herë sot, të paktën brenda orës së fundit që ndodhem këtu ikën dritat.
Ata na kanë në syrin e pushkës por ne i kemi në grykën e skapamentos.
E hasa rastesisht ne internet dhe mendova se kjo foto do te jete ndonje trukim.
Ne fakt jo, portreti i Hoxhes permbi makinen BMW ishte i vertete.
Botuar ne Peshkupauje.com
http://www.peshkupauje.com/2013/02/komandanti-enver-hoxha-me-bmw
SHENIM PER MONUMENTIN QE 18 VJECARET TE CILET DO VOTOJNE PER HERE TE PARE NUK E DINE PSE U NDERTUA, POR NUK DINE TAMAM AS PSE U SHKATERRUA…
Nga Alba Ahmetaj
Dikur ajo ishte ikona e kryeqytetit, ndërsa tani ajo nuk është gjë tjetër veçse përdhosje e së kaluarës, por edhe e te tashmes. Jo detyrimisht eshte perdhosje e arsyes pse dikur u ndertua, arsye, qe ne fakt, ata qe jane 18 vjecare as qe nuk e dine sot!
Ne kerkim te arsyeve dhe te te dhenave te sakta per vetvrasjet
Nga Albina Hoxha
Shpesh herë kam dëgjuar histori të personave që vendosin t’i japin fund jetës. Më ka ndodhur dhe dhe në shoqëri të afërt. Asnjëherë nuk janë bërë të ditura arsyet. Qarkullonin gojëdhëna të lidhura me diellin apo me gjarpërinjtë por vështirë të besosh se aty ka ndonjë të vërtetë. Kërkova të dija më shumë për këtë fenomen dhe asnjë institucion shëndetësor nuk i dispononte këto të dhëna.
Askush nuk i kishte studiuar apo hedhur idenë për t’i studiuar.
Të dhënat e studimit të doktor Pasho Maksutaj, psikiater, hidhnin pak dritë në këtë fenomen, por këto të dhëna i përkasin vetëm Rrethit të Tiranës. Gjatë dhjetë viteve kanë ndodhur 254 vetëvrasje, kryeson mosha aktive 20-50 vjec, mënyra më e përdoruar është fostoksina.
Nga mosha 10-15 vjeç kanë ndodhur katër vetëvrasje, ndërsa nga mosha 16-19 vjeç kanë ndodhur 16 raste. Vetëvrasja në moshat e treta është në nivele të larta krahasuar me popullsinë.
Kështu mosha që është më e prirur drejt vetëvrasjeve është 20-50 vjeç, mënyra më e përdorur për t’i dhënë fund jetës është me fotoksinë dhe nxë 40% të rasteve në tërësi, mesatarja e vetëvrasjeve në Tiranë është 4 persona për 100 mijë banorë.
Në tërësi gjatë këtij harku kohor kanë ndodhur 254 vetëvrasje. Psikiatri mendon se pjesa më e madhe e personave që kryejnë vetëvrasje vuajnë nga çrregullime mendore. Këtë e bazon në një të dhënë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë sipas të cilës 90-95% e vetëvrasjeve në botë është vërtetuar se i kanë dhënë fund jetës pasi vuanin nga çrregullime mendore.
Bie në sy se një numër i lartë i rasteve nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore, tek këta persona nuk është identifikuar asnjë çrregullim mendor. Psikiatri është i mendimit se çdo person që ndërmerr një akt të tillë vuan nga një çrregullim mendor, i cili më pas nxitet nga një situatë e vështirë dhe çon në kryerjen e aktit final.
Hetimet e policisë për rastet e vetëvrasjeve zakonisht mbyllen shpejt. Mjaftojnë disa të dhëna dhe dëshmitë e familjarëve dhe gjithçka përfundon. Në dëshmitë që mbledh policia për rastin konkret familjarët thonë: “Ishte shumë mirë, nuk kemi vërejtur asnjë gjë, nuk ka pasur as më të voglën shenjë që personi vuan nga probleme mendore… ” Ka pasur raste që pas shumë vitesh është zbuluar se në fakt nuk ka qenë vetëvrasje.
“Po sjell në vëmendje një rast konkret, ndodhi një ‘vetëvrasje’ dhe njërin prej vëllezërve të viktimës e njihja personalisht, u ndjeva shumë keq, megjithëse kisha përshtypjen se nuk ishte e vërtetë. Kaluan shtatë vite nga vdekja e personit dhe më pas u zbulua se në fakt atë e kishte vrarë i vëllai, i cili aktualisht po vuan dënimin. Por sa raste të ngjashme mund të ketë?!”
Degjoni podcastin e prodhuar nga Albina Hoxha per historiaime.al, ketu: http://historiaime.al/en/podcast/item/1500-arsyet-e-vetevrasjeve-ne-shqiperi.html
Çmimet e biletave të transportit ajror në vend janë të larta, duke qenë se i vetmi operator shqiptar që ofron këtë shërbim është kompania ajrore “Belle Air”. Qytetarët e kanë ngritur here pas here këtë shqetësim për tarifat e “kripura” që kjo kompani aplikon.
Nje profesor i besimit fetar në një shkollë në Venecia thotë ne menyre skandaloze se “Kush eshte gej duhet te kurohet”. Pas kësaj deklaratë “Le Iene” investiguan duke gjetur një qendër të krijuar nga një komunitet katolik që pretendon se mund të kurojë homoseksualitetin duke i drejtuar homoseksualët drejt Zotit.
Ne kerkim te arsyeve dhe te te dhenave te sakta per vetvrasjet
Nga Albina Hoxha
Shpesh herë kam dëgjuar histori të personave që vendosin t’i japin fund jetës. Më ka ndodhur dhe dhe në shoqëri të afërt. Asnjëherë nuk janë bërë të ditura arsyet. Qarkullonin gojëdhëna të lidhura me diellin apo me gjarpërinjtë por vështirë të besosh se aty ka ndonjë të vërtetë. Kërkova të dija më shumë për këtë fenomen dhe asnjë institucion shëndetësor nuk i dispononte këto të dhëna.
Menyra me origjinale per te mbuluar lajmin e doreheqjes se Papes vjen nga Queer.de nje medium teresisht LGBT ne Gjermani. Titulli qe shoqeron grafikun komik eshte: Papa dha doreheqjen, shpetuam!
Drejt Asgjekundit
Ti…
Nuk e di që mund të më gozhdosh
Në një stacion treni…
Respublica.al analizon dhe komenton sot marredhenien mes Avokatit te Popullit dhe Kuvendit, sipas nje interviste te kreut te ketij institucioni dhene Ora News.
Citohet z. Totozani t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarit te Ora News lidhur me marrëdhëniet AP-Kuvend:
Nga Erjon Tela
Sead Kazanxhiu është një artist i ri, i cili me mbështetjen e Iniciativës Rome të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur (OSF), organizoi sot aktivitetin “Studio e Hapur” në Tiranë.
Nga Alba Ahmetaj
Ne nuk duhet të çuditemi aspak nga lajmet që duket se s’kanë fund mbi aksidentet rrugore në Shqipëri. Nuk duhet të çuditemi aspak edhe sikur këto aksidente të ndodhin në ato që ne shqiptarët i quajmë si segmentet, aktualisht më të mira për nga ana teknike në Shqipëri (meqë besojmë se janë të asfaltuara, e meqë asfaltohen shpesh): rruga e Kombit, Tiranë-Durrës, Kavajë -Lushnjë, Tiranë – Krujë dhe Lezhë – Shkodër.
Ekspertë shqiptarë të së drejtës ndërkombëtare, njëkohësisht njohës të konventave ndërkombëtare për përdorimin e armëve nga forcat ligjzbatuese, siç është edhe Garda e Republikës, e cila u përfshi në ngjarjet e 21 janarit, i thanë Top Channel se vendimi gjykatës së Tiranës për tre të akuzuarit, që fituan pafajësi, bie ndesh me praktiken ndërkombëtare.
Benedikti XVI një ndër papët më anti gej në historinë e Kishës të dekadave të fundit njoftoi dorëheqjen për shkak të paaftësisë së tij fizike për të kryer detyrat e ngarkuara nga Kisha.
(KLIKONI MBI FOTON PËR PODCAST-IN)
Për herë të parë, doktorët dhe specialistët zhvillojnë një studim 10 vjeçar në lidhje me arsyet, grupmoshat, pasojat dhe dinamikën e vetëvrasjeve në Shqipëri.
Për të kuptuar më tepër, na ndiqni në këtë podcast.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.