Vazhdon debati në lidhje me afreskun e shkatërruar të Onufrit. Deklarata e ministrit të Kulturës që thotë se “nuk mund të jap dorëheqjen sa herë vidhen monumente të kulturës” ka nxitur debate të reja.
Por mendimin më origjinal, ndonëse me një dozë ironie e jep sot në gazetën Shekulli, gazetari, aktivisti dhe ambientalisti i njohur Xhemal Mato.
