Fondacioni Konrad Adenauer dhe Qendra Europiane publikojnë guidën “Unë dhe Europa”, për nxënësit e arsimit parauniversitar në Shqipëri.
Fondacioni Konrad Adenauer dhe Qendra Europiane publikojnë guidën “Unë dhe Europa”, për nxënësit e arsimit parauniversitar në Shqipëri.
India ka regjistruar sot pa frikë një arritje në plan global. Anija kozmike Mangalyaan ka arritur në orbiëtn e planetit Mars, duke bërë kështu vendi i katërt, krahas SHBA-së, Rusisë dhe Europës që arrin këtë objekitv. Por duke qenë vendi i parë. Lajmi është shoqëruar edhe me një tjetër të dhënë jo të zakonshme. Kështu Mangalyaan ka kushtuar vetëm 67 milionë dollarë, ndërkohë që misioni amerikan, MAVEN, ka kushtuar 10 herë më shumë. Me këtë rast mediat raportojnë një deklaratë të kryeministrit indian, Narendra Modi, që ka përgëzuar shkencëtarët inidianë dhe ka shtuar se Mangalayaan ka kushtuar madje më pak edhe se filmi “Gravity”, që trajton pikëirisht rreziqet e misioneve orbitale.
http://time.com/3423985/india-mars-orbiter-mission-mangalyaan-mom-modi-indian-space-research-organization-isro/
s.z
Marrë nga ResPublica.al
Ilda Hoxha
Gjatë një viti, në vend, lindin 250 fëmijë me sëmundje gjenetike. Grigor Zoraqi, drejtor i Qendrës së Kërkimeve Gjenetike në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” tregon për gazetën “Shqip”, se sëmundjet gjenetike më problematike janë talasemia, sindroma down dhe shurdhëria. Duke iu referuar të dhënave, ai thotë se gjatë një viti lindin 30 fëmijë talasemikë. “Të paktën 1 në 1200 fëmijë të sapolindur është i sëmurë nga talasemia. Sipas të dhënave të spitaleve, aktualisht ka rreth 500 pacientë talasemikë të identifikuar, që jetojnë dhe kryejnë transfuzion gjaku rregullisht. Në disa zona të veçanta, përqindja e mbartësve është më e lartë, shkon nga 10 deri 20%. Kjo do të thotë se në këto zona, 1 në 100 fëmijë mund të lindë i sëmurë nga talasemia dhe 1 në 50 fëmijë lind mbartës i saj”, tregon gjenetisti Zoraqi. Për sa u përket fëmijëve, që lindin me sindromën down, ai thotë se numri i tyre është më i madh krahasuar me talasemikët. Gjatë një viti lindin 60 fëmijë me këtë sindromë. Kjo vjen si rezultat i disa faktorëve, ku më kryesorin Zoraqi rendit moshën e nënës. “Sindroma down ose trizomia (kromozomi) 21, është një nga sëmundjet gjenetike që vjen si pasojë e anomalive të numrit të kromozomeve te njeriu. Është sëmundja më e përhapur kromozomike, me rreth 1 në 600 fëmijë që lindin me sindromën down, dhe shfaqja e kësaj sëmundjeje është e lidhur me moshën e nënës shtatzënë. Nëse në moshën 20-vjeçare një nënë ka mundësi të lindë një fëmijë me sindromën down, risku është më i vogël, rreth 1 në 1300, në raport me një shtatzënë në moshën 40 vjeç, risku i së cilës për të lindur një fëmijë me këto probleme rritet, rreth 1 në 50 raste”, shpjegon drejtori i Qendrës së Kërkimeve Gjenetike në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Në lidhje me një tjetër sëmundje me bazë gjenetike, Zoraqi tregon se edhe shurdhëria e lindur ka një përhapje masive në popullatë. Sipas tij, 10 për qind e popullsisë është e prekur nga kjo sëmundje gjenetike. Kjo nënkupton se 50 fëmijë gjatë një viti lindin me probleme të tilla. Këto shifra janë tepër të larta, në një kohë kur ofrohet mundësia për të bërë analizat e paralindjes. “Në kushtet kur nuk kemi një strategji kombëtare për identifikimin dhe parandalimin e sëmundjeve të trashëgueshme, barriera e fundit që mbetet janë mjekët gjinekologë. Këta të fundit, në momentin që paraqiten gra shtatzëna për t’u vizituar, duhet t’u rekomandojnë një seri analizash, pasi paraprakisht duhet të informohen për historinë e tyre familjare, moshën e grave dhe lindjet e mëparshme”, këshillon mjeku gjenetist. Sipas tij, një pjesë e madhe e sëmundjeve gjenetike janë vdekjeprurëse ose shkaktojnë çrregullime të rënda në funksionim e organeve të njeriut. Kjo bën që njerëzit të mos kenë një jetesë normale dhe jetëgjatësia e tyre është e shkurtër. Madje, disa sëmundje gjenetike shkaktojnë vdekje që në embrion, pasi defektet janë shumë të rënda. Për të parandaluar këto rreziqe, mjeku Zoraqi këshillon që të gjitha nënat t’u nënshtrohen analizave të paralindjes, në mënyrë që të shmangin lindjen e një fëmijë me anomali. Kjo sipas tij, jo vetëm që është një fatkeqësi për familjen, por ka edhe kosto të larta financiare. Drejtori i Qendrës së Kërkimeve Gjenetike në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, referuar nevojave që ka kjo strukturë shëndetësore, i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të shtojë me 0.5 milion euro buxhetin për trajtimin e fëmijëve talasemikë, për çdo vit.
Marrë nga gazeta-shqip.com
Prokuroria e Përgjithshme doli në një konferencë për shtyp për të komunikuar marrjen si të pandehur të dy deputetëve socialistë, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka.
Ata akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj deputetit demokrat, Gent Strazimiri.
Sipas prokurorisë, kjo duket edhe në videon e kamerave të sigurisë në Kuvend.
Këto janë momentet kur Strazimiri, që kishte dalë nga salla plenare, sulmohet fillimisht nga Arben Ndoka dhe më pas nga Pjerin Ndreu.
Komanda Qendrore e SHBA ka nisur të publikojë video nga aksionet në Siri.
Amerika nisi sulmet ajrore për herë të parë ndaj pozicioneve të militantëve të Shtetit Islamik në Siri, mbështetur nga disa shtete arabe.
“Kjo nuk është vetëm beteja e Amerikës,” citohet te kete thene presidenti Barack Obama.
Raportohet se mbi 20 militantë islamikë kanë vdekur gjatë sulmeve.
Për herë të parë në këto luftime janë përfshirë edhe avionët F-22, që kushtojnë mbi 139 milionë dollarë.
Sulme ka pasur edhe ndaj grupit ekstremist Khorasan, që thuhej se do planifikonte sulme në Perëndim.
Në videot e mëposhtme shihet se si shkatërrohen objektivat, por edhe se si rifurnizohet një avion F- 16.
Sulmet kanë ardhur nga avionët, por edhe nga anijet luftarake.
Deputetja demokrate Mesila Doda paralajmëron ndërmarrjen e një inisiative parlamentare për të shpallur 21 Shtatorin, ditën kur Papa Francesku vizitoi Shqipërinë, si festë kombëtare dhe ditën e përkujtimit të martirëve të besimit, shkruan TemA bazuar mbi nje koment te deputetes ne Facebook.
“Nisur nga mesazhet, debatet dhe propozimet e bëra nga miqtë e mi gjatë këtyre ditëve, kam mendur të institucionalizoj sugjerimet që kam marrë në një inisiativë të re parlamentare.
I propozoj gjithë kolegëve të mi të Parlamentit që të bashkohemi në inisiativën që të shpallim 21 shtatorin, ditën historike të vizitës së Papa Franceskut, si festë kombëtare dhe ditën e përkujtimit të martirëve të besimit.
Le të jetë një ditë ku të bashkohemi me lutje për të përkujtuar martirët e besimit të diktatures dhe ti nderojmë së bashku pa vanitet, pa kotësira, pa dallime religjionesh, bindjesh politike a ndarjesh gjeografike.
Le të jetë një ditë ku të reflektojmë për të shkuarën dhe të ardhmen“, shkruan Doda në një postim në rrjetin social Facebook.
“Ruani me kujdes bashkëjetesën paqësore e bashkëpunimin mes feve”, deklaroi Ati i Shenjtë në fjalën e mbajtur në presidencë.
Më poshtë fjala e plotë e Atit të Shenjtë:
Editorial nga Mero Baze
Ka shumë gjëra që këto 24 vite të lirisë i kemi fituar e humbur gjatë rrugës, pa ua ditur vlerën. Si një shoqëri që shquhemi për mungesë të kujtesës kolektive, ne jemi sot në pikun e një krize vlerash, ku dështimet na bëjnë nostalgjikë për errësirën dhe sukseset na bëjnë indiferentë për dritën që vjen nga historia, duke ëndërruar që ajo të fillojë me ne.
Ardhja e Atit të Shenjtë në Tiranë është një rikapitulim i bilancit të historisë sonë. Si dikush që vjen nga lart dhe nuk hutohet nga rrugicat dhe shtigjet ku ecim ne, Ati i Shenjtë me vizitën e tij, na mundëson Ne dhe Botës, të kthejmë kokën nga disa gjëra tonat thelbësore.
Ati i Shenjtë do të ulet në aeroportin “Nënë Tereza” dhe do të mbajë meshën në sheshin “Nënë Tereza”. Të dyja këto janë toponimet tona dhe nuk i kemi vënë me rastin e vizitës së Atit të Shenjtë. Me rastin e ardhjes së Tij kemi zbukuruar aeroportin dhe sheshin, por jo historinë. Miliarda njerëz në botë kanë mundësi të mësojnë ose rimësojnë se nobelistja e Paqes dhe shenjtorja e Vatikanit është një shqiptare. Në asnjë rrethanë tjetër kjo gjë nuk do të mund të ngulej në memorien e botës kaq shpejt dhe thjeshtë se sa nga ulja e Atit të Shenjtë të dielën në aeroport dhe udhëtimi drejt këtij sheshi për të mbajtur një meshë. Vetëm dikush që vjen nga lart, ta zbulon kaq thjeshtë dhe ta ndriçon kaq mirë historinë tënde.
Rruga kryesore drejt sheshit është dekoruar me fotot e 40 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, të përballur me regjimet politike në këtë vend, kryesisht diktaturën komuniste, por dhe monarkinë. Në këtë kohë të mbushur me streset e tranzicionit dhe dallaverxhinjtë e politikës, shumë shqiptarë ndjejnë bezdi nga e kaluara e tyre dhe janë gati të thërrasin në ndihmë Enver Hoxhën si një shenjë hakmarrje ndaj pafuqisë së tyre ndaj dështimeve të sotme. Është një nga ato periudhat e errëta të historisë, kur regresi mund shpresën dhe krimet zbukurohen nga nostalgjikët si statistikë. Vetëm dikush i ardhur nga lart si Ati i Shenjtë, na bën sot të përgjegjshëm për përgjegjësitë tona, për krimet që kemi bërë dhe batakun ku e kemi zhytur këtë vend me duart tona. Është mirë që nderimin e atyre martirëve e bën një qeveri, partia e së cilës ka një trashëgimi staliniste në historinë e këtij vendi. Kjo është shenjë e fortë e ndryshimit dhe jo qaravitjet e disa enveristëve që mendojnë se duke varur shalla të kuq në qafë duan të na fshijnë nga kujtesa diktaturën që mbajti këtë vend larg Perëndimit duke qenë pjesë gjeografike e tij.
Vetëm dikush që ka qetësinë ta shikojë nga larg dhe ftohtë historinë e këtij vendi, mund të fokusohet tek gjërat që e kanë tronditur këtë vend, ku sot vrasja e një martiri të Kishës nga diktatura, për median shqiptare është më pak interesante se tregimet e sekretarit të Enver Hoxhës.
Ati i Shenjtë do të sjellë dhuratë një kopje të klonuar të Mesharit të Gjon Buzukut, librit tonë të parë në shqip, që ruhet në Vatikan, për të na kujtuar si e kemi nsiur rrugëtimin tonë si komb dhe çfarë peshe ka mbajtur katolicizmi për ta ndriçuar në rrugën e dijes. Jo vetëm shkruesi i librit tonë të parë, por dhe shkrimtarët tanë të parë janë priftërinj katolikë, që në errësirën e kullave të Veriut, në kushtet e një vendi thuajse të egër dhe primitiv, Bardhi, Bogdani, Budi e të tjerë, krijuan letërsi dhe vepra historike të botueshme në Vatikan.
Në kushtet kur Shqipëria jonë ka debat të ditës licencimin e analfabetizmit, përmes fabrikave universitare, rikthimi tek një vlerë themelore historike si libri i parë shqip, na ndriçon si një shoqëri që kemi bërë përpjekje drejt Perëndimit qysh në Mesjetën e hershme dhe na i ka njohur dhe ruajtur këto përpjekje Vatikani.
Ardhja e Atit të Shenjtë ndriçon me këtë rast vlerat kyçe të historisë sonë, përkushtimin ndaj paqes, ndaj dijes dhe ndaj lirisë.
Të zhytur në batakun e dështimeve të ditës dhe përpjekjeve për t’u ringritur si një vend që synon Evropën, shqiptarët duhet ta shikojnë këtë vizitë si një vlerë themelore të historisë së tyre, si një moment për t’u qetësuar, për të marrë frymë lirisht dhe për të besuar se ia kemi dalë së paku të mos e humbasim rrugën drejt Perëndimit. Sot, kur disa bij bastardë të këtij kombi kanë veshur këmishat e zeza të terrorizmit ndërkombëtar dhe ekspozojnë shqiptarët si një komb muxhahedinësh, ardhja e Atit të Shenjtë, është një dritë e fortë që ndriçon historinë tonë krenare dhe bën të padukshme hijet e zeza që i vijnë vërdallë këtij vendi. Ati i Shenjtë na fton sot të mendojmë për vlerat tona themelore, për ato çfarë s’duhet të harrojmë dhe ato çfarë duhet të bëjmë për të mos humbur rrugën drejt Perëndimit. Dhe për këtë duhet të lutemi 7 milionë shqiptarë kudo që janë duke ndjekur meshën e tij. Sot nuk ka rëndësi të jemi të gjithë katolikë. Sot ka rëndësi t’i jemi të gjithë mirënjohës Atit të Shenjtë që po na bën të ndihemi një vend evropian.
“Çelësi i suksesit tim qendron në faktin se kurrë nuk jam lodhur së mësuari. Nuk e kam humbur kurrë kureshtjen dhe dëshirën për sfida të reja dhe i bëj vetes gjithmonë 1 mijë pyetje”.
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut pranoi të dëgjoje në një seancë apeli pretendimet e ish-kryeministrit italian Berluskoni për çështjen “Mediaset”.
Siç është raportuar nga Piero Longo, avokat i Silvio Berluskonit, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka rënë dakord te dëgjojë argumentet, sipas te cilave pretendohet se Berluskonit i’u mohua e drejta për një gjyq të drejtë.
Longo tha se gjykata Europiane ka rënë dakord të marrë në konsideratë kërkesën për shkeljen e rregullave të procesit të gjykimit. Berluskoni u dënua në vitin 2013 me katër vjet burg dhe përjashtim nga politika për mashtrim me taksat në Mediaset. Dënimi iu reduktua në një vit shërbim ne komunitet. Ai nisi shlyerjen e dënimit, me shërbim në një shtëpi për të moshuarit.
Ish-studenti i Makinerisë në Shkup është i pari maqedonas që ka marrë guximin për ta publikuar rrëfimin e tij pas trajtimit hormonal të bërë në një klinikë në Beograd.
“Isha një vajzë e bllokuar në trupin e mashkullit. Fati nuk ishte shumë i butë, kam përjetuar fyerje dhe rrahje. Kam kryer shkollën në Koçani. Kujtimet e fëmijërisë sime janë të tmerrshme, në shkollë më bezdisnin sepse dukesha si femer, shpesh herë më kanë rrahur”. ka deklaruar ajo për “Dnevnik”.
Ajo shpesh ishte përpjekur ta fshihte se ndihej si vajzë. Ishte munduar ta bëjë zërin më të trashë dhe të trashë lëkurën e duarve.
Klaudia tashmë e ka gjetur veten. “Kam bërë çdo gjë që të përshtatem. Dua të më trajtojnë si njeri. Nuk mundesha t’i duroj më fyerjet, rrahjet dhe vendosa të bëhesha ajo që jam, grua. Nuk dua që të kujtoj fytyrat e atyre që më rrahën”, kujton Klaudia.
1. Papa Françesk është papë me shumë gjëra “të para”
Përfaqësuesja e re e UNICEF-it për Republikën e Shqipërisë, znj Antonella Scolamiero, i paraqiti letrën e akreditimit Ministrit të Punëve të Jashtme, Z. Ditmir Bushati më 19 shtator 2014.
Aplikimet për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë do të jenë të hapura deri më datën 5 tetor. Kjo bëhet e ditur nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë.
Nje grup te rinjsh iraniane te cilet kane xhiruar nje video duke kercyer nen ritmet e kenges “Happy” te Pharrell Williams jane denuar te merkuren me 6 muaj burg dhe 91 fshikullime me kamzhik. Ndersa, regjisori i videos, Sassan Solemani, u denua me 1 vit burg dhe te njejtin numer fshikullimesh.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.