Sekretari personal i Enver Hoxhës, Haxhi Kroi, në ditarin e tij, që po publikohet nga e përditshmja Panorama, flet për periudhën pas vetëvrasjes së dyshimtë të Mehmet Shehut.
Sekretari personal i Enver Hoxhës, Haxhi Kroi, në ditarin e tij, që po publikohet nga e përditshmja Panorama, flet për periudhën pas vetëvrasjes së dyshimtë të Mehmet Shehut.
Pretendon të zgjidhë hallet e të tjerëve, por vetë emisioni “Shihemi në gjyq” i TV Klan u ka shkaktuar probleme banorëve të një pallati në zemër të Bllokut afër restorant Era, thotë gazeta Tema.
Edmond Hoxhaj
Masakra e pesëfishtë në fshatin Suk të Fierit, krahas bilancit tragjik, ka shkaktuar edhe probleme sociale, pasi tre fëmijë janë jetimë dhe pa asnjë ndihmë nga shteti.
Kryeministri francez, Manuel Valls i dorëzoi dorëheqjen presidentit Francois Hollande.
Megjithatë ky i fundit i kërkoi atij që të formojë një kabinet të ri.
Sipas BBC, qeveria është goditur fort nga kritikat për ekonominë nga vetë ministri i Ekonomisë, Arnaud Montebourg.
Pak momente pas dorëheqjes, Hollande doli me një deklaratë.
Arsimi profesional, një nga prioritetet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, duhet menduar si zgjidhje optimale për shkollimin e fëmijëve.
Banorët e një pallati në Tiranë evakuohen pas një zjarri në bodrumin e pallatit. Disa të plagosur mes tyre dhe dy zjarrfikës. Situata tashmë nën kontroll. Informacioni nga TemA, News 24, shqiptarja.com
Edhe gjermani më budalla tani duket se e ka kuptuar se ne kemi nevojë për emigrantë. Por a vjen kjo nga zemra, apo është një llogari e thjeshtë ekonomike, pyet Rolf Wenkel (Ne foto nga DW)
Është e çuditshme: Ekonomistë në gjithë botën ankohen për orientimin e njëanshëm të Gjermanisë nga eksporti, me argumentin se ai dëmton zhvillimin ekonomik në pjesën tjetër të Evropës. Politikanët ankohen se Gjermania u imponon sidomos shteteve jugore të Bashkimit Monetar Evropian një diktat kursimi, që mbyt që në zanafillë çdo rritje. Politikanët përgjegjës për politikën e jashtme ankohen se Gjermania eviton që të marrë përsipër më shumë përgjegjësi në politikën botërore.
Një tërmet 6.1 ballë i shkallës rihter ka goditur sot Kaliforninë e veriut.
Sipas CNN ky është tërmeti më i madh që nga viti 1989 në bregun perëndimor të SHBA.
Njoftimet e para flasin për dëme të shumta materiale dhe të plagosur.
Të paktën 15 mijë njerëz kanë ndjerë “tronditje ekstreme” dhe qindra mijëra të tjerë kanë ndjerë “tronditje shumë të forta”, ndërkohë që janë miliona ata që e kanë ndjerë tërmetin.
Sipas raportimeve të para janë parë edhe disa vatra zjarri në banesa të ndryshme.
Sipas CNN ka patur edhe njerëz që janë bllokuar në rrënoja.
Duke klikuar KETU mund te degjoni deshmite e dhena per CNN.
Me poshte video nga raportimet e para.
Gazeta Zeri ne Kosove njofton se Blloku LDK-AAK-NISMA e ka gjetur formulën se si të shkohet në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës dhe si ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por pa i dhënë shansin partisë së Hashim Thaçit që të marrë vota nga deputetët e këtyre partive për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit.
Sipas burimeve të portalit Infokusi.com qe i referohet Zeri, “formula e Bllokut është që të shkohet në seancë dhe në momentin që PDK-ja ta nominojë kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit atëherë në sallë do të mbesin vetëm liderët e bllokut, por jo edhe deputetët e tjerë të këtyre partive pasi qe votimi do të jetë i fshehtë”.
Kjo vjen si rezultat i frikës së “blerjes” së deputetëve të tyre nga ana e PDK-së.
Kur të filloje votimi nga grupi parlamentar i Bllokut do të jenë të pranishëm vetëm, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.
Me prezencën e tyre në sallë, PDK-së do t’i mundësohet kuorumi duke i llogaritur 37 deputetët e PDK-së, plus 20 të minoriteteve që gjithsej bëhen 57 deputetë, plus 4 të apostrofuarit do ta përbëjnë kuorumin e nevojshëm prej 61 deputetësh për vazhdimin e seancës dhe procedimin në votim për kryetar të kuvendit, ka bërë të ditur nje burim.
Sipas këtyre përllogarite, PDK-ja nuk do të mund ta zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe me automatizëm do t’i mundësohet Bllokut që në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të mund të procedojë me nominimin e kandidatit të saj.
Por a eshte vendim i moralshem?
Komentet e lexuesve jane te shumta. Njeri prej tyre, Agroni, shkruan (e paredaktuar): “Ata deputet qe dalin nga salla me urdherine lidereve te tyre jan te mjere e te shkrete se nuk din me mendu me trurin e tyre ,ne u kemi dhen votat gjthe deputteve t na perfaqesojn 120 deputeteve ,nese ceka puna keshtu ne zgjedhjet tjera po i votojm vetem lideret dhe e kemi me leht pasi qe ata po vendoskan per mendimin e deputeteve tjere , e moj kosov moj mjerane”.
Nje tjeter shton: “Nese veprojnè ne ketè menyrè vetem do ta bllokojne edhe njè herè Demokracinè ne ketè vend.VV-ja ,nuk besoj se janè diletantè sikur TROJKA.”
Aksionin e ka kundërshtuar një familje, banesa e se ciles ka qenë pa leje
Përleshje mes banorëve dhe INUK përgjatë rrugës së Elbasanit. “Aksioni për prishjen e ndërtimeve ka hasur në kundërshti të një familje, e cila nuk ka qenë dakord me prishjen e banesës,e cila rezulton të jetë pa leje ndërtimi”, raporton News 24.
News 24
Përveç kolonave të gjata për të shkuar në Shqipëri, qytetarët e Kosovës po përballen edhe me rrugët që janë në gjendje të mjerueshme në atë pjesë, shkruan Express.
Tre britanikë që luftojnë me Shtetin Islamik (IS, ose ish ISIS) janë të dyshuar për vrasjen e gazetarit amerikan. Që të tre tek të 20-tat mendohet se janë aktualisht në Siri.
Në kuadër të një bashkëpunimi mes Aleancës LGBT dhe The Unstraight Museum në Suedi, prej muajit gusht ka nisur rezidenca e titulluar ‘The Unstraight Alliance Art Residency’.
Deputeti socialist Erion Brace thotë se i ka kërkuar Fullanit informacione, në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, por Guvernatori refuzon që t’i përgjigjet kësaj kërkese, duke dalë kështu përmbi Parlamentin.
Në një status në Facebook Brace sqaron se ai nuk do të tërhiqet:
“I kam kërkuar me shkrim Guvernatorit informacion lidhur me cështje shqetësuese në Bankën e Shqipërisë, të cilat, lidhen me vjedhjen (Raportet e grupeve të punës dhe të auditit të Brendshëm për 4 vitet e fundit), por edhe me nepotizmin, klientelizmin, rritjen e shpenzimeve për personelin, rritjen e shpenzimeve të përgjithshme të Bankës, kontratat e përfolura të investimeve.
Ne lamë një javë kohë për këtë! GUVERNATORI REFUZON TE DOREZOJE NE KUVEND KETE INFORMACION!!
Brace sqaroi më tej se “Informacioni i kërkuar është pjesë e një dosje të plotë që po përgatitet për cdo deputet para se të nisin seancat dëgjimore publike me anetarët e Këshillit Mbikqyrës dhe Guvernatorin. Guvernatori këtë po pengon dhe ky është faj i rëndë!”.
/HI/
Një numër gjithnjë e në rritje i fëmijëve që jetojnë, punojnë e lypin në rrugët e Pakistanit po shqetëson organizatat e shoqërisë civile.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.