“Gay ride” i homoseksualëve shqiptarë në Sarajevë
Le Monde.fr |
Nga Clarisse Fabre (Sarajevë – Bosnje dhe Hercegovinë)
“Gay ride” i homoseksualëve shqiptarë në Sarajevë
Le Monde.fr |
Nga Clarisse Fabre (Sarajevë – Bosnje dhe Hercegovinë)
Kanë shkaktuar tronditje në Greqi zbulimet e fundit, sipas të cilave në një Institut Riedukimi të të miturve, në qytetin e Volosit, janë kryer përdhunime në grup.
Lajmi publikohet nga gazeta “Ethnos”, sipas së cilës brenda një muaji viktima të përdhunimeve në grup janë bërë tre fëmijë, dy grekë dhe një shqiptar.
Gazeta Shekulli ka nisur një seri përpjekjesh jo etike për të denigruar gruan që denoncoi rastin e Agron Canes. E themeluar nga Koco Kokedhima për të cilin punonte Cane, kjo gazetë që dikur ishte më e shitura në treg ka botuar sot një intervistë me një tjetër të moshuar që i paska thënë denoncueses që “ta lerë vajzën të shërojë hormonet” duke dalë me djalin e tij!
Grupi militant Shteti Islamik ka publikuar nje video shokuese ku tregohet vrasja e gazetarit amerikan James Foley, i zhdukur në Siri në nëntor të vitit 2012. Në mesazhin qe shoqëronte videon, militantet thonë se vrasja është një hakmarrje për sulmet ajrore amerikane kundër shteti islamik në Irak.
Po të hapnim postimet e faqes zyrtare në facebook të Ministrisë së Kulturës do të vinim re se postimi i vetëm në lidhje me Festivalin e Filmit në Sarajevë është për filmin e regjisorit kosovar Isa Qosja. Duhet pasur parasysh se problemi këtu nuk qëndron në faktin se po promovohet një film kosovar, por qëndron në faktin se po harrohet i vetmi film që konkuron nga Shqipëria.
Në kushte te tilla, Ministria e Kulturës do të ishte e mirëpritur të lundronte ndër artikujt e shkruar për dokumentarin ‘SkaNdal’ të shfaqur në Sarajevo Film Festival, dhe të zgjedhë në larminë e meidave vëndase dhe ndërkombëtare, duke veçuar: Le Monde, Radio Sarajevo, 24 Info, Klix, Oslobodenje, Gazeta Blic, Gazeta Shqip, Gazeta Dita, Panorama, Mapo, Redattore Sociale, etj.
Një agjent i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës është dekonspiruar dhe më pas ekzekutuar në Siri. Lajmin e rëndë e raporton Koha Ditore.
Në Prizren ka nisur “Dokufest”, aktiviteti më i rëndësishëm kulturor që organizohet në Kosovë, i realizuar nga të dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.
Urdhri i Beqajt: U kërkojnë para, Moisiu: 0 lekë edhe nëse janë të pasiguruara, vetëm të jenë me rekomandim
Shpresa Mezini
Me të mësuar lajmin e mirë që është shtatzënë, nëna duhet t’i nënshtrohet një sërë analizash e ekzaminimesh, të rekomanduara nga mjeku gjinekolog. Ndryshimet hormonale dhe emocionale të një femre shtatzënë ndryshojnë pothuajse tërësisht gjendjen e saj shpirtërore, sjellje që mund të ekuilibrohen nga një qetësi shpirtërore, hera-herës edhe nga terapi psikologjike, për rastet kur ngjarje të tilla përjetohen me ankth, pasiguri dhe dilema të panumërta.
Është riktyer protesta e tregtarëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e ish–uzinës “Dinamo”.
Historitë e komunitetit LGBT shqiptar u pritën sot me entuziasëm nga një publik ndërkombëtar në Festivalin e Filmit në Sarajevë.
Në vendin me konflikte të hershme etnike por edhe fetare dhe ku LGBT ende nuk kanë mundësi për të shprehur hapur orientimin e tyre seksual, historitë shqiptare të treguara në dokumentarin SkaNdal shtuan kurreshtjen e mbi 350 shikuesve në sallën më të madhe të kinemasë MultiPlex në Sarajevë.
Në pikun e sezonit turistik, vetëm javën e fundit shënohen 4 persona të mbytur, pushues të Qerretit, Shkembit të Kavajës e deri të Shëngjinit.
Policia e Kosovës arreston Imamin e xhamisë “El-Kuddus” në Gjilan, i cili dyshohet se është njëri nga frymëzuesit kryesorë të xhihadit në Kosovë.
Është arrestuar edhe i dyshuari tjetër, L. K., nga fshati Polac i Komunës së Skënderajt, nën dyshimin se ka kryer veprat penale, nga kapitulli “Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, si më poshtë:
– rekrutimit për terrorizëm, sipas nenit 139 të KPK-së,
– organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, sipas nenit 143 të KPK-së,
– nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, sipas nenit 147 të KPK-së.
Policia njoftoi se Imami i xhamisë me inicialet Z. Q., i lindur në vitin 1980, gjatë kontrollit nuk ka qenë në shtëpinë e tij, por është gjetur nga policia e Kosovës i fshehur në veturën e tij, në një terren malor në afërsi të shtëpisë së tij.
Personave të arrestuar, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale, iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim e sipër.
Ndërkohë, Gjykata ka marrë vendim për masës e paraburgimit për 1 muaj, ndaj të gjithë të arrestuarve të dy ditëve më parë nën dyshimin për terrorizëm. Lajmin e ka konfirmuar vet avokati Veton Rrecaj.
/ Top Channel
Kryqi i Kuq shpreh habi me veprimet e Rusisë. Perëndimi, i shqetësuar
Dje ka pasur një zhvillim të pritshëm dhe shumë të rëndësishëm në konfliktin mes Ukrainës dhe forcave separatiste proruse, pasi në mëngjes, nga Rusia, në drejtim të Ukrainës Lindore është nisur një autokolonë me 280 kamionë, që mbartnin me vete ushqime, ilaçe dhe ujë të pijshëm. Kievi zyrtar ka reaguar menjëherë, duke mos e lejuar karvanin me ndihma humanitare nga Rusia që të hyjë në vend. Një zëdhënës i Këshillit të Sigurimit Kombëtar në Kiev tha dje, se ky vendim është marrë, për shkak se transporti i ndihmave humanitare nuk po bëhet, siç ishte rënë dakord nën udhëheqjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Presidenti rus, Vladimir Putin, i kishte premtuar dy ditë më parë, në një bisedë telefonike presidentit të Komisionit Europian, Joze Manuel Barroso, se misioni humanitar në Ukrainën Lindore do të koordinohej me Kryqin e Kuq. Por vetëKryqi i Kuq njoftoi se deri tani (e martë 12 gusht 2014), nuk kishte marrë ndonjë informacion në lidhje me përmbajtjen e ngarkesës, si dhe destinacionin e karvanit. Madje, përfaqësuesi i organizatës, Andre Loersch, në një intervistë për “Deutsche Welle”-n dje, theksoi, ndër të tjera, në lidhje me këtë çështje se: “Ne u befasuam shumë kur morëm lajmin që karvani i ndihmave do të organizohet dhe niset nga Rusia”, duke u shprehur i zhgënjyer nga gjithçka kishte ndodhur dhe kujtuar faktin se kishte marrë siguri nga pala ruse për njoftim dhe koordinim të të gjithë aktivitetit në fjalë. Ministria e Jashtme ruse rikonfirmoi dje nga Moska se karvani humanitar i nisur drejt Ukrainës Lindore nga Rusia, do e kalojë kufirin “vetëm nën vëzhgimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”. Por ushtria ukrainase thotë se ndihmat duhet të hiqen nga kamionët rusë dhe të transferohen në automjetet e Kryqit të Kuq, nëse do të lejohen për t’u futur në Ukrainë. Ndihmat humanitare në fakt u bënë të domosdoshme për popullsinë rusofone në rajonet lindore të Ukrainës, pas raportimeve ndërkombëtare se atje po vihen re dita-ditës emergjenca humanitare e mungesa të theksuara në ushqime e ujë të pijshëm. Si pasojë e kësaj, më shumë se dy herë separatistët madje kanë ofruar armëpushime, që janë refuzuar në më të shumtën e rasteve nga Kievi zyrtar. Si zyrtarët ukrainas, ashtu edhe ata perëndimorë, janë të shqetësuar, për faktin se mos Rusia po i përdor ndihmat humanitare, thjesht si pretekst për të dërguar trupa e armatime në Ukrainën Lindore për separatistët rebelë që po luftojnë përballë forcave qeveritare. Përveç deklarimeve të disa zyrtarëve perëndimorë, në një vizitë që bëri së fundmi më datë 7 gusht në Kiev, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, deklaroi gjithashtu se nuk do të tolerohej një fenomen i tillë. Ndërkohë, aksionet e Rusisë kanë kohë që kanë zgjuar pasiguri te fqinjët e saj perëndimorë, republikat Baltike dhe Polonia, por edhe te Gjeorgjia, të cilët kanë kërkuar një koordinim e mbështetje më të madhe nga Aleanca Veriatlantike për të rritur kapacitet e tyre mbrojtëse.
Presidenti Putin viziton sot Krimenë
Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i shoqëruar nga Kryeministri Dmitri Medvedev, dhe udhëheqësi i Parlamentit rus, Sergei Naryshkin, do të udhëtojë gjatë kësaj jave në gadishullin e Krimesë. Zyra e shtypit e Presidentit rus ka njoftuar se Putin do të mbajë sot (13 gusht 2014) një takim me pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë në Sevastopol, kryeqytet i provincës tashmë të aneksuar ruse. Ndërkohë, një ditë më pas, ai do të diskutojë me ligjvënësit e Dumës dhe ministrat federalë çështje të rëndësishme të brendshme, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me Krimenë, thuhej më tej në njoftim. Pas aneksimit rus të Krimesë, SHBA-ja dhe Bashkimi Europian vendosën një seri sanksionesh ndaj Rusisë në muajin mars, të cilat u zgjeruan më tej me masat e marra në korrik e gusht, për shkak të përkrahjes së vazhdueshme që Moska jep për rebelët prorusë që po luftojnë në Lindje të Ukrainës.
Marrë nga gazeta-shqip.com
10 organizata joqeveritare te vendeve te rajonit ndoqën një studim i cili lipsej të zbulonte raportin e të rinjve me median. Duke marrë shkas nga aksesi gjithnjë e më në rritje dhe përhapja e gjerë e mediave, studimi synonte të zbulonte qasjen e të rinjve ndaj medias. Partneri shqiptar që ndërmorri studimin ishte instituti i pavarur për studimin e politikave publike, EUNACAL, i drejtuar nga Alban Nelaj, i cili shprehet për DW se të rinjtë shqiptarë shfaqen të dyzuar përballe konstatimit të burimeve të ndryshme të informacionit për të njëjtën çështje.
“Për 79% të të rinjve shqiptarë gjëja e parë, që do të bënin, do të ishte krahasimi me burime të tjera informacioni. Ndërkohë 62% e të rinjve shprehen se gjithashtu në raste të tilla do të merrnin parasysh vetëm burimet e informacionit, në të cilat ata kanë besim. Vetëm 47% e të rinjve shqiptarë shprehen se në raste të tilla do të diskutonin edhe me persona të tjerë për të marrë mendimet e tyre mbi çështjen, që pasqyrohet në mënyrë kontradiktore nga burime të ndryshme informacioni mediatik.” shprehet Nelaj
Më tëj, Dr. Roland Lami thekson idenë se asnjëherë më parë individët nuk kanë pasur mundësi të ndajnë informacionin e tyre me kaq shumë njerëz në botë. Për Dr Lamin, të ekzistosh do të thotë të kesh një identitet në rrjete sociale. Sipas dr. Roland Lamit në ditët e sotme ka ndryshuar edhe koncepti i miqësisë, sepse falë teknologjisë mund të mësojmë gjithçka për miqtë, pa qenë nevoja të takohemi me ta, përdoruesit e rrjeteve sociale, ndajnë online aktivitetin e tyre, ndajnë me këdo informacionin se me çfare po merren. “Interneti është shndërruar në armën e re në arsenalin e të rinjve për të administruar shoqërinë e tyre”.
Për më shumë klikoni këtu: http://www.dw.de/t%C3%AB-rinjt%C3%AB-shqiptar%C3%AB-kritik%C3%AB-ndaj-p%C3%ABrmbajtjeve-mediatike/a-17812267
Lexova para disa ditësh, nëpërmjet rrjetit, një përgjigje shpjeguese që ka dhënë zëdhënësja e ministres Harito, pas kërkesës së gazetarit Gjergj Erebara, lidhur me projektvendimin për t’i detyruar qytetarët që të japin numrin IMEI të celularit. Ishte një shpjegim që nuk më bindi aspak ta jap numrin IMEI të celularit im. Po jap këtu disa nga argumentet që më lindën aty për aty. Së pari më ra në sy se në atë tekst nuk denjohej, edhe për respekt të shqetësimit që përmban kjo kërkese e qeverisë, të thuhej qoftë edhe një fjalë e vetme për faktin se cenimi i privatësisë, gjithsesi, është një problem. Madje nga më të debatuarit sot pikërisht në botën që përmendet aty si argumenti i parë duke thënë se kështu bëhet edhe në Francë apo gjetkë. Nuk po hyj ta trajtoj këtu tematikën e privatësisë kaq pak të respektuar në Shqipëri, por me dy fjalë do të thosha se çështja përmblidhet në atë se duhet të ketë gjithnjë një raport bindës në favor të përfitimeve që kemi kur vendosim të japim diçka nga privatësia jonë. Dhe duke pasur parasysh se, siç shkruajnë mjaft autorë që janë marrë me këtë temë, dhënia e numrit IMEI bën që jeta jonë private të bëhet një libër i hapur për institucionin që do të ngarkojë qeveria me këtë punë, problemi nuk është i vogël. Sa për ilustrim po them vetëm një rast. Selman Ruzhdiu, edhe pse i kërcënuar me jetë, bëri si bëri dhe e çliroi veten nga skorta që e shoqëronte gjithkund që të gëzonte privatësinë e tij. Kurse neve po na propozohet një “skortë” elektronike që supozohet se mund të na shoqërojë hap pas hapi për të na mbrojtur… nga çfarë? E këtu vijmë tek argumentet që jep shpjegimi që lexova. Argumenti i parë është se “Telefonat celularë smartphone kanë shumë vlerë në treg. Për rrjedhojë, janë objekt vjedhjeje dhe vjedhjet krijojnë një treg informal e mbajnë gjallë rrjete kriminale”. Siç e kuptoj unë këtë frazë, celularët mund të vidhen që të tregtohen, dhe kjo mban gjallë me para hajdutët e celularëve. Mua më duket se ky argument mund të bëjë për të qeshur edhe vetë hajdutët e celularëve, sepse kjo është vjedhja më banale që mund të ndodhë në këtë vend ku për të bërë para nga Veriu në Jug shqiptarët kanë regëtuar deri edhe njerëzit, kanë mbjellë marijuanë e çfarë nuk kanë bërë. Bën për të qeshur edhe më ata që celularët i ndërrojnë si fëmijët lodrat, për të blerë atë më të shtrenjtin e radhës. A nuk gjeti qeveria ndonjë regjistrim më të rëndësishëm sesa ky për të luftuar krimin? P.sh. llojet e makinave që kanë në përdorim qytetarët apo numrat e shtëpive e apartamenteve që zotërojnë, në mënyrë që t’i ballafaqojë pastaj me të ardhurat që fitojnë ligjërisht që të justifikojnë këtë pasuri si dhe taksat që kanë paguar mbi këto të ardhura? Por, në parim, edhe sikur celulari e rrobat e trupit t’i kemi të gjitha prej ari, a ia vjen të japim privatësinë tonë për t’i ruajtur ato nga vjedhësit? Për mua kjo është sikur, meqenëse ti ke në shtëpi sende të shtrenjta, qeveria të vendosë që nëpër të gjitha dhomat e shtëpisë tënde të ketë kamera që do të kontrollohen nga një ekip në Ministrinë e Brendshme, në mënyrë që, nëse hyn e të vjedh ndonjë hajdut, ta kapë që të luftojë kështu kriminalitetin. A ia vlen kjo mbrojtje kur ti jeton me idenë se gjatë kohës kur në shtëpinë tënde nuk do të shëtisin hajdutë këta të ekipit mund të kullosin sytë duke parë se çfarë stilesh përdori ti për të bërë seks, me kë e bën atë, me bashkëshortin/en apo me ndonjë tjetër, se si e ke stilin e urinimit, të dhjerjes e me radhë e me radhë. Dhe pastaj, me idenë se po pate ndonjë pretendim politik apo bën ndonjë punë që s’i pëlqen qeverisë, ata e kanë atje filmin e mund të ta nxjerrin. Pra, lidhur me argumentin e parë do të thosha se është më mirë të na e vjedhin celularin hajdutët për ta regëtuar, sesa të hapim librin e jetës tonë private për të ruajtur celularin. Një arsye e dytë që na jep shpjegimi është se regjistrimi i numrave IMEI ndikon në pakësimin e tregut informal, i cili është mjaft i zhvilluar në Shqipëri. Sepse thotë shpjegimi: “ne kemi njerëz sot që shkojnë për turizëm ose për punë në Amerikë dhe blejnë një telefon, ku siç dihet kushton më lirë se sa në vende të tjera, dhe mund të blejnë 10 a më shumë telefona, të cilët i sjellin në Shqipëri dhe i shesin. Në këtë rast aparatet hyjnë të pataksuara, shteti nuk përfiton asnjë qindarkë dhe konkurrohen në mënyrë të padrejtë edhe bizneset e rregullta”. Mua edhe ky argument më duket për të qeshur. Po pse, ata 10 celularët që sjellka nga Amerika një person qenkan problemi më i madh me informalitetin që paska ky shteti ynë? Pastaj, për këtë punë a nuk ka të tjera organe që duhet të merren, siç janë kontrollet doganore si këtu edhe në SHBA? Arsyeja e tretë qenka lufta kundër krimit të organizuar që kërcënuaka sigurinë tonë kombëtare. Sepse gjithë sipas shpjegimit: “krimi i organizuar përdor gjerësisht komunikimet elektronike për veprimtaritë e veta joligjore”. Edhe ky argument çalon, për të mos thënë se është pa këmbë fare. Sa për mjete elektronike, krimineli i organizuar mund të përdorë kompjuterë edhe në këtë rast jo të tij, por ata të shumtë që ndodhen në publik. Nga sa di unë, ne kemi të detyruar me ligj regjistrimin e numrit të celularit. Kjo krijon edhe mundësinë për të lokalizuar vendin se ku është ndodhur celulari në një moment të caktuar p.sh. pasi ka ndodhur ndonjë krim apo njeriu ka pësuar ndonjë aksident; e në këtë rast, me gjithë problemin, mund të thuash se ia vlen barra qiranë. Po ashtu, sipas ligjit, në rastet kur për përdoruesin e celularit ka të dhëna që justifikojnë përgjimin e telefonatave të tij, atij dhe mund t’i përgjohen telefonatat, me vendim të gjykatës, pasi ai përbën rrezik për të tjerët. Por do të thosha se krijimi i mundësisë për të dëgjuar në çdo moment se çfarë po flet, siç duket se mund të ndodhë nëse ke dhënë numrin IMEI, më duket i tepërt edhe kur bëhet fjalë për një kriminel. Këtu mbarojnë argumentet shpjeguese të zëdhënëses së ministres, krejtësisht jo bindëse dhe të pamjaftueshme sipas meje. Këtu për mua fillojnë disa kundërargumente që janë shumë të rëndësishme, duke pasur parasysh kontekstin shqiptar veçanërisht. Së pari, në shpjegimin e dhënë harrohet se në këtë vendin tonë kemi mbi njëzet vjet që nuk gjejmë dot një gjykatës e prokuror të paanshëm, një kryetar të komisionit zgjedhor të paanshëm, as edhe një drejtor Televizioni publik të paanshëm. Harrohet se edhe armët e plumbat e 21 janarit prokuroria i dërgoi në Amerikë për ekspertizë të paanshme, pasi ekspertiza, sipas ligjit tonë, duhet të bëhej nga Ministria e Brendshme, që nuk ishte e besueshme, pasi ishte në duart e maxhorancës së radhës. Harrohet se para ndonjë viti e ca kjo maxhorancë ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes se ka përgjuar opozitën duke keqpërdorur teknologjinë që duhej për të tjera punë. Pra pyetja që të vjen natyrshëm është: kë paska ndër mend qeveria të vendosë në krye të këtij institucioni që mund të dijë jetën private të të gjithë shqiptarëve e njëherësh të na japë sigurinë se maxhoranca e radhës nuk do të abuzojë në mënyrë selektive? Unë për vete nuk besoj se ka ardhur një moment i tillë. Dhe për këtë mbështetem edhe në faktin se ne sot kemi një maxhorancë që ka ardhur në pushtet me parullën: le të bashkohen të gjithë plehrat për të rrëzuar Berishën; një maxhorancë së cilës ka kaq kohë që i kërkohet se pse ka futur në Parlament kriminelë të dënuar nga gjykata dhe nuk jep shpjegime. A mund të ndihemi ne të sigurt që të japim të dhënat e jetës private në duart e ndonjë krimineli apo plehre që është marrë me drogë e krim apo që e ka diplomën të falsifikuar, siç po dalin sot shumë drejtues të maxhorancës së re? A nuk duhet të trembemi se nesër këta mund të thonë se duhet të përdorim çdo mjet që të mos rikthehet Berisha në pushtet dhe ndër këto mjete mund të jenë edhe përgjimet e cilitdo qytetar që është i pakënaqur nga qeveria? Dhe a nuk mund të na çojë kjo deri edhe te përgjimet e vetë njerëzve të maxhorancës sipas një sindrome paranojake që e kemi të trashëguar nga regjmi i kaluar? Po shtoj edhe më: shpjegimi i zëdhënëses së ministres harron se, jo më larg se dy javë më parë u zbulua se njerëzit e institucionit që duhet të konsiderohej si më i sigurti, Banka Kombëtare, na paskan vjedhur paratë e thesarit. Mos harroni, o njerëz, se ne në celularët smartphone kemi të regjistruara edhe të dhënat e kartave të kreditit me të cilat blejmë online. A do të donit ju t’ia jepnit mundësinë për të blerë me kartat tuaja të kreditit një institucioni qeveritar shqiptar? Personalisht jo. Po vazhdoj edhe më tej: ne kemi sot prokurorë e policë që, si pa gjë të keq, nxjerrin sekretet e hetimeve dhe ua shesin gazetave për lekë. A do të donit ju t’ia jepnit të dhënat tuaja private një ekipi që nesër mund t’ia shesë ato gazetës së parë? Personalisht jo. Si përfundim do të thosha se ky projektvendim i qeverisë, në rastin më të mirë më ngjan me një makijazh që kërkohet t’i bëhet përbindëshit që kemi krijuar këta njëzet e kusur vjet duke i prerë pak qimet e mjekrës, por duke ia lënë çatallët e kthetrat të paprekura, kurse në rastin më të keq është djallëzia e vetë këtij përbindëshi, për të na sunduar, poshtërua e vjedhur edhe më keq. Historia jonë e deritanishme ka treguar se krimi më i organizuar në Shqipëri, që e ka kërcënuar dhe kërcënon seriozisht tërë kombin, elektronikisht dhe joelektronikisht, me celular dhe pa celular, ka qenë dhe mbetet shteti me në krye qeverinë e tij dhe Kryeministrin e tij. Nuk mundet një maxhorancë që ka vetëm një vit që ka ardhur në pushtet të na bindë se paska ardhur momenti i fitores së drejtësisë në këtë vend e të na kërkojë kaq shumë. Përkundrazi, ajo që na duhet urgjentisht është se si t’i kontrollojmë ne ministrat e kryeministrat tanë. Ajo që na duhet urgjentisht të kontrollojmë është financimi i partive tona. Meqë ra fjala, Kryeministri i radhës ka bërë një goxha restaurim të Kryeministrisë nga brenda dhe të rrethinave të saj nga jashtë dhe thuhet se ky është bërë kundër ligjit se pa tender, jo nga para publike, por nga ndonjë oligark i radhës që pret shpërblimin e radhës, minimalisht të mos paguajë taksën e radhës. Dhe shuma e harxhuar me siguri është shumë më e majme sesa ato taksat që duhet të paguajnë ata që shesin 10 celularë të sjellë me valixhe nga Amerika. Le të na sqarojë më së pari ministrja Harito apo ministri Cani se si është kjo punë përpara se të na kërkojnë qimen në tra. Dhe më në përgjithësi le të bëjë më së pari kjo maxhorancë ligje që do të forconin kontrollet e konfliktit të interesave, ligje që do të forconin pavarësinë e institucioneve që duhet të jenë të pavarura prej pushteteve të tyre, le të tregojë me punë e vepra se paranë e taksapaguesit nuk e përdor për ta futur në xhepat e veta e për ta ndarë me oligarkët e vet, por për t’i shërbyer qytetarit dhe vetëm atëherë, kur të shohë se qytetarët kanë më shumë besim te shteti, të kërkojë edhe gjëra që sot për sot ata i shohin me frikë dhe mosbesim të madh.
“Panorama”
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.