Rreth 1200 familje janë përjashtuar nga ndihma ekonomike në Bashkinë e Elbasanit dhe me qindra të tjera në bashkitë dhe komunat e po këtij qarku.
Rreth 1200 familje janë përjashtuar nga ndihma ekonomike në Bashkinë e Elbasanit dhe me qindra të tjera në bashkitë dhe komunat e po këtij qarku.
Ilda Hoxha
Prova e parë dhe më e rëndësishme e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, i cili parimisht funksionon me vendim qeverie, që prej vitit 2011, praktikisht nisi dje, për herë të parë, detyrën për të cilën është ngritur.
Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë sot i pranishëm dhe ka folur takimin e zhvilluar për analizën e 300 ditëve të Ministrisë së Arsimit.
Qeveria ka bërë realitet sot idenë e reduktimit të përfaqësimit diplomatik në botë. Me disa vendime të vetat, Këshilli i Ministrave vendosi që të mbyllë përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Kuala Lumpur të Malajzisë, në Lisbonë të Portugalisë, në Sarajevë dhe në New Dehli të Indisë.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë për herë të parë krijon një fond për mbështetjen e filmit indipendent në Shqipëri.
Banka e Shqipërisë më në fund del me një deklaratë për ngjarjen e rëndë të vjedhjes në magazinat e saj.
Në deklaratë thuhet se sasia e vjedhur është 713 milionë lekë.
DEKLARATA
Sot më datë 29 korrik 2014, në vazhdim të takimit të zhvilluar një javë më parë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zhvilloi një mbledhje të posaçme ku diskutoi gjetjet e grupeve të punës të ngritura për të analizuar me hollësi ngjarjen e rëndë të përvetësimit të vlerave monetare.
Pasi analizoi me përgjegjshmëri dhe në interes të transparencës dhe informimit të publikut, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë konkludon:
Ka përfunduar procesi i inventarizimit të plotë të të gjithë vlerave monetare (kartëmonedha) që ndodhen në magazinat e Bankës së Shqipërisë, nga e cila rezulton se vlera e monetare e munguar është 713 (shtatëqind e trembëdhjetë) milionë lekë, prej të cilave 143 milionë lekë para e nxjerrë nga qarkullimi për t’u asgjësuar.
Grupet e punës të ngritur enkas për këtë qëllim kanë arritur në konkluzionin se:
– Të gjitha aktet nënligjore që rregullojnë dhe disiplinojnë veprimtarinë për ruajtjen dhe administrimin e vlerave monetare në gjendje cash–i janë hartuar në përputhje të plotë me bazën ligjore që rregullon veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë dhe në përputhje me praktikat dhe standardet më të avancuara ndërkombëtare me të cilat operojnë bankat e tjera qendrore. Procedurat e mirëpërcaktuara në këto akte garantojnë evidencë të saktë kontabël si dhe siguri fizike të vlerave monetare në ruajtje dhe në administrim.
– Infrastruktura teknologjike është e duhura dhe garanton monitorim të vazhdueshëm të të gjithë ambienteve ku zhvillohet aktiviteti i përpunimit të cash-it si dhe të ambienteve ku ai magazinohet.
– Inventarizimet dhe kontrollet periodike janë kryer në vazhdimësi në përputhje me bazën rregullative në fuqi. Pavarësisht kësaj, mospërmbushja me rigorozitet e detyrës nga ana e disa punonjësve, ka krijuar hapësira për përvetësimin e vlerave monetare. Hetimi administrativ nga ana e Bankës së Shqipërisë për të përcaktuar përgjegjësitë individuale është në proces, ndërkohë që prokuroria, nga ana e saj, është duke kryer hetimet e duhura për të vendosur të gjithë personat përgjegjës para ligjit.
Nënvizojmë se rezervat e parasë cash (thesari për analogji) të magazinuara në Bankën e Shqipërisë në ambientet e sigurisë së lartë nuk janë prekur. Kombinimi i një sërë procedurash dhe mjetesh teknologjike të avancuara bëjnë të mundur parandalimin e çdo tentative individuale apo në grup për të aksesuar dhe manipuluar rezervat monetare.
Përvetësimi i parave ka ndodhur në hallkën e ndërmjetme që ka natyrën e një sporteli operacional ku kryhen veprimet e përditshme me cash-in. Në këtë hallkë, mosrespektimi me rigorozitet i procedurave nga disa prej punonjësve krijoi mundësi për abuzime të kësaj natyre.
Këshilli Mbikëqyrës kërkoi prej departamenteve përkatëse marrjen e masave energjike për korrigjimin e rasteve të shkeljes së procedurave të përcaktuara në aktet rregullative në fuqi. Banka e Shqipërisë garanton publikun se aktiviteti i saj operacional është duke funksionuar normalisht, në përmbushje të detyrimeve për furnizimin e sistemit bankar me likuiditetin e nevojshëm.
Lavdrim Muhaxheri, kreu i luftëtarëve shqiptarë në grupin paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), në luftë në Siri e Irak, ka botuar fotografi ku tregohet duke therrur njerëz.
Guvernatori i Shqipërisë, Ardian Fullani, për vite me radhë është akuzuar në media për abuzimet në këtë institucion.
Madje, opozita e djeshme ka qenë kritikja më e fortë e tij.
Edhe pse tashmë duket se ka ndryshuar mendim.
Por, vjedhja e Bankës së Shqipërisë kë rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes pikërisht atë, Ardian Fullanin.
Bledi Mane ka bërë një editorial për të tek TemA, ku tregon pasuritë e frikshme që ka Ardian Fullani.
Pasuri për të cilat askush nuk flet nga mediat.
“Vjehrri i guvernatorit, Bajram Xhaja, babai i gjykatëses Arjana Fullani, është aksioner i Fabrikës së Tullave Prezë dhe qysh prej 8 vitesh ka marrë 15 milionë euro kredi nga 4 banka të nivelit të dytë në Tiranë e deri tani nuk ka shlyer asnjë këst.
Bankat kanë frikë t’ia kërkojnë për shkak se dhëndri i tij mund ti penalizojë. Nëse doni më shumë informacion, shfletoni regjistrin e kredive të këqija.
Guvernator Ardian Fullani ka në pronësi një apartament 230 metra katrorë në Bllok, është duke ndërtuar një vilë në Farkë, ka në pronësi një vilë në Golem, ka në pronësi një vilë në fshatin e Samir Manes pas TEG-ut me vlerë rreth 1 milionë euro, komshi me Gjin Gjonin, një vilë me vlerë 250 mijë dollarë në Mavrovo të Maqedonisë, një dyqan 400 metra katrorë te TEG me vlerë 800 mijë euro në emër të vajzës së tij, Fiona Fullani.
Bashkëshortja Arjana Fullani dhe e bija e tij, Fjona Fullani, i janë nënshtruar operacioneve për ngushtim stomaku dhe vendosje unaze në një prej spitaleve të Los Angeles në Amerikë me vlerën e 46 mijë dollarëve ameriaknë.
Fëmijët e tij tashmë të rritur, Fjona dhe Erik Fullani kanë ndryshuar rreth 21 kolegje dhe shkolla private në Shqipëri dhe disa vende evropiane ku kanë dështuar totalisht. Madje edhe pagesat e shtrenjta për shkolimin e vajzës në Universitetin Luigi Boçoni rreth 18 mijë euro në vit rezultuan fatale derisa pas shumë përpjekjesh të dy fëmijët u diplomuan në universitetin evropina të Henri Çilit në Tiranë”, shkruan Mane.
Një pasuri, që Fullanit do t’ja kishin zili edhe homologët e tij në vendet më të pasura të botës./b.l
Marrë nga gazetadita.al
Një tjetër vendim që ka ngjallur debat për drejtësinë. Një arkëtare e Bankës së Kursimeve është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 50 orë punë publike pasi akuzohet për vjedhjen në bashkëpunim të 2.4 milionë USD nga numrat e llogarive të klientëve gjatë viteve 2001-2004.
Reformimi i procesit të maturës shtetërore ka ndryshuar një pjesë të mirë të rregullave të saj, siç është së fundmi edhe përjashtimi i formularit A3. Kështu, të gjithë ata që nuk rezultojnë fitues në një prej dhjetë degëve, që do të listojnë në formularin A2, do të presin një vit, për të rikonkurruar. Kjo, pasi, sivjet, gara e pranimeve në universitetet publike të vendit do të mbyllet me formularin A2. Ndryshe nga praktikat e ndjekura gjatë maturave të viteve të mëparshme, sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur që të mos ketë më një raund të tejzgjatur të pranimeve në universitete. Ndërkohë, për të gjithë maturantët, të cilët po presin të nisin seriozisht garën në një prej fakultete të vendit, bëhet e ditur se sot në shkolla do të nisë plotësimi i formularit A2, tek i cili kandidatët do të rendisin degët, ku dëshirojnë të ndjekin studimet e larta, po sidomos ato degë ku probabiliteti për të fituar është më i madh. Specialistët e Agjencisë Kombëtare të Provimeve këshillojnë të gjithë maturantët të ndjekin rrugën më efikase për përzgjedhjen e degëve, ato te të cilat, sipas pikëve që ka grumbulluar secili, ka më shumë gjasa për të qenë fitues. Kjo thirrje vlen për ata kandidatë për studentë, të cilët udhëhiqen nga dëshira, duke rrezikuar përzgjedhjen e degëve, që janë larg mundësisë së tyre, për ta ndjekur në të ardhmen. Sikurse është konfirmuar edhe nga drejtues të lartë të Ministrisë së Arsimit, këtë vit nuk do të ketë formular A3 për të korrigjuar gabimet e formularit A2 ndaj apelohet dhe këshillohet, që duhet të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e degëve në formularin e preferencave, pasi nuk do të ketë më kthim mbrapa.
Specialisti i Agjencisë Kombëtare të Provimit (AKP), Arben Fagu, këshillon studentët që të tregojnë shumë kujdes në përzgjedhjen e preferencave. “Preferenca e parë, e dytë dhe e tretë mund të tolerohen që të jenë më poshtë me pikët e fituesit të fundit të vitit të shkuar, me shpresën se do të ulen pikët. Dhe unë besoj që do të ketë ulje për shkak të forcimit të kontrollit gjatë administrimit të provimeve dhe rezultateve të ulëta të maturantëve, por në të katërtën pastaj duhet të kesh programe studimi që i kapërcen, je mbi to. Sepse nëse një kandidat e ka të rreshtuar një program studimi të 10-in në preferencë dhe dikush e ka të parin, por ai që e ka të fundit ka 0,1 pikë më shumë se ai që e ka preferencë të parë, e fiton ai që e ka preferencë të 10, jo maturanti tjetër”, shpjegon Fagu. Nuk dihet ende me saktësi se cilat do të jenë degët që do të përzgjidhen më së shumti këtë vit, por specialistët ngrenë dyshime se edhe sivjet degë preferenciale do të vazhdojnë të mbeten: Drejtësia, Mjekësia, Ekonomia, Shkencat Politike, Gazetaria dhe Gjuhët e Huaja. Kjo referuar përvojave të viteve të kaluara, edhe pse ndryshe nga më parë, ekspertët e AKP-së, ngrenë dyshime se gjërat mund të ndryshojnë, duke marrë parasysh faktin se deri më tani ndryshimet që prekën Maturën Shtetërore 2014, ndikuan rrënjësisht jo vetëm në rritjen e cilësisë, por edhe në mendësinë e nxënësve për të fituar atë që meritojnë. Shpresa Mezini
Marrë nga gazeta-shqip.com
Shpresa Mezini
Reformimi i administratës shtetërore kërkon ose punësimin e personave që zotërojnë diplomë të nivelit të parë dhe të dytë ose specializimin e atyre, që pavarësisht se në mungesë të diplomës, master shkencor apo profesional, janë në kushte pune.
Publicisti Fatos Lubonja, në një shkrim të gjatë, i rikthehet vlerësimit të Edi Ramës pas vrasjes së Artan Santos se ai ishte një “çun Tirone”.
Lubonja merret gjerësisht me debatin e shpërthyer në rrjetet sociale.
Sipas tij, nuk qëndrojnë shumë komente që thonë se Rama po identifikohet me Bllokun e vjetër të regjimit komunist.
Por sipas Lubonjës, Rama po identifikohet me Bllokun e ri.
“Sipas mendimit tim, termi “çun Tirone” nuk i përket kohës së diktaturës dhe Edi Rama nuk e ka përdorur duke pasur parasysh të privilegjuarit e asaj kohe. Me gjithë ambiguitetin që ka termi- që e vë në dukje edhe Edi Rama kur shton “nga ata të vërtetët”- nuk mund të mos ndiesh te postimi i tij identifikimin e vetë kryeministrit me kategorinë ku ka futur Santon dhe shfrytëzimin politik të këtij përcaktimi. Ai e ka përdorur këtë term sigurisht për të shprehur një diferencim, duke përcaktuar, dashur pa dashur, një status më superior se të tjerët.
Santoja ishte si puna jonë, jo si e tyrja, qe nënkuptimi i parë. Disa, që futën edhe ish- kryeministrin Nano në këtë kategori, i mirënjohur si mik i Santos, pasi debatuan nëse edhe ky ishte apo jo, sipas kryeministrit, “çun Tirone i vërtetë”, arritën në përfundimin se përkthimi i postimit mund të ishte pak a shumë ky: ne jemi nga ata “çuna” Tirone që e duan jetën, lekun e luksin, që bëjnë edhe marifete për ta fituar atë, por që nuk meritojmë të vritemi, se edhe ne nuk shkojmë deri te vrasja siç shkojnë ca malokë,” shkruan Lubonja te Panorama.
Duke u ndalur tek termi malokë, Lubonja thekson se nuk ishin ata që shkatërruan territorin në Shqipëri, por ishin pikërisht ata banorë të Tiranës dhe Durrësit.
“Ata ndërtuan shtëpi maksimumi trekatëshe me oborr dhe pemë, kurse masakra e vërtetë është bërë nga ndërtuesit e pallatave mu në qendër të Tiranës,” shkruan Lubonja.
Duke bërë një krahasim mes Bllokut të vjetër dhe atij të ri, Lubonja thotë se shteti shqiptar, që nga lindja, nuk është bazuar në meritokraci dhe punën e ndershme, por tek sundimi i personave dhe klaneve që kapin pushtetin.
“Sipas meje, kjo çon në fenomenin e Bllokut, që mbetet maja e kësaj hierarkie dhe përcaktuesi kryesor, në mos i vetëm, i statuseve sociale. Sipas meje, jo rastësisht, por bash si vazhdimësi e fenomenit të Bllokut të vjetër, në kompleksin e vilave të Bllokut të ri, gjen një pleksje paradoksale të njerëzve të pushteteve, siç janë vilat e pushtetarëve politikë, atyre financiarë, të gjyqësorit, atyre mediatikë dhe shoqërisë civile, madje edhe atyre të botës së krimit, ku edhe vetë rrethimet me mure më shumë se nevojë mbrojtjeje, janë shenja statusi.
Dhe jo rastësisht në këto shoqëri njohim edhe përmbysje të forta dhe të dhunshme të statuseve sociale”.
Marrë nga gazetatema.net
Në Rripin e Gazës kanë rinisur të shtënat dhe shpërthimet, me forcat izraelite që kanë intensifikuar sulmin e tyre kundër militantëve të Hamasit, ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se lufta do të jetë e gjatë.
Regjimit komunist të Koresë së Veriut i “soset durimi” me SHBA-në ndaj kërcënon me sulm bërthamor Shtëpinë e Badhë dhe Pentagonin. Autori është një oficer i rangjeve më të larta të ushtrisë koreano-veriore, që ka akuzuar Uashingtonin për ngritjen e tensioneve ushtarake në Gadishullin korean.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.