Nga Instagrami i Lorik Canes.
Nga Instagrami i Lorik Canes.
Një deklaratë e ministrit serb të Sportit dhe Rinisë duket se është i pari reagim që vjen nga autoritetet serbe.
Sipas Tanjug ministri serb Vanja Udovicic ka thënë se situata u provokua nga shqiptarët dhe se pret që autoritetet shqiptare ta denojnë aktin e flamurit.
http://www.tanjug.rs/novosti/149133/udovicic–perfidna-provokacija-ekstremista.htm
After receiving the status of the candidate, the progress report of the Delegation of the European Union was released these days to media representatives, civil society and officials of the Republic of Albania. The report shows the progress of Albania toward the European integration path. The approach followed by the delegation in drafting this report is based on the foundations of the legal state, economic governance and public administration reformation.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte i pranishëm në forumin e hapur të biznesit të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë për tregun farmaceutik.
Duke u ndalur tek situata në të cilën e ka gjetur këtë treg, ministri Beqaj tha se institucioni që ai drejton do të garantojë lirinë e tregut dhe konkurrencën e ndershme, duke eliminuar monopolet.
Beqaj ngriti shqetësimin se çmimet e barnave në vendin tonë shpeshherë janë më të larta se në vendet e BE, duke u shprehur se do të ulet çmimi i shitjes së tyre.
“Çmimet e barnave janë shpesh më të larta se në vendet e BE. Në zonat rurale shërbimi farmaceutik mungon. Ne do të ulim çmimin e shitjes së barnave në Shqipëri. Nuk do të ketë asnjë produkt farmaceutik të regjistruar që do të shitet në vendin tonë me një çmim më të lartë se në vendin e tij të origjinës.
Ne do të rrisim cilësinë dhe sigurinë e barnave, duke shtuar kujdesin për indikacionet, në përputhje me standardet evropiane dhe njëkohësisht, do të rrisim kontrollin e cilësisë gjatë të gjithë zinxhirit të shpërndarjes së barnave”, tha Beqaj.
Për të rritur cilësinë e shërbimit farmaceutik, ministri Beqaj tha se do të krijohet një sistem gjurmimi për kontrollin e barnave në mbarë vendit.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë thotë se Qendra e Kontrollit të Barnave do të shndërrohet në Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Materialeve Mjekësore
Duke u ndalur tek pullat postare, ministri Beqaj tha se në 9 muaj të 2014-ës janë emetuar 34 779 549 pulla, 10 % më shumë se në të njëjtën periudhë të 2013, ku u emetuan 31 564 157.
Ndërkohë Shoqata farmaceutike ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Sipas kësaj shoqate ministria po bllokon ilaçet e kompanive më me emër që janë të regjistruara dhe të njohura në botë. Shoqata shprehet se në treg po futet një bar prodhim turk i paregjistruar.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në forumin për tregun farmaceutik theksoi se monopolet kanë ndikuar negativisht në këtë treg.
Marrë nga gazetatema.net
Edicioni i dytë i PIANODROM fton një tufë avionësh të ulen nga 14 tetori 2014 deri në 9 mars 2015 mbi këtë platformë ndërkombëtare të festivalit më të madh në Shqipëri, për të sjellë në skenën shqiptare nga sallat më prestigjioze të botës pianistët më të njohur dhe shkolla të ndryshme të pianos nga Gjermania, Italia, Austria, Rusia, Zvicra, Çekia, Malajzia, Slovakia, Kroacia, Shqipëria. Simbolika e lëvizjes centripete me simbolikën e lëvizjes centrifuge do të gjenerojë për 6 muaj nga Tetori në Mars e më pas për 6 muaj të tjerë në televizione, autorë, epoka, stile të ndryshme të muzikës klasike, paraklasike, muzikës jazz, danc bashkëkohorë, si dhe shkolla të ndryshme të pianos. Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar Pianodrom, është një nga projektet e mbështetura nga Ministria e Kulturës për vitin 2014.
PIANODROM në edicionin e dytë ka 39 evenimente ndër të cilat: 27 premiera koncertale, 12 evenimente teorike dhe master class, 128 vepra shqiptare, 152 vepra të trashëgimisë botërore, 21 sonata, 6 rapsodi, 2 koncerte dhe koncertino, 10 sinfoni, 76 premiera botërore, 41 vepra të kompozitorëve të rinj, një koncert i plotë Homazh me krijimtarinë e Tonin Harapit, një tjetër me krijimtarinë e Kozma Larës, 3 koncerte me veprat e kompozitorëve të rinj dhe mjaft koncerte të tjera me pianistë të rinj, te cilat dëshmojnë se PIANODROM realizon një nga synimet e rëndësishme, atë të zhvillimit të kompozicionit. Pa zhvillim të kompozicionit nuk ka zhvillim të muzikës. Totali i veprave që luhen në PIANODROM 2014 – 2015 është 280 vepra që i shtohen 220 veprave që solli PIANODROMI 2013 dhe mund të themi, jo pa krenari, se Shoqata AELFIOR dhe PIANODROM sjellin 500 vepra në 2 vjet. Kjo është një shifër e kualitet i jashtëzakonshëm që pasuron ndjeshëm gjeostilistikën e Festivalit e që sfidon dhe institucionet profesioniste.
Për më shumë informacion klikoni këtu: http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/pianodrom-ne-edicionin-e-dyte
Shqiptariiitalisë.com solli sot në vëmendje një njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme ku përmblidhen risitë e dokumenteve të reja të identifikimit që do të lëshohen nga 1 janari 2015.
Në krye të skedës shkruhet “Dokumentat biometrik shqiptar 2015”. Nëse këtë do ta kish shkruar një fëmijë i shkollës fillore, shkruan Shqiptariiitalisë, mësuesja do t’i tërhiqte veshin, sepse në gjuhën shqipe duhet shkruar: “Dokumentet biometrike shqiptare 2015”. Por nga ç’duket, punonjësi i ministrisë që ka përpiluar skedën as që e di këtë gjë dhe përsërit të njëjtin gabim.
The well-known British actor Ian McKellen, known among other things for his interpretation in films like “The Lord of The Rings” and “X-Men”, has publicly expressed his support for the LGBT movement in Albania.
The world famous actor has published a photo of him holding a note written in English: “Things can become better for LGBT in Albania if we decide to take a step forward in supporting them. Dear Albanian friends, keep going with what you are doing, you can do it and we fully support you.”
Menjëherë pas publikimit të progres raportit të hartuar prej delegacionit të BE duket sikur Autoriteti i Mediave Audiovizuale(AMA) është vënë në lëvizje për të emeruar kryetarin e këtij institucioni, mungesa e cila kritikohej qartë në progres raport.
Lexo edhe: Progresi i Shqiperise ne te drejtat e njeriut sipas raportit te BE
Procedurat për përzgjedhjen e kryetarit të AMA-s supozohet të mbyllen ditën e enjte, ndërkohë që deri tani shtatë janë kandidatët për këtë post: Gentian Sala, jurist; Gentian Skënderaj, ekonomist; Anila Basha gazetare; Zylyftar Bregu, gazetar; Raif Gorana, ekonomist; En Muci, ekonomist; Bers Hodo, jurist; Sokol Hasani, jurist.
Fotot e mëposhtme përshkruajnë dhjetë përfaqësues të njohur të lëvizjes anti-lgbt në Amerikë.
Një renditje e The Richest.com sjell në vëmendje politikanë dhe predikues të bashkësive fetare të cilët i bashkon aktivizimi i fortë kundër të drejtave të komunitetit LGBT.
Skandalet dhe denoncimet kanë zbuluar preferencat e tyre të vërteta seksuale, duke dëmtuar karrierën e tyre përgjithmonë.
Gjatë ndeshjes Shqipëri – Danimarkë, në pallatin ngjitur me stadiumin Elbasan Arena.
“Sot ishte një nga shëtitjet më të bukura që bulevardi i Tiranës ka parë” është komenti me të cilin shoqëron këtë foto Olti Curri në Facebook duke iu referuar aktivitetet të organizuar nga Fondacioni Down Syndrome Albania, me temë ‘Eja te kesh nje shok per koke perkrah teje’.
Siç ishte njoftuar, ecja nisi tek materniteti i vjetër “Mbretëresha Geraldinë” dhe përfundoi tek parku Rinia ku vazhdoi aktiviteti me zbavitje për fëmijët.
Të ardhurat nga shitjet e stendave te Hako dhe Agna group si dhe nga stendat e ushqimit të përgatitur nga nënat e fëmijëve me sindromën Down, do të shkojnë në DSA dhe do të përdoren për ofrimin e terapive pa pagesë për fëmijët me sindromën Down.
Fotot më poshtë nga Ingrid Photography në Facebook.
Burrat e alkolizuar kanë përdorur dhunë seksuale ndaj bashkëshorteve në rreth 72 për qind të rasteve, ndërsa në rreth 13 për qind të rasteve kanë tentuar ti vrasin.
Profesor Artan Fuga ka kërkuar nga tifozët shqiptarë të mos e përziejnë politikën me futbollin dhe të mos e përdorin këtë të fundit për propagandë politike.
“Mos i ngatërroni të dyja me njera tjetrën duke krijuar identitete fallco dhe të gënjeshtra, as fitoret ose humbjet futbollistike nuk duhen marrë si fitore apo humbje politike”, ka shkruar Fuga.
Lapsi.al shkruan se sipas Fugës përdorimi i futbollit si propagandë e dëmton edhe sportin por edhe politikën.
E menjëhershme ka qenë replika e Gresës ndaj postimit të sotëm të deputetes Bregu. Ndër të tjera Gresa thekson se deputetja Bregu, e ardhur nga pushteti tetë vjeçar i mazhorancës së shkuar, është dashur/pa dashur, përgjegjëse e drejtpërdrejtë pse gratë e kësaj shoqërie, pikë së pari për arsye ekonomike, nuk i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore.
Një ditë pas botimit të reagimit që Gresa Hasa bëri për statusin Majlinda Bregut në Facebook, është kundërpërgjigjur deputetja duke thënë se Gresa nuk është në moshë për të kuptuar atë që kupton një nënë nga fjalët e saj.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.