Ardian Fullani duket se ka qenë në dijeni të arrestimit të tij.
Pak orë para prangosjes, ai kishte telefonuar avokatin Maks Haxhia, duke kërkuar ndihmën e tij.
“Duket se Fullani ka qenë në dijeni të këtij vendimi. Kjo është konfirmuar mbrëmë edhe nga avokati i tij, Maks Haxhia, i cili deklaroi se ka pasur një komunikim telefonik me Fullanin, rreth orës 16:00 të pasdites së djeshme.
Guvernatori i ka telefonuar Haxhisë, jo vetëm si avokat, por edhe si mik i ngushtë i tij, duke i kërkuar mbrojtje ligjore, por pa i cilësuar se për çfarë bëhej fjalë”, shkruan “Panorama”
Për këtë arsye, Fullani ka ndenjur deri vonë në zyrë, në mënyrë që të mos arrestohej në shtëpinë e vet.
Ndërkohë, ‘Panorama” shkruan se tashmë ai ndodhet në një qeli të posaçme në policinë e kryeqytetit.
Marrë nga gazetatema.net
