Në Genova dhe qytete të tjera është shpallur situatë emergjente për shkak të përmbytjeve dhe sidomos për shkak të rrëshqitjeve të dheut gjë që ka sjellë një masë të madhe balte dhe inertesh nëpër rrugë.
Në Genova dhe qytete të tjera është shpallur situatë emergjente për shkak të përmbytjeve dhe sidomos për shkak të rrëshqitjeve të dheut gjë që ka sjellë një masë të madhe balte dhe inertesh nëpër rrugë.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se ngërçit politik në vend po i vjen fundi, raporton Zeri, pasi sipas të gjitha gjasave javën që vjen do të jetë vazhdimi i seancës së Kuvendit. Ai ka mohuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, por ka shtuar se do të ketë demonstrata nëse kryesuesja nuk thërret seancën gjatë javës së ardhme, si dhe në rast se presidentja nuk jep mundësinë herën e dytë bllokut për krijimin e qeverisë.
Ai ka mbajtur të shtunën tubim me qytetarët e Mitrovicës me temën “Zgjidhja sipas qytetarëve”, ku temë ishte situata politike e krijuar në vend.
Kurti, ka shpjeguar në detaje se çfarë ka ndodhur në këtë periudhë bashkë me pasojat politike.
“Ndodhemi në një situatë kur ne jemi deputetë të Kuvendit, kurse PDK-ja me ndihmën e Gjykatës Kushtetuese, e ka lënë pa Kuvend Republikën e Kosovës, sepse ajo nuk e do Republikën tonë si Republikë Parlamentare, por vetëm si një Republikë qeveritare, në të cilën ka shumë qeveri e pak Republikë, por kësaj po i vjen fundi tash. Siç duket, në javën e ardhshme me gjasë do të ketë seancë të Kuvendit, dhe në këtë seancë të Kuvendit përfundimisht do të zgjidhet kryetari i Kuvendit, i cili do të jetë si rezultat i heqjes dorë të koalicionit LDK, AAK, Nisma nga kjo pozitë, dhe asisoj t’i hapet rruga menjëherë krijimit të qeverisë, atyre që përbëjnë shumicën parlamentare e këta janë bashkëpunimi midis LAN-it dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Kurti.
PDK po shkel Kushtetuten?
Nderkohe, “Partia Demokratike e Kosovës po bën shkelje kushtetuese me mosthirrjen e seancës konstituive të Kuvendit”. Kështu te pakten, ka vlerësuar hulumtuesi në institutin KIPRED, Albert Krasniqi në një prononcim për “Zërin”.
Sipas tij tani pas shprehjes së gatishmërisë së Bllokut LAN për ta votuar kandidatin PDK-së për kryetar të Kuvendit janë krijuar rrethanat që të vazhdohet me konstituimin e institucioneve të reja. Prandaj sipas Krasniqit refuzimi i PDK-së për të vazhduar seancën konstituive të Kuvendit pa arritur një marrëveshje për formimin e Qeverisë paraqet shkelje kushtetuese.
“Nuk po shoh arsye pse duhet të zvarritet ky proces edhe më tutje, përderisa blloku ka shpreh gatishmërinë ta votoj kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit. PDK duhet ta thërras vazhdimin e seancës konstituive për shkak se është duke bërë shkelje kushtetuese dhe mandej rrjedhin afatet ligjore dhe gjithçka është më e lehtë, me çrast partitë vet do të jenë nën presion që të bëjnë zgjidhje më shpejt”, ka deklaruar Krasniqi për “Zërin”.
Një eksperiment social Suedez ka nxjerrë në pah disa të vërteta të parehatshme mbi mënyrën se si publiku reagon kur ndeshet me raste të dhunës në familje.
Një grup i quajtur STHLM Panda filmoi fshehurazi dy çifte në ashensore me njerëz të tjerë për videon e tyre “dhunuar në ashensor(eksperiment social)”.
Bashkekrijuesi i STHLM Panda Konrad Ydhage, tha se ai e hartoi si eksperiment për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me dhunën në familje dhe për të parë nëse njerëzit do të ndërhynin “ateherë kur duhet”.
Videoja shqetësuese tregon se si dhjetëra njerëz injoruan dy femrat që abuzoheshin si verbalisht ashtu dhe fizikisht vetëm disa metra larg nga njerëzit rastësorë që nuk reagonin.
Në një rast, një femër u shty me forcë drejt murit dhe u kap nga qafa. Në një tjetër, një mashkull duket se e qëllon partneren e tij, duke e kërcenuar me zë të lartë se do e vrasë. Personi tjetër që ndan ashensorin nuk thotë gje dhe del menjeherë jashtë.
Vetëm një grua nga 53 njerëz, ndërhyri duke i thënë mashkullit: “Do të thërras policinë nëse e prek prape”. Gjithë të tjerët i injoruan grindjet dhe dolëm prej ashensorit.
Për më shumë klikoni këtu: http://www.independent.co.uk/news/world/europe/disturbing-youtube-video-shows-dozens-ignoring-domestic-violence-in-a-lift-9861569.html
Shihni videon më poshtë
Institucioni i Avokatit të Popullit po ndjek me një vëmendje të veçantë problematikën me të cilën po përballet së fundmi komuniteti rom në zonën e Selitës. Avokati i Popullit ka kontaktuar direkt me familjet rome të cilat janë tashmë në prag të dëbimit nga pronat e tyre, si rezultat i zbatimit të një projekti publik.
Organizata jo qeveritare CEL Kosova,(www.cel-ks.org), me krenari lancon video klipin e pregatitur për kampanjen “Ne jemi në mesin tuaj”, me anë të cilit mëton të sensibilizojë shoqërinë se individët LGBT janë poashtu antarë të familjeve tona, të këtij mjedisi dhe për trajtimi I secilit individ, pa marrë parasysh orientimin e tyre seksusal, duhet të jetë absolutisht i njejtë me individët tjerë.
Foto iluestruese
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit ka mbyllur 9 lokale nate të cilët nuk kanë dokumentacionin përkatës, lidhur me zhurmat që shkaktojnë.
Organizata jo qeveritare CEL Kosova,(www.cel-ks.org), me krenari lanson video klipin e pregatitur për kampanjen “Ne jemi në mesin tuaj”, me anë të cilit mëton të sensibilizojë shoqërinë se individët LGBT janë poashtu antarë të familjeve tona, të këtij mjedisi dhe për trajtimi I secilit individ, pa marrë parasysh orientimin e tyre seksusal, duhet të jetë absolutisht I njejtë me individët tjerë.
(Please find an Albanian version of the story here: http://historiaime.al/en/te-drejtat-e-njeriut/item/5655-reagon-civil-rights-defenders-mbi-situaten-e-familjeve-qe-po-debohen-nga-unaza-e-madhe.html )
In the area of Selita in Tirana, 70 families, a majority of them Roma, are threatened with evictions. Civil Rights Defenders demand that the local municipalities and authorities coordinate and carry out a plan of action to prevent these evictions and ensure affected families adequate housings.
Debate të forta ka patur mes maxhorancës për masat drastike në qarkullimin rrugor.
Ndryshimet e dukshme vizive dhe përpjekja për të ndryshuar shërbimin ndaj pacientëve në Qendrës Spitalore Universitare, mund të përmirësohen më tej nëse ndryshon përfundimisht shërbimi ndaj pacientëve dhe sidomos furnizimi me ushqimi i tyre, si dhe kushtet e higjenës në spital.
Nga Gjergj Erebara*, foto ilustruese nga E. Resuli, HI
Në shtator të vitit 2001, zgjedhjet kishin disa muaj që kishin përfunduar. Buxheti i shtetit, si zakonisht, qe në krizë. Fondi Monetar Ndërkombëtar po negocionte marrëveshjen trevjeçare 2002-2005. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, e cila në atë kohë përfshinte të gjithë sistemin elektroenergjetik, i kishte dyert e mbyllura për kredi që nga viti 1998 pasi qe shpallur nga Banka Botërore si e pavlefshme dhe e paqëndrueshme.
Nga 21 Tetor deri në 21 Nëntor, Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim, ka shpallur konkursin “ECO-ART” në kuadër të projektit “Arti nëpërmjet Riciklimit”. Kjo nismë ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve krijuese tek të rinjtë e qarkut të Tiranës për artin pamor nëpërmjet materialeve të riciklueshme. Konkursi “ECO-ART” fton të rinjtë, 16-30 vjeç, nga qarku Tiranë, të paraqesin një vepër arti të ndërtuar me materiale të riciklueshme shoqëruar me një përshkrim për idenë dhe mënyrën e realizimit të veprës në adresën: Rr. Mine Peza, Vila Nr. 4 (ish Komitetit Shkencave), Tiranë.
Punimet do të vlerësohen nga një komision i posaçëm, me ekspertë dhe profesionistë të fushës së artit dhe riciklimit. Për punimet më të mira do të shpërndahen çmime. Afati i fundit i dorëzimit të veprës së artit me materiale të riciklueshme është data, 21 Nëntor 2014, ora 1700. Për më shumë informacion rreth konkursit mund të vizitoni faqen e facebook “Arti nëpërmjet Riciklimit” ose mund të na kontaktoni elektronikisht ne adresën e email-it [email protected]. Konkursi “ECO-ART” realizohet nga Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Prefekturës Tiranë dhe Biznesve të Riciklimit në Shqipëri.
Shuhet aktori i Tetarit Kombëtar, Fadil Kujofsa. Katër dekada jetë artistike në skenën teatrore e bënë aktorin Fadil Kujofsa një nga emrat më të vlerësuar të teatrit shqiptar. Ka dhënë nje kontribut të vyer edhe në kinematografi, ku personazhet që ka interpretuar, karakteret e zhanrit të komedisë kanë mbetur gjatë në kujtesën e publikut. Një aktor profesionit, i cili përcolli vlerat më të mira në skenën teatrore dhe në kinematografinë shqiptare, nuk mungoi dhe në dramën “Ëndrra e Ismail Qemalit”. Fadil Kujofsa, aktor i Teatrit Kombëtar që prej vitit 1974, ka një galeri të pasur personazhesh, ku ndër më të spikaturit në karrierën e tij artistike janë interpretimet në komeditë “Nata e XII”, “Pas vdekjes”, “Valsi i Titanikut”, “Martesa e avokatit”, “Miq të paftuar”, apo dhe dramat “Furrnalta”, “Hekurat”, “Filumena Marturano”, etj. Homazhet në nderim të aktorit do të zhvillohen sot, datë 31 Tetor 2014, në shtëpinë e aktorit, deri në 14.00, nga ku do të përcillet edhe në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit do të nisë në orën 14.30. Trupi i aktorit të skenës teatrore shqiptare do të prehet në varrezat e Sharrës. Ministria e Kultures i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve të aktorit Fadil Kujofsa për humbjen e madhe. Nderime për punën dhe kontributin e tij në kinemanë dhe teatrin shqiptar.
28 këngë do të garojnë sivjet në Festivalin e Këngës në RTSH. Edicioni i 53 i festivalit, traditë i muzikës së lehtë, do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.
Shkruan nga Mexico City, Kristi Pinderi
Në konferencën globale të ILGA, për të drejtat e LGBTI që po zhvillohet në kryqytetin e Meksikës është kohë zgjedhjesh.
ILGA është organizata botërore ombrellë e të gjitha shoqatave dhe organizatave LGBTI në të gjithë botën (edhe tre organizata shqiptare për LGBT janë anëtare me të drejta të plota).
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.