Po qarkullon prej ditësh një letër me listë individësh, e cila i kërkon kryetarit të Opozitës, Edi Rama të përfundojë votimin e 3 ligjeve. Emrat, fillimisht më afër qendrës së politikës zyrtare dhe tashmë të shtrira deri në periferi, përfshijnë nga shumë fusha të jetës. Shqetësimi i madh është një dhe vetëm një: të votohen tre ligjet, sepse vetëm kështu Shqipëria çlirohet në fushën e integrimit!
Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, me zë të dridhur sot, doli përpara Senatit në një seancë dëgjimore në lidhje me sulmin tragjik mbi konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë më 11 shtator.
Mes emocioneve, ajo tha se incidenti nuk ishte vetëm për politikën, por ishte edhe diçka personale.
Dritan Ulqinaku është mjek Këshilltar Bashkiak në Minibashkinë nr 9 Tiranë. Ai është një nga mjekët e shqetësuar për fatin e korsisë së emergjencës. Me pak fjalë tregon se sa e rëndësishme është që kjo korsi të jetë në shërbim të njerëzve që kanë nevojë duke përfshirë këtu ambulancë, zjarrfikësen dhe policinë dhe jo te bllokohet nga trafiku i cmendur i Tiranes.
Dhurata Tarifa, Onkologe
“Profesioni i mjekes dhe specialiteti i onkologjisë, bashkeudhëtarët e përjetshëm të jetës time”
Rrëfimi i onkologes e cila prej 30 vitesh punon me të sëmurët me kancer. Marrëdhënia me pacientët, kolegët dhe çfarë duhet ndryshuar në mjekësi sipas saj
E ka dashur mjekësinë pasi për të ishte profesioni i cili e lejonte të ndihmonte dhe t’u shërbente njerëzve për nevojat e tyre shëndetësore si gjëja e parë e domosdoshme për ta. Quhet Dhurata Tarifa dhe është onkologe.
Gjatë një emisioni të përditshëm në youtube, dy vajzat simpatike Fatma dhe Aulona thumbojnë personazhe të botës së televizionit duke i komentuar me batuta humoristikë. Në një nga puntatat vajzat përmendin edhe këngëtarin Blero, ku pasi ai ka akuzuar në Twitter Elvana Gjatën që ka kopjuar një videoklip, Fatma me Aulonën kujtojnë për publikun këngën e famshme “Fotografia” të cilën Blero e ka huazuar nga Sinan Hoxha i cili e kishte kopjuar nga dy këngëtarë Grek.
Mjaftoi kaq që Blero të shprehej me fjali të rendomta si “Ato janë të gatshme që të bëjnë sende të tilla për klikime dhe para, janë të gatshme të bëjnë dhe gjëra të tjera. Unë u them atyre dëshpërim ose dështim në përpjekje për para. Ato lekë më mirë diku tjetër, është më mirë me shku me punu n’rrugë n’Itali ose Greqi apo diku në vend që të bësh emisione të tilla ku i akuzojnë njerëzit pa baza”.
Duket qartë që Blero ka një problem të madh me respektin ndaj femrës. Ai fyen dy vajza të cilat po bëjnë punën e tyre duke i këshilluar ato të punojnë rrugëve të Europës. Kujtojmë gjithashtu se gjashtë muaj më parë këngëtarit Blero ju desh të kalonte ditëlindjen e tij në gjykatë pasi akuzohej se kishte vënë në rrezik jetën e dy nxënëseve duke i goditur me veturë teksa po kalonin rrugën në Bulevardin e Dëshmorëve në Prishtinë.
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i opinionit publik të cilët kanë filluar të shpërndajnë në Facebook foto satirike me Bleron për të mbështetur vajzat e Thumb.
Është turp dhe vulgaritet i dyfishtë të dëgjosh të tilla fjali nga një burrë i martuar, nga babai i një vajze e nga djali i një nëne.
Kliko këtu për videon e emisionit Thumb: http://www.youtube.com/watch?v=XgOK9RQOI34
Kliko këtu për përgjigjen e Bleros: http://www.youtube.com/watch?v=5t6iz3xPYwE
Erjon Tela
E përditshmja DITA ka botuar në numrin e saj të sotëm një raport konfidencial të PAMECA dhe ICITAP për gjendjen në policinë shqiptare, të dhënat e të cilit janë alarmante. “Raporti thotë se pagat e policëve, janë më keq se në 2003. Situatë katastrofale, është krijuar me veprimet mbi pagat dhe zhdukjen e koeficientëve në rrogat e policëve veçanërisht pas 2007-s. Policët shqiptarë paguhen më pak jo vetëm krahasuar me vendet e tjera europiane por edhe krahasuar me policët në Kosovë, Bosnje, Mali i Zi dhe Maqedoni. Paga e një Drejtori në administratë që menaxhon 5-7 punonjës, më e lartë se paga e drejtuesit policor që menaxhon 9915 policë, dhe policët e patrullave (janë policët që kanë më shumë kontakte me komunitetin) kanë rroga më të ulëta edhe se pastrueset në disa institucione të shtetit”.
This and other sensible and difficult issues to be understood about the LGBT community, because of the lack of information, were part of the discussion in the “Ora 5pm” in Vizion Plus, today in the afternoon.
Hosted from Anila Cela, in this show were invited the Prof. Agim Muça, Alba Gjikolli, psychologist and the activists Xheni Karaj and Kristi Pinderi.
Tirane 22 Janar 2012 – Programi i Zhvillimit te Kombeve te Bashkuara (PNUD) dhe UN Women nenshkruajne sot memorandumin e mirekuptimit me Yunus Social Business.
Ky memorandum bazohet ne deshiren e perbashket per te kontribuar ne zhvillimin ekonomik dhe social te vendit duke i dhene mundesi te reja komuniteteve ne nevoje, duke avancuar njohurite e komuniteteve per ceshtjet gjinore, shoqerore dhe mjedisore dhe duke i ofruar atyre zgjidhje potenciale te bazuara ne nevojat e tregut.
Memorandumi gjithashtu synon te mbeshtese shqiptaret te perballen me keto sfida.
Studentët shqiptarë do të përfitojnë bursa studimi nga Fondi Ndërkombëtar i Visegradit, i cili do t’i financojë ata në vendet ku do të zgjedhin për të kryer studimet e tyre.
MASH ne Shqiperi njoftoi se ne bashkepunim me kete fond do t’u jape mundesine studenteve shqiptare te kryejne studimet jashte vendit. Nder 13 vendet qe do te perfitojne per vitin akademik 2013-14 jane Shqiperia, gjithashtu edhe studentet nga Kosova.
Agjencia për Punë në Kombet e Bashkuara, paralajmëron rritje të papunësisë në shkallë globale, si pasojë e krizës së përgjithshme ekonomike. Në raportin e publikuar së fundmi mbi tendencat e punësimit, kjo agjenci vëren se edhe pse do të ketë një përmirësim të vogël, papunësia do të jetë sërish një problem akut i ekonomisë globale.
Duke u ndalur tek Shqipëria, raporti vë në dukje se në dy vitet e fundit, norma e papunësisë në vendin tonë është rritur me 1 për qind gjatë 2011-ës dhe 2 për qind gjatë 2012-ës.
Komisioni i Medias nuk ka mundur te vijojë me shqyrtimin e metejshem te neneve te ligjit te medias, per shkak te debateve PS-PD. Mungesa e anëtarëve te djathte, që solli mungese kuorumi, ka shkaktuar reagimin e anëtareve socialiste. Kryetarja, Valentina Leskaj ka kërkuar seriozitet pasi drafti është një kusht që kërkohet nga BE. Por nënkryetari Mark Marku, ka kundërshtuar qëndrimin e te djathtëve duke e cilësuar si shfaqje e tipit komunist.
Vizion Plus raporton se pas përmbytjeve te mëdha qe pesuan banoret e qytetit te Fierit, si pasoje e daljes nga shtrati te lumit Gjanica, prefekti i këtij qarku i kërkon bashkësie qe te dëmshpërbleje. Një dite me pare banoret dolën ne protesta dhe i dërguan një peticion institucioneve per te kërkuar zgjidhje për përmbytjet e vazhdueshme.
Pas një vit tragjik, ku gratë ishin viktima të një dhunë seriale e vrasjes makabre është koha të reflektohet që 12 muajt e ardhshëm të mos jenë një fotokopje e 2012-ës.
Iris Luarasi është një nga ato aktiviste që prej viteshlufton kundër dhunës ndaj grave. Ajo si edhe shumë gra të tjera të shoqërisë civile bashkohet në korin e apeluesve për veprim urgjent që ata që ngrenë dorën apo marrin jetën e një femre të ndëshkohën rreptësisht.
Nje rast flagrant te korrupsionit ne shkolla boton Mapo sot, dhe te njejtin lajm riboton dhe Respublica.al.
“I kanë kërkuar 1 milion e 100 mijë lekë në këmbim të një dëftese të shkollës së mesme pa shkuar asnjë ditë në shkollë. Dëftesa u premtua se do të merrej në gjimnazin e Yzberishtit, ku M.A. do të regjistrohej direkt në vitin e pestë!”
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.