Vala ze shkollat e mesme private. Pritet qe MAS te mbylle 13 te tilla, mes tyre “Talenti” i Durresit
E kanë rradhën shkollat private të arsimit të mesëm për të kaluar në sitën e ministrisë së Arsimit.
E kanë rradhën shkollat private të arsimit të mesëm për të kaluar në sitën e ministrisë së Arsimit.
Në bisedimet e Këshillit Kombëtar‚ më 10 mars 1923‚ Ali Këlcyra propozoi të vendosej heqja e mbuleses se grave myslimane. Në favor të propozimit të Ali Këlcyrës ishin Faslli Frashëri e Bedri Pejani ndërsa kundër Shefqet Daiu‚ Jusuf Banka‚ Koço Tasi‚ Osman Haxhiu‚ Visar Xhuvani‚ Xhemal Bushati‚ Sejfi Vllamasi‚ Ibrahim Xhindi e Imzot Fan Noli.
Numri i kufizuar i tualeteve publike, si dhe derdhja e ujërave të zeza në zona të ndryshme të Adriatikut vijon të shkaktojë ndotje detare dhe infeksione të lëkurës te pushuesit.
Sipas Top Channel krahasuar me një vit më parë ndotja detare paraqitet në nivele më të ulta në plazhin e madh të Durresit për shkak të investimeve të kryera në rrjetin e kanalizimeve.
Qeveria shqiptare me një vendim të Këshillit të Ministrave datë 27 gusht vendosi të ndryshojë plotësimin e rubrikës “Vendlindje” në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe në çertifikata për përdorim nga autoritetet e huaja, duke zgjidhur në këtë mënyrë çështjen e toponimeve në pasaportat apo dokumentat e tjera te identifikimit të mijëra emigrantëve shqiptarë që përballonin probleme sidomos me autoritetet greke.
Siguracioni i automjetit i vlefshmën në rast aksidenti do të përcaktohet në bazë të riskut dhe historikut të dëmeve që një shofer ka shkaktuar. Vision Plus raporton se kompanitë kanë nisur të testojnë këtë lloj sistemi, i cili parashikohet të hyjë në fuqi në fund të këtij viti. Aktualisht jemi në fazen kur po grumbullohet informacioni për çdo makinë nga të gjitha institucionet, përfshire policinë rrugore, drejtorin e transportit etj.
Aplikimi i këtij sistemi i cili bazohet në risk është një detyrim që autoriteti i konkurrencës i vuri kompanive të sigurimeve. Duke patur parasysh faktin se ky treg ka shfaqur në mënyrë të vazhdueshme anomali, përfaqësues të autoritetit të konkurrencës thanë se stabilizimimi i tij nuk mund të kryhej me masa ndëshkueses. Aplikimi i këtij sistemi do të thotë se tarifa për siguracionin e një automjeti nuk do të jetë më unike për të gjitha makinat, por ajo do të variojë, mund të jetë më e ulet ose më e lartë nga çmimi aktual.
Nisur nga rasti i Yllka Tafilajt, vejushës 26-vjeçare të rrahur nga xhaxhai i burrit për t’i marrë fëmijët, deputetja demokrate Mesila Doda i kërkon KLD-së të veprojë urgjentisht ndaj gjykatësit që e la të lirë dhunuesin. Çështja u trajtua nga Gjykata e Faktit në Gjirokastër.
“E patolerueshme…Dhunuesi i kësaj gruaje lirohet nga gjykatësi. Sot është i domosdoshëm, monitorimi i vendimeve të gjykatave për të gjitha rastet e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.
Gazeta “Zëri” në Kosovë shkruan se është në proces dixhitalizimi i librave të kohës osmane, çka do të shërbejë për të ruajtur dhe transmetuar këtë trashëgimi të madhe të memories historike. Projekti, që financohet nga Banka e Turqisë, përfshin edhe vende të Ballkanit si Kosovën, Bsinjen, Serbinë,Malin e Zi, Maqedoninë, Kroacinë dhe Shqipërinë.
Lidhur me Kosovën, dixhitalizmi përfshin 1000 dorëshkrime në bibliotekën e Bashkësisë Islame, ndërsa më para ai është kryer edhe në Teqenë e Gjakovës, në Këshillin për Mbrojtjen e Monumenteve Historike në Prizren ku janë 154 vepra, si dhe në Arkivin Shtetëror në Prishtinë, ku është bërë digjitalizimi i 113 veprave./Respublica.al
http://zeri.info/artikulli/47206/turqia-digjitalizon-memorien-osmane
Studentët të cilët janë të regjistruar në 18 universitetet private që u mbyllën me vendim qeverie kanë afat edhe nesër për të tërhequr dokumentacionin e çregjistrimit, në mënyrë që të regjistrohen në një universitet tjetër. Numri i studentëve që është prekur nga ky vendim është 5820. “Gazeta Shqiptare” evidenton sot problematikën që disa studentë, nuk po arrijnë të marrin dosjet me dokumentacionin e domosdoshëm për të bërë çregjistrimin.
Qeveria shqiptare do t’i akordojë bursa, nxënësve që do të studiojnë në shkollat e mesme profesionale për bujqësi dhe blegtori. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, nga shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu” në Fier.
“Dhënia e bursës nënkupton mbulimin e të gjitha shpenzimeve rezidenciale, ushqimin dhe fjetjen, çka do t’u lejonte shumë të rinjve nga zonat rurale, të cilët duan të arsimohen në këtë shkollë model të Qarkut të Fierit, të kenë mundësi ta bëjnë këtë pa asnjë kosto shtesë për prindërit, por përkundrazi duke marrë një bursë të plotë për ta kthyer investimin e tyre në shkollë, në ferma apo biznese që ne presim të hapen në bujqësi e blegtori”, deklaroi ministri Veliaj.
Arrestohet nga kolegët e tij, ish-Drejtori i Krimit Ekonomik në Komisariatin nr.4, Ismail Elezi, pasi nuk ka kallëzuar një ndërtim të paligjshëm dhe për më tepër, ka kundërshtuar forcat e policisë së Komisariatit 4.
Arrestimi i ish-zyrtarit është bërë në praninë e kreu të Komisariatit nr.4 në Tiranë dhe është në kuadër të operacioneve antikorrupsion që Qeveria shqiptare ka ndërmarrë në të gjitha fushat, në të gjithë vendin.
Rreth 2345 punonjës të policisë do të përfitojnë pension maksimal, si pasojë e rritjes së tij.
3200 policë që do të dalin në pension të parakohshëm ose suplementar, do të përfitojnë një rritje pensioni prej 17319 lekësh më shumë se me ligjin e vjetër, ndërkohë që, 640 punonjësit e policisë që kanë mbi 30 vjet pune, përfitojnë një pension i cili përllogaritet të jetë 40.411 lekë në muaj, shkruhet sot në “Gazeta Sqiptare”.
Si ka mundësi që një italian të diplomohet në Tiranë në Stomatologji, duke qenë në Shqipëri vetëm 10 ditë në gjashtë vjet? Duke u regjistruar në “punishten e diplomave” Kristal, të vjen natyrshëm përgjigjja
E përditshmja italiane u kthehet diplomave të marra pa ndjekur fare leksionet në universitetin Kristal në Tiranë duke sjellë shembullin e një italiani nga Pescara që ka marrë diplomën në stomatologji duke shkuar në Shqipëri vetëm 10 ditë në gjashtë vjet.
Nëse bota injoron xhihadistët, ata do të mbërrijnë në Evropë brenda një muaji, dhe në Amerikë një muaj më pas, e ka paralajmëruar Perëndimin mbreti saudit, Abdullah
Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite ka paralajmëruar se Perëndimi do të jetë caku i ardhshëm i xhihadistëve që po luftojnë në Siri dhe Irak, nëse nuk ndërmerren masa “të shpejta”.
Shkruan nga Kotori, Kristi Pinderi
Eshtë vetëm 4-5 orë larg Tiranës dhe nuk është i mbipopulluar sa… Saranda, për shembull!
Eshtë trashëgimi botërore në listën e UNESCO-s, ku e ke shumë të lehtë të shikosh edhe gjurmë të kalave ilire. Një hotel i vjetër i kohës së Titos i tipit të kampeve të punëtorëve mban ende emrin e mbretëreshës ilire Teuta.
Dy xhihadistë shqiptarë nga Kosova kanë vënë në lëvizje të gjithë shtetin italian. Italia është vënë në alarm për arrestimin e tyre, pasi ata kanë hyrë me viza të rregullta. Hetimi i bërë nga EULEX dhe prokuroria e Romës zbuloi skandalin e shitjes së vizave hyrëse në Itali nëpërmjet selisë së saj në Prishtinë për vetëm 3500 mijë euro.
“Repubblica.it” ka publikuar disa detaje të këtij hetimi ku shkruan se vizat mund të merreshin lehtësisht në Prishtinë dhe për këtë shkak 3 xhihadistët shqiptarë kanë hyrë në Itali. Njëri prej tyre ka hedhur veten në erë në një atentat në Irak, ndërsa dy të tjerët nuk dihet ende se ku ndodhen.
“Kanë qenë në Itali. Ishin të tre xhihabistë. Është e pabesueshme por kështu është. Tani ka nisur operacioni për arrestimin e islamistëve të rrezikshëm me origjinë kosovare që dyshohet se mund të jenë ende në territorin tonë. Njëri hodhi veten në erë në një atentat në Irak, ndërsa për dy të tjerët s’ka asnjë gjurmë” shkruan sot Tgcom.
Konsulli italian në ambasadën e Prishtinës është larguar menjëherë pasi akuzohet se ka dhënë 3 vizat hyrëse dhe qindra të tjera viza turistike. Konsulli Louis Michael Giffoni, për momentin nuk është në hetim, është shkarkuar me shpejtësi nga ministria e Jashtme italiane muajt e kaluar. S.S
Marrë nga ResPublica.al
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.