SHENIM
Qoftë direkt, qoftë indirekt, si Koco Kokëdhima si Mero Baze kanë qenë, sidomos që nga zgjedhjet 2009, më pas në zgjedhjet vendore të 2011 e deri në zgjedhjet e fundit të 2013, këshilltarët më të afërt të Ramës. Kokëdhima më pragmatist (sidomos në mendimin e tij për të bashkuar të majtët, pra PS me LSI), Baze më parimor (në gazetën TemA për një përiudhë të gjatë kohore shkrimet kundër Metës dhe LSI kanë qenë me më shumë nerv se shkrimet kundër vetë Berishës).
Shteti, ku banka luhet në kumar – Shenim i Top Channel
Dyshime mbi sigurinë, jo vetëm bankare, dhe përse të gjithë heshtin?
Skandali i bujshëm në Bankën e Shqipërisë, ku Thesari i shtetit u vodh për katër vjet me radhë, ngre një sërë pikëpyetjesh të forta mbi rolin e disa institucioneve njëherësh, që prekin deri sigurinë kombëtare.
Nje grup organizatash rinore njoftojne si me poshte:
Në ambientet e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë me datë 31 Korrik 2014 ora 11:00 një grup organizatash rinore, të përbërë nga Qëndra ACT for SOCIETY; Balkan Youth Link Albania; Pro-Youth; Liburnetik; Youth Center Borderless; Albanian Community Assist, do të promovojnë Rrjetin “Iniciativa Rinore mbi Informimin Seksual” I.R.I.S.
Konflikti në Rripin e Gazës është rikthyer egërsisht.
Izraeli ka refuzuar propozimin për armëpushim në Gazatë bërë nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Kerry ka kërkuar armëpushim të ofensivës izraelite ndaj grupit islamik Hamas që zgjat prej 18 ditësh.
Një zyrtar izraelit i ka thënë agjencisë së lajmve “Reuters”, se kërkohen ndryshime në propozimin e bërë.
Më shumë se 800 palestinezë dhe 36 izraelitë kanë vdekur që prej nisjes së konfliktit.
Ndërkohë, dje ka përfunduar dhe mandati i presidentit izraelit, Shimon Peres. Fituesi i çmimit Nobel për Paqen dhe njeriu që simbolizon shpresën për paqe, është larguar në një situatë aspak të qetë.
S.S
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës kanë katër muaj pa marrë rrogat. Pagat e anëtarëve të Këshillit Bashkiak nuk janë dhënë që nga muaji prill për 55 këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Shkak për mospagesën e tyre me sa duket është bërë bllokimi i buxhetit të Bashkisë së Tiranës.
Kështu shkruan sot “GSH”. Sipas kësaj të përditshme, paga e këshilltarëve të këshillave vendorë është sa 10 për qind e pagës së kryetarit të bashkisë apo të komunës. Pra, këshilltarët e Tiranës e kanë pagesën sa 10% e pagës së kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha.
Sipas një vendimi qeverie të miratuar në vitin 2012, niveli i pagës së kryebashkiakut të Tiranës varion nga një minimum prej 140 mijë lekësh dhe një maksimum prej 174.8 mijë lekësh në muaj. S.S
Marrë nga ResPublica.al
Militantët e grupimit islamik ISIS, mund të futen në listën e OKB për krime lufte në Siri.
Sipas BBC, kryeinvestiguesi i OKB, Paulo Pinheiro tha se “ata janë kandidatë të mirë për këtë listë”, duke iu referuar ekzekutimeve dhe kryqëzimeve publike të këtij grupimi militant.
Militantët e ISIS kontrollojnë hapësira të mëdha territoriale në Siri dhe në Irak.
Ndërkohë rebelët islamikë kanë publikuar pamje të momentit kur ata ekzekutojnë dy persona, që akuzoheshin se vendosnin bomba në makina.
Një gjykatë islamike e mori vendimin dhe ata u ekzekutuan në sy të turmës në qytetin Binnish në Siri.
Marrë nga agzetatema.net
Qeveria miraton kalimin e një godine nga pronësia e Shërbimit Informativ të Shtetit në atë të Ministrisë së Kulturës.
Gropa e hapur prej shumë vitesh është prapa pallatit ku banon kryeministri Edi Rama. Rreziku për sëmundjet epidemike eshte i lartë, sidomos në stinën e verës. Ne foto shikohen edhe plehrat e hedhura nga banorët e pallateve përreth.
Fotoreportash: Edlira Mara
TIRANE- Është ndarë sot nga jeta Rolanda Dhimitri, aktiviste e shquar e shoqërisë civile. Avokati i Popullit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të aktivistes së njohur të të drejtave të njeriut.
Një tjetër krim i rëndë në familje u shënua në orët e mbrëmjes në periferi të Korçës.
Raportohet se burri ka vrarë gruan, fëmijën e tij e më pas i ka dhënë fund jetës së tij duke vetëvrarë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme, rreth 100 metra në dalje të qytetit të Korçës, në fshatin Boboshticë.
Aurel Plasari është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, që e mbante prej disa vitesh. Burime bëjnë të ditur se shkarkimi i tij është firmosur në Ministrinë e Kulturës.
Kryeministri, Edi Rama është bërë me djalë të dytë. Bashkëshortja e tij, Linda Rama ka sjellë në jetë djalin që do të mbajë emrin Zaho.
Në një foto të publikuar nga gazeta italiane La Repubblica shihen qartë një grup palestinezësh të zhveshur e të gjunjëzuar në rërën e shkretëtirës duke u mbajtur në observim direkt nga trupat izraelite.
Grupi palestinez i robëve të luftës nga rripi i Gazës mbajnë duart mbrapa kokës ndërkohë që u shihet qartë dhe poshtërimi në sytë e tyre.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.