Shqiptarja.com sjell sot debatin mbi radikalizimin e islamit, referuar raportit për Selinë e Shenjtë në Vatikan. Bëhet fjalë për një raport të Kishës Katolike që shqetësohet për mënyrën sesi po depërton një rrymë radikale e islamizmit në Shqipëri.
Shqiptarja.com sjell sot debatin mbi radikalizimin e islamit, referuar raportit për Selinë e Shenjtë në Vatikan. Bëhet fjalë për një raport të Kishës Katolike që shqetësohet për mënyrën sesi po depërton një rrymë radikale e islamizmit në Shqipëri.
DEBATI I SE DIELES
PARIS – Vogëlushi kosovar, Blendoni (11-vjeçar), i sëmurë gjendej për trajtim mjeksor në Francë, por ai u dëbua me gjithë familjen në drejtim të Prishtinës me avion privat të Ministrisë së Punëve të Brendshme franceze, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”. Për Shoqatën e Lidhjes për Arsim pa Kufij (RESF) rasti është një trashëgimi e drejtpërdrejtë e epokës së ish-presidentit, Nicolas Sarkozy.
Një avion i “Belle Air” i linjës Ankona-Tiranë ndërron orar, duhej të nisej në orën 13.30, është nisur që në 08:30. Një nga pasagjerët, që nuk ka arritur të niset, tregon se lajmërimin e ndërrimit të orarit ia kishin nisur me mail një natë më parë në orën 23.00. “Nesër do të takoj avokatin për të paditur kompaninë”
“Quhem Spiro Prebibaj, jetoj në Porto San Xhorxho të Fermos dhe sot do të nisesha për Tiranë. Por një surprizë të hidhur mësova që në mëngjes nga kompania Belle Air.
TIRANE- Jubileu i pavarësimit të vendit bëri që studiuesit të rendnin për të publikuar fakte të panjohura historike, por ky vit u shoqërua edhe me realizimin e dhjetra shtatoreve kryesisht të figurave patriotike që kanë zënë vend në disa qytete të vendit, e kryesisht në Tiranë.
Shumë prej monumenteve qenë rrjedhojë e konkurseve, disa të tjera jo…andaj edhe drejtori i Galerisë së Arteve, Rubens Shima thotë se në disa raste, këto monumente qëndrojnë estetikisht keq.
Në kryeqytet numri i baballarëve si prind i vetëm është rreth 6 herë më i lartë se ai i nënave kujdestare. Ekspertë të të statistikave, referuar të dhënave nga viti 2001-2012 të regjistrimit të poullësisë thonë se vetëm në Tiranë ka 14.000 baballarë të vetëm dhe 2600 nëna të vetme.
12 familje në Tiranë konfliktohen me Përmbarimin.
64 personat që jetojnë në godinën e ish- çerdhes 36 pranë “21 Dhjetorit” kundërshtojnë vendimin e gjykatës, që i detyron ata të lirojnë banesat për t’ua kthyer këto të fundit ish-pronarëve. Sipas banorëve, kjo pronë është shtetërore dhe është përfituar me falsifikime nga persona të tretë.
Matura shtetërore pëson ndryshime zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata thotë se maturantët nuk mund të zgjedhin si provime dy gjuhë të huaja të para. Në këtë vit është standardizuar. Çdo maturant ose kandidat për maturant do të zgjedhë dy lëndë ne provimin me zgjedhje. Nuk mund të marrësh tek menyja e lëndëve me zgjedhje gjuhë e huaj, s’mund të marrësh atë që quhet gjuhë e huaj e parë dhe gjuhë e huaj e dytë. Do të thotë në qoftë se do të zgjedhësh një gjuhë të huaj që është e parë dhe një gjuhë e huaj që është e dytë që zhvillohet në shkollë.
Presidenti i Filipineve, Benigno Aquino, miratoi një ligj që ofron kontraceptivë falas dhe konsulencë për planifikim familjar për vendin katolik, pas shumë protestave të kishës dhe besimtarëve. Mbështetësit e ligjit, i cili është diskutuar për 14 vjet para se të hynte në fuqi, thonë se një masë e tillë do të reduktojë varfërinë dhe vdekshmërinë e nënave gjatë lindjes në vendin me normën më të lartë të fertilitetit në Azi.
Spitali i Padovas: Nuk bëhet fjalë për risinë e fundit në fushën shkencore, por zgjedhja e institucionit shëndetësor të përshtaten me ndryshimet duke u dhënë “byzylykun e identifikimit” çifteve të pamartuar apo çifteve gej.
Rasti konkret me dy nëna lezbike ka ndodhur dy muaj më parë, por vetëm tani institucioni ka pranuar të flasë për median.
Vajza pakistaneze, e cila u qëllua në kokë nga talibanët, pas trajtimit në një spital në Angli, ka lënë sot spitalin.
Tre muaj më parë Malala Yousufzai, 15 vjeç, u qëllua në kokë nga afër nga një taliban pse bënte avokatinë e të drejtave të femrave.
Vendimi për çështje hetimi, pas dyshimeve për mungesë transparence
Banka Qëndrore e Italisë ka bllokuar përdorimin e kartave të kreditit në Vatikan. Shkaku lidhet me shqetësimet e mëdha mbi mungesën e transparencës dhe aferat korruptive me financat e Selisë së Shenjtë.
Vatikanit nuk i ka pëlqyer bllokimi i përdorimit të bankomateve dhe kartave të kreditit në muzetë dhe pikat e tjera tregtare. Bllokimi i transaksioneve të tilla krijon pengesa të mëdha në një nga burimet kryesore të ardhurave të shtetit të vogël.
Turistët në muzeun e Vatikanit janë detyruar të paguajnë me para në dorë.
“Shenjat na tregojnë se nuk pranojnë kartat e kreditit. Kjo mund të shkaktojë probleme për njerëzit që mbërrijnë pa të holla të mjaftueshme”.
Në një njoftim zyrtar në sitin e Muzeut të Vatikanit thuhet se nuk është e mundur të paguhet në mënyrë elektronike brenda qytetit duke nisur nga 1 janari për motive që nuk varen nga dëshira e drejtuesve të muzeut.
Turistët ankohen për këtë mungesë shërbimi.
“Brenda një vendi të tillë nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla, duhet të ketë një shërbim cilësor”.
“Për fat morëm shumë para në dorë, besoj se do të na mjaftojnë” thonë një grup turistësh holandezë.
Bllokimi i të gjitha transaksioneve bankare në pikat e shitjes në Vatikan vjen menjëherë pasi Bankitalia ka marrë vendimin për të hetuar degën Deutsche Bank që kryen aktivitetin në Vatikan. Një vendim i nevojshëm pas mungesave të zbatimit të rregullave kundër pastrimit të parave nga ana e Selisë së Shenjtë./Bota Sot/
“Mirëmëngjes”, m’u përgjigj Donika. “Ulu pi qumështin, por kujdes se është i nxehtë”.
Sapo bëj t’i them që unë nuk e pi qumështin, se në fakt, në shtëpi ime më ma jep me zor, të ftohtë e jo të nxehtë, ajo më thotë: “Merre sheqerin, hidhi vetë sa të duash se nuk e dija se me sa sheqer e pi”…
PARIS- Fëmija i parë i lindur në Francë quhet Sasha, peshon pak më shumë se tre kilogramë dhe është djalë i dy nënave lezbike Maud dhe Delphine.
France 3 njofton se lindja e këtij djali vjen në një kohë kur debati për bashkimet e të njëjtit seks po nxehet së tepërmi.
Djali u lind në Moulins, Auvergne, në qendër të Francës, pasi çifti bëri inseminim artificial në Belgjikë, ku kjo procedurë është normale.
Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”, me anë të një foto reportazhi ka pasquruar jetën e varfër të dibranëve. Fotografi David Levene ka pasquruar mënyrën e jetesës së dibranëve dhe veçanërisht punët e vështira të grave.
Sipas gazetës, dibranët e varfër jetojnë kryesisht me prodhimet e tyre, si djathë e makarona dhe shesin gështenja./TemA/
Në artikullin me titull: “Hightech përmbush dëshirat tradicionale” paralajmërohet se shifrat e lindjeve në vendet e Ballkanit, veçanërisht në Shqipëri, mund të kenë pasoja dramatike për shoqërinë.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.